Politikë ( Video arkiv 1992)

Ne, nuk ishim të gjithë bashk dhe jo krejt pro të njëjtës rrugë drejtë çlirimit të vendit si po thuhet tani, jo,jo  pa dyshim nuk ishim, por vet nevoja e çlirimit, bëri që të mos ndahemi në një moment të caktuar kur lufta po bëhej e pa shmangëshme. Nëse duam zbardhje realitetesh, kjo nuk do të thot të na ndajn sa do të hidhura të jenë ato! për kundra, duke luajtur rrolin sikur ishim një dhe të barabart, ne kështu më demagogji politike veçsa po ndahemi keq dhe tepër vrazhd deri në urrejtje...Realitetet, zbardhja e tyre dhe përballja më të kaluarën, bëjnë histori jo konfliktuoze dhe parandalojn të keqen e pretendentëve politik për të perfituar rrejshem nga proceset e kohës.
Këtu, po ofroj vetëm dy pjesë të dy video intervistimeve nga shumë sosh sa u bëra liderëve të partive politike në shqipëri 1992.

Në dëgjimin e plotë të tyre si video incizime , do mund ta dëgjonim se si ju garantoj atyre, se ky filmim nuk është për kohen sot, shprehuni lirshëm e pa frikë se po lëndoheni në  diplomaci, flisni u thëm atyre ngase ky filmim mbetet për kohen e minimum njëzet ( 20 )vite më vonë. Edhe sikur Milloshevici të doj ta lëshoj Kosovën, ai nuk guxon ta bëjë këtë pa filluar një luftë qoftë formale dhe ta arsyeton humbjën më luftë, pa lere se Milloshevici ka plane krejt tjera. (Të gjitha këto jan video incizime në arkiv).

Nëse tani pas 22 vitesh i publikoj këto, unë nuk po bëj shkelje të fjalës së dhënë...Zbardhjën e tyre si video, do e lëja edhe për shumë vite më vonë, por  qenka e rëndë ti dëgjosh tjerët kur flasin për tema të tilla sot, a në realitet, video dëshmit e kohës të mbeten në heshtje...  
Unë, gradualisht, ndonse nga jeta publike po vdes,po po vdes,kështu më gjykuan të tjerët, por do doja që arkivi im të cilin jo vetëm unë, por as fëmiu i fëmiut tim nuk do mund ta zbardh të tërin, e pra ky arkiv, dua të mos vdes, por ta svidoj kohën e ligë dhe të dëshmoj realitetet të cilat po i shkel kjo kohë pa kohë...

Publikuar 10.1.2014

Xun Çetta

Tri (3 )Videot në info cetta dallimet popull-politikaj :

1-Fatos Nano 1992:

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=119&d=1

2-Sabri Godo 1992:

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=120&d=1

3- Një vizitë familiare Laq 1992:

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=121&d=1