Politikë

Përshendetje Ismail

Në prag të mbëledhjës së kuvendtit pa agjendë të qartë por jo edhe pa kujdes ndaj gjendjës së krijuar, po ju komentoj këtë link mik i nderuar ngase shkrimi juaj si dhurat i meriton këta pak rreshta, kuptohet, si fillim i kthesave drejt rrugës së mbetur.

Ismajl i nderuar, ju përgëzoj për shkrimin por më keqardhje më duhet të ju thëm se këta njerëz e shumë tjerë si këta që apostrofoni ju, tash sa vite para dhe pas lufte kan qen dhe po mbesin më hapësirat më të pa kufizuara në media të Kosovës dhe pjesës tjetër të vendit tonë. Po Ismail, i kan hapësrat, kan standard të siguruar për jetë, kanë rrjetin e vjeter Prishtinë–Tiranë  krejt të pa ndryshuar. Ju mik i nderuar që nuk jeni krejt i pa pergjegjësi, si këshillëtar shumë vjeqar i  njishit të Qeverisë, mendoj se keni hesht shumë gjatë, mendoj heshtje si institucion, madje herë, herë institucionet kanë bashkëpunuar po më të tillë kuadri sa për ta mbledh fuqinë votuesi dhe mos shqetëson masat e fjetura në këtë që na shkruani sot. Vetëm për këto dy javë disa herë e patem z. Shkëlzen Maliqi në ekran të televizionit publik duke u prononcuar dhe mbajt nasihat për situatën aktuale të politikës së vendit tonë në krizüë. Ju lutëm kush ma vret mendimin tash sa vite pas lufte Ismail ?, kush më ka bërë mua dhe shumë njerëz të rezistencës që të mos kenë hapësira apsolitisht askund aty ku ato i kontrollon pushteti?. Dalja e PDK-së në opozitë sa nuk është ,,pastruar “ nga ky element, besoj se do ishte i vetmi shpetim për të bërë kthesa të reja. Aty ka njerëzit të cilët sadopak jan kap ekonomikisht dhe i kan mbijetuar këtij ,,pastrimi” nga njerëzit të cilët bëjn kthesa. Pra tani e tutje shpresoj të dëgjohen zëra kritik nga aj bllok o miku im Ismajl Syla...E rënd kjo të kuptohet si progres ngase pushteti i plogështon radhet e veta duke mos qendruar aktiv në këto fusha perzgjedhjesh dhe kontrollit pozitiv e moral Ismail.

Kritikat duhet ti kapim nga brenda nesh dhe ta kuptojm arsyen pse ndodhi kjo kaq vite pas çlirimit të vendit tonë. Për palën tjetër që ju shkruani, tërë paslufta ishte tranzicion i rehabilitimit të tyre moral në perafrim taktik më njerzit e pushtetit të pas luftës që akoma politikisht ishin në gjum Ismail.

Tani kemi mundësinë që të kemi pozitë më elemente paksa më të ringjallura në këtë drejtim si dhe ta kemi një opozitë e cila ka shtatin, ka bërë forcën dhe përvojën për të u kapur serish drejt bjeshkëve të larta të synimit tonë si komb.

Miqësisht Xuni

Linku :

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=8&LajmID=76010

Luzern 17.7.2014

Xun Çetta

 

PS.

Dje ishte edhe një link i një mikut tjetër me po këtë karakter krikikash drejtuar Veton Surroit autor i librit ,,këmbët e gjarpërit“, link ky të cilin poashtu nuk munda të mos e komentoj por edhe kritikoj në pika të caktuara :

Xun Çetta Sadriu, më gaca zjarri në qafë e jo në gjoks, eger e ka demaskuar edhe Shkëlzen Maliqin bashk më mikpritjen që i kishin bërë atj ca miq te tij nga OJQ apo shoqata madje të dyshimta më veprimet e tyre në Kosovë. Takimi në Bassel të Zvicrës jo vetem se nuk harrohet por jan bruto incizimet dhe foto të kompletuara. E keqja është se edhe miku Sadri Ramabaja i ka ca mëkate sa isht redaktor në njërën nga gazetat e perditshme në Kosovë, ka ca mëkate në rrugën e kalimit nga një organizim në tjetrin mos ti përmendi tani ato si subjekte dhe karakterin e mëateve e kryesisht kalimi i tij heshturazi, pa bërë zë e lere konsultohet. Sidoqoftë, mendoj se Sadriu është jo vetem intelektual po edhe një vronjetues i situatave gjeostrategjike në politikë dhe besoj se ka sensin e vlerësimit të librit të Vetonit të cilin e mora kësaj radhe por akoma nuk e kam lexuar.

Linku në facebook:

https://www.facebook.com/sadri.ramabaja/posts/10152296968522057?comment_id=10152297833157057&offset=0&total_comments=10


Pjesa tjetër e gjendjes aktuale në seancën solemne :

Komentet e mia të herëpashershme si raport mbi seancën solemne :

·  Xun Çetta :  Kthehuni para ekranit se po fillon seanca e pas pauzües së shpallur për diskutime jasht publikut, lum ai i cili ka lidhjet dhe komunikon me njerzit e vet aty...

Xun Çetta:   Nga pauza në pauzë ! dallon kjo nga e para ngase duke parë situatën u tha se pauza zgjat deri sa deputetet, secili veq e veq ta marrin ftesen më shkrim . Nuk vonoj shumë kohë sa u frikësuam, pas pak filloj seanca solemne më dhënjen e betimit.

Xun Çetta : Tani sapo dëgjoja Hajredin Kuqin më ra zilja nga postjeri të cilin e pritja të ma sjell një zarfë të gëzueshme. Kjo ndodhi dhe mora zarfën, jo të emërimit në postet e Kosovës por diçka tjetër që për mua tash sa ditë isha në pritje.të kësaj zarfe...

Xun Çetta :  Seanca po vazhdon më nderpreje sa nuk dihet tashmë kur u shpall pauza e as kur fillo dh kur u hap mikrofoni. Kryesusja e seancës Flora Brovina vetem tani u bind sa e padeshirueshme qenka ta kryesosh këtë seancë, gjë të cilën e tha publikisht . Tani u shpall pauzë deri në ora 13h . Shpresoj dhe uroj që secili nga ta ta thrrasin mendjen për situatën.

Xun Çetta : Pauza nuk është pranuar nga blloku opozitar dhe mendoj më të drejt ngase kjo orë pauze do ishte shëndrruar në pazarë të biznesit më votën e popullit, pauza po vazhdon më ekran të hapur e pa zë..

Xun Çetta : Tani sikur po largohem nga ekrani shurdhmemec për momentet ngase me shkoj koha në pritje të epilogut. I kthehem lidhjeve tjera për informim.



Xun Çetta : Puna e shumëkujt e dishi që unë në këto momente të mos jem në Kosovë, kjo u realizua por nuk besoj të ketë pas suksesin e planifikuar nga klane të caktuara të cilat jan në lidhje të forta edhe jasht vendit.


Xun Çetta : Seanca isht mbyllur për sot sipas deklarimit të zonjes Flora Brovina, pas pak u hap ekrani por më seancën të cilën e hapi zonjusha Teuta Rugova dhe më pas udhëheqjën e mori deputetja më e vjetër emrin e të cilës e harrova,. Pa humbur shumë kohe, pa prezencën e PDK-së shkuan në propozime, pastaj në votime dhe në fund Kryetar i kuvendit u zgjodh Isa Mustafe, nenkryetar Glauk Konjufca. Votimet kan kaluar në mënyerë shumë të organizuar dhe krejt të diktuar e më takt. .Lëvizja VV nuk e votoj kryetarin Mustafa , kuptohet më pak perjashtime sa për ta kaluar zgjedhjen e kryetarit derisa nenkryetari Konjufca kaloj më gjitha votat pa munguar as një nga të pranishmit në sallë. Pas krejt gjysmë ore mori fjalën Kryetari Mustafa, më pas doli për ta udhëheq seancën dhe shpejt e mbylli atë për ta thirrur në të ardhmën seancën e radhës. Unë isha në percjellje të gjitha këtyre çfarë u tha më lartë por kisha edhe ca punë tjera dhe kështu mbeta pa kohë që të kthehem në këtë link. Mirë do ishte që gjithë kjo të ketë shkuar po kështu më prezencën e PDK-së e cila braktisi sallën për të mos u bërë pjesë e kësaj pune. Deri kur të lajmërohem nga atje shëndet.