Lajmet aktuale


Ju bëj më dije se disa minuta pas mesnate më është thyer paswordi i Emailit tim privat. Mos postoni mesazhe në Email deri në një informim të ri. Gjithëashtu të mos pranohen mesazhet e pas këtij momenti si mesazhe të miat ngase krimi dhe kriminel të kësajë natyre sulmesh mund ta përdorin adresen time për të postuar nuk e di se çfarë në emrin tim.

Mos u shqetsoni ndokush nga ju  ngase gjërat tepër më rëndësi i kam fshier rregullish. Ka ca letra të disa viteve më parë por janë pa peshë ato dhe i kam të kopiuara të gjitha në vazhdimësi.

Lus ata përsona të cilët kan thyer paswordin që mundësisht deri neser mrama ta kthejn në gjendjen e më parme, në të kunderten kur unë ndihem keq masat do merren edhe më keq. Nuk është kërrcnim ky ngase nuk jam edha aq haker sa ti zbuloj keqbersit, por do lajmërohen dhe gjurmohen nga tjera mundësi.

Luzern pas mesnate ose fillim 31.3.2014

Miqësisht Xuni


----------------------------.

Lajmi i mengjesit :


Mengjes të mbar po edhe më diell të kuqrremt uroj për ju miq e mikesha, si dhe ju lajmëroj se kështu perjetova këtë mengjes ku paswordi apo kenwordi i Emalit tim është kthyer në gjendje të më parshme. Nuk jam në gjendje të them asgjë por e di se jo më shumë se 5-6 koment- mesazhe nga facebook-u që kan ardhur në Emailin tim , ato ishin lexuar  dhe shumë tjera kishin mbetur akoma të pa hapura. Këtë çfarë më ndodhi do doja ta kuptoj sikur dikush donë të më tregoj se kur ne dojm mund ti lexojm në vazhdimësi. Tash aq sa jam i gëzuar po aq filloj e mbetem i shqetsuar dhe po ndihem disi sikur më muarren diçka mbrëm, ma mbajten tërë natën dhe ma kthyen aty ku e moren !!!  E di se po dal disi si i pa kulturë,  por emailin tim , tani po e shoh po si një lavire të cilën e moren mbramë dhe e kthyen në mengjes. Kjo është një ftohje nga pasuria dhe avansimi i jetës digjitale pa të cilën tashmë nuk di si do jetohejm...

Miqësisht ju kërkoj falje për bezdisje dhe njëherit ju përshendes  Xuni


Datën e paskam ven gabim 1.4.2014  në vend se 31.3.2014 e qe tani e permirsova