Politikë

TUBIMI I L.D.K-se KËSHILLI  RAJONAL  HITZKIR  01.11.1991

 

 

Vëllezër dhe motra, te dashur bashkatdhetar,me lejoni qe ne pika te shkurtra e modeste të ju prezantoj situatën vetëm në ato pikat më të ndieshme dhe aktuale te gjendjes politike ne Kosove e me gjere.

 

Jemi plotësisht te vetëdijshëm..se armiku ynë shekullor Serbia,vitet e fundit arriti te realizoje dhe okupoj trojet tona jo vetëm në mënyrë politiko-diplomatike por edhe administrative,ushtarake e policore si dhe me te gjitha format tjera te karakterit pushtues. Por vëllezër ,nëse ne tregojmë syqeltësi,organizim dhe vullnet te çlirimit dhe bashkimit kombëtar,besoni se pikërisht kjo forma e pushtimit definitiv do te jetë humbja definitive e Serbisë, kur them këtë mendoj ne faktin se Serbia me ato forma pushtimi .me atë çmenduri shtazarake dhe atë politike ekspansioniste te aparteidit jugo-afrikan, krahas aktivitetit tone ajo edhe vet ka dhen rezultat pro fatit tonë.

 

Te zbuloj dyfytyrësinë e sajna para opinionit ndërkombëtar me çka zgjoj nga gjumi dhe i shtyri ne shkëputje Slloveninë dhe Kroacinë e kjo njëherë do te thotë edhe thyerjen e Jugosllavisë me çka tani duket se po rendohet pesha e luftës ne kurrizin tone,por jo,jo nëse ne punojmë me mend,organizim dhe syqeltësi ne momentet e volitshme te cilat pritet të vijnë prej çasti ne çast,besoni  vëllezër  se pesha e luftës na lehtësohet.

 

Edhe njëherë po them se na lehtësohet pesha e luftës vetëm nëse organizohemi dhe dimë te i shfrytëzojmë momentet çfarë ofron vet puna jonë.

 

Vëllezër dhe motra, ne jemi deklaruar për dhe mbetemi dëshmitar te lirisë,demokracisë dhe paqes ne Ballkan,Evrope dhe botë,por kursesi te ushqehemi me iluzione se vetëm ashtu na vjen apo na sjellin të tjerët lirinë,jo jo,ne do te mashtrohemi me doktrinën e paqes po qe se lufta behet e pashmangshme .Ne duhet ta kemi parasysh edhe faktin tjetër:se nuk ka parti e as lider serb i cili guxon te hjek dore nga trojet e okupuara shqiptare ne mënyerë paqësore, qoftë edhe nëse do te binden ata se rruge tjetër nuk ka pos terhjekjës së tyre nga trojet tona,ata humbjen paqësore nuk do te mund ta arsyetojnë pas tera atyre premtimeve dhe investimeve moralo-politike dhe ushtarako-policore çfarë kanë bërë në Kosovë dhe për Kosovën.

 

Humbjen me një luftë sado te shkurtër,disi edhe e arsyetojnë para asaj masës se tyre te cilën vet e ushqyen me këso politika te humbjes dhe tani te dëshpërimit.

 

Serbia është e vetëdijshme se me luftëra do te humb dhe  ashtu disi arsyeton humbjen ne fjale. E dinë ashtu siç e ka pas te qartë se pushtimin do ta arrin ne emër te paqes se rrejshme,pra vet të ushtron luftën a të thirret ne paqe.

 

Vëllezër dhe motra sa  për ilustrim dhe një sqarim te vogël,ne mënyre qe ju te mos humbeni ne këto mjegulla te mëdha politike,ju përkujtoj tri obcionët e zotëri Ibrahim Rugovës për Kosovën të cilat aj i paraqiti në Hagë:

 

l. Nëse kufijtë e brendshëm te Jugosllavisë nuk ndryshojnë, Kosova te mbetet Republike me këta kufij ekzistues.

 

2•Nëse kufijtë e brendshëm ndryshojnë,ne jemi për Republike te shqiptarëve ne Jugosllavi.

 

3. Nëse  ndryshojnë kufijtë e jashtëm te Jugosllavisë, Shqiptarët  do te kërkojnë zgjedhje jashtë saje.

 

Si sqarim te vogël rreth këtyre obcioneve për te ju ndihmuar juve vëllezër nga mjegullat kaq te turbullta politike,ju bej me dije se obcioni i pare tani e dhjete (10 )vite është i përjashtuar nga pala shqiptare. Obcioni i dyte ishte aktual vetëm deri në vitin  1989- 1990-91. Ndërsa obcioni i trete veç ka hipë ne fuqi dhe sot është aktuale kryesisht qe nga filluan të punojnë për shkëputje nga Jugosllavia e turbullirave vet republikat perëndimore , pra Sllovenia dhe Kroacia.

 

Vëllezër dhe motra,kur flasim mbi gjendjen aktuale ne Kosove dhe rreth obcioneve te ndryshme gjithë-shqiptare,për te mos e përsëritur komplet situatën,përsëritje kjo e cila behet po afërsisht e njëjtë në të gjitha tubimet. Sot e shoh te rrugës te ju përkujtojmë dhe sqarojmë edhe diçka rreth intervistës se Mahmut Bakallit dhen revistës ,,Fjala” tetor 1991,ku nder tjera M.Bakalli thotë:

 

Disa mendime te shprehura për çështjen shqiptare me duken si një lloj emitimi i programit nacional serb "te gjithë serbet ne një shtet",te cilin e lansonin Qosiqi dhe memorandumi i akademisë se shkencave Serbe e te cilin sot po mundohet ta realizojë Serbia ne bashkëpunim dhe bashkëveprim me armatën me anët e luftës agresive e shkatërruese. E kjo filozofi politike është e gabueshme jo vetëm pse është serbomadhe , ekspansioniste dhe antishqiptare ,por si"model është i gabueshëm edhe për vet popullin serb.

 

Një platforme e tille për ne është e pa pranueshme, aq me pak si imitim i sajna.

 

Ne vëllezër  ,ne pika te shkurtra po orvatemi te ju ndihmojmë qe te ju përballoni mjegullave politike e kësaj radhe kur është fjala te ky mendim i z.M. Bakallit,mendojmë apo realisht sa shihet  edhe ky ende nuk qenka liruar nga mjegullimet diplomatike e politike,pa dallim perse hjek dore nga

 

doktrinat komuniste.

 

Thjesht shprehim indinjate te thelle ndaj këtij deklarimi dhe përcaktimet e tij, deklarim ky për mes te cilit fut ne një thes luftën tone te drejte te çlirimit dhe bashkimit tone kombëtar me luftën pushtuese serbe.

 

Bie pyetja a e din Mahmut Bakalli se trojet shqiptare te ndara me dhelpëri politike dhe fuqi ushtarako-policore te cilat tani pa vonuar do te i bashkon lufta e këtij populli,nuk mund te krahasohen me trojet kroate te banuara me atë përqindje serbe sa ka tani ne Kroaci,Vojvodinë,Bosnje dhe ne trojet tona te okupuara në Kosovë ?...

 

Thjesht bie pyetja :

 

A e sjell ne mend Mahmut Bakalli faktin se lufta e bashkimit tone kombëtar ne plan program ka vetëm trojet e ndara shqiptare prej Ulqinit e deri ne Shkup ose prej Tivarit e ne Gjevgjeli si thuhet tani duke i bashkangjitur edhe Shqipërinë,e kursesi nuk kërkojmë qe edhe shqiptaret qe banojnë,jetojnë dhe krijojnë ne viset e brendshme te Serbisë dhe viseve tjera jashtë shqiptare fundi fundit pyes Mahmut Bakallin  Ai njeh aj trojet tona etnike-gjeografike gjithëshqiptare,apo me ndonjë qellim të caktuar po na shpall pushtues ne trojet tona?..

 

Shfrytëzojmë nga rasti te përshëndesim formimin e qeverise se koalicionit ne krye me zotin dr. Bujar Bukoshi dhe njëherë ti urojme pune te mbare dhe te suksesshme ne realizimin e aspiratave tona.

 

Ju thërras qe me kontributin tone material te ja lehtësojmë punën qeverise sonë.

 

 

Faleminderit për dëgjimin dhe durimin qe patet.

 

Qaush Zeka Raushiq.

 

 

PS:

 

Dje më lajmëruan për tubimin dhe më telefonuan që të rezervohem për sot 01.11.1991 që nga mëngjesi i hershëm kur do vijnë dhe të ju pergadis  një referat rreth situatës aktuale politike në Kosovë e Mërgatë,më çka po sot erdhën këtu në Vitznau Qaush Zeka dhe Rifat Shoshi,këtu isha i vendosur në një hotel. Erdhën ju përgadita këtë referat dhe pastaj e shqyrtuam ku në fund  ju thash : Ju mund ta lexoni si punim tuajin por as sesi të ndryshohet teksti pa dallim në insistimin çfarë do ta bënë Nysreti Skënderi apo dikush tjetër nga Luzerni. Referati i plotë pa u prekur është lexuar para mase dhe është i incizuar në video-shirit, tani DVD dhe në arkivin tim,takim ky ku edhe unë personalisht e përshëndes këtë tubim më pak fjalë dhe me një qetësi si kurrë më parë dersa referati mbulonte shqetësimet e mija të cilat në do me linte kush ti lexoj unë. Për gjitha këto edhe sot do sqaronte Rifat Shoshi dhe Qaush Zeka.