Lajmet aktuale Nga gabimet në gabim dhe kthehen prapa,,Retur”. Kështu po ecën politika e liderëve tonë pa shtat politik.

Po ti dëgjosh lajmet, ti lexosh gazetat e tyre, të mbushet mendje se nga sot nuk ka të drejt opozita të thot : Kryeministri Thaçi në largim ,por Kryeministri  Thaçi në ardhje.

Ra BLLOKU, e lexova në një link, dhe nuk u durova pa i thën si koment : Blloku nuk ra por po bëhët tullë.

Kryetari i Komunës së Istogut  z.Haki Rugova , ashtu siq kishte sulmuar z. Fatmir Sejdiu për llogaritë e Isa Mustafës dhe prapaskenës tij politike që ka Isa, tani po thot se ka mundësi te shkojm në koalicion më PDK-në !!! Po thot dhe nuk është e re e as e pa pritur kjo. Në radhë të parë ai nuk ndjek politikën e trasheguar nga i ndjeri Fadil Ferati, e dyta, ky më ustallarët e tij ,gjysma as në LDK veqse ashtu në prapaskën politike, edhe në zgjedhjet lokale i ka pas perkrah pergaditjet e tjerëve që ta forcojn paksa AAK-në sa për të dal në balotazh dhe pastaj balotozhi veq ishte i pergaditur LDK-PDK kuptohet tani për herë të parë në Istog. Fati apo fatkeqsia e deshi që LDK të fitoj pa balotazh.  Atë që nuk u bë në zgjedhjët lokale në Istog, tani Hakiu don ta bëj si kooalicion qendror!!!.

Ahmet Isufi pa takt politik e as mbulesë, kërcnonte LDK-në se nese largohet nga Blloku do ti bartë pergjegjësit ! Thuase ka pushtet apo mekanizma tjerë të ndeshkimit të sajë politik. Kjo ishte tepër e ult dhe më ka befasuar z. Isufi.

Tash, se çfarë mund të pjell e nesermja në politikën aktuale në Kosovë, është vështirë të thuhet dhe të jesh i sigurt se nuk po fillojn lojëra të reja politike deri në trathti të njëritjetrit.

Po është shumë vështirë të thuhet ngase aq shumë janë qu peshë liderët politik sa edhe anijet në deti nuk kanë valë të qeta nga lojërat e tyre politike çfarë po bëjnë ata.

Unë mund ta japi mendimin tim edhe për epilogun që do ndodh këto ditë, por e di se vet prononcimi im edhe mund ta prish parashikimin.

Tani po paralajmëroj vetëm tri pika të cilat mund ti kemi pas daljës nga kriza dhe nga tani le të bëjn ashtu si din e si munden:

1-Nese del Qeveria PDK-LDK ashtu siq na provokuan para pak ditësh se gjoja u arrit marrveshja në Tiranë, tani po e perseriti komentin tim bërë ato ditë: Nga kjo qeveri do forcohet PDK, do shkundet perfundimisht LDK akoma më keq se ish LDD dhe AKR e z. Pacolli e cilla akoma nuk është ligështuar dhe po qendron.

2-Nëse del Qeveria PDK-AAK, jam më së i sugurt se pas një viti do kemi zgjedhje të parakohshme ku që të dya partitë në pushtet, pra PDK dhe AAK do ti humbin zgjedhjet dhe kështu do vjen blloku i ri opozitar madje shumë i fortë.

3-Nëse tani, pa shkuar në zgjedhje të lira PDK del në opozitë, ajo ka potencial mjaftë të fortë për tu rupastruar nga krimi ekonomik, politik dhe sa e sa gabime tjera të cilat këtë subjekt, veq e kanë bërë pergjegjës për krejt çfarë i ka ndodhur vendit tonë. Unë nuk di nga ky guxim i tyre që edhe më këtë mandat që pretendojn, të mbesin pergjegjës i perjetshëm si subjekt. Nuk ju preferoj daljën në opozitë që ti shkarkojn pergjegjësit edhe në subjekte tjera, por thjesht ky subjekt po rrezikon të thellohët në baltën e politikave të Ballkanit : O pushte të perjetshëm o luftë qytetare më vonë. Sot mund të mos perplasemi më këtë të keqe, neser do të jetë shumë vonë.

Tani është vështirë të thëmë më shumë se kaq,  aq më vështirë ta investoj sinqeritetin tim në aventyrat politike të cilat nuk dim çfarë pjellin neser.

Luzern 18.11.2014

Xun Çetta