Fillimisht pjesë video nga dasma e Hasan Çetaj i cili u martua në të njëjtën ditë kur po mbahej një takim mbi arsimin dhe plan programet e dhunshme që po i ofronte pushtuesi Serb.
Unë e di se edhe vet po bëj krim mbi vetën dhe punën time për kaq vite duke publikuar fakte e dëshmi në këtë formë diskriminimi çfarë vazhdon të më bëj krimi në Kosovë. Po, edhe ky është krim por dallon nga ata që po vazhdojnë krimin ndaj meje.
E publikoj këtë pjesë
video pak më gjatë se zakonisht, më rastin e pensionimit që këto ditë po i
komunikohet drejtorit të shkollës fillore Ismail Qemaili në Saradran, pra z.
Bajram Berisha të cilit i urojmë jetë të gjatë, të lumtur dhe më stabile pas
pensionimit të tij.
Drejtorit para këtij të fundit, aty afër, që të dy në video pra Zenun Mavraj po ashtu i urojmë pension të qetë dhe shëndet për të mos u ndal në forma tjera të kontributit tij.
E di se për dëgjuesin e rastit të kësaj pjese video, nuk ka aq kuptim kjo si dëshmi e kohës, por për ata që përjetuan atë kohë dhe nuk u ndalën së vepruari , kjo është jeta e tyre që nuk harrohet lehtë... Besoj se, që të dy ish drejtorët këtu në këtë video,arsimtarët dhe prindërit, nuk e kanë pas lehtë ti mbijetojnë kohës pa u bërë edhe vetë të paktën pjesë e viktimës për ti thënë tri (3) herë JO, JO,JO Serbisë dhe plan programeve të tyre në arsim.
Po ta përcjellësh më kujdes debatin, edhe pse video e shkurtuar këtu, shumë lehtë kuptohen pozicionet po edhe rasti kur lavdin se kemi kaluar më së miri në Kosovë e demanton fakti i raportit nga takimi në nivele të larta për arsim, raport i sapo ardhur nga arsimtari Kadri Shoshi !!!.
Më keqardhje tani pas
vdekjes së Ramë Berishës si më i zëshmi në këtë takim , po e publikoj këtë pjesë
video, por mbetëm më shpresë se do kuptohem drejt dhe për më keq nuk është hera
e parë kjo, kur publikoj pas vdekjes së personazheve gjë kjo të cilën e urrej
unë vetë dhe rregullisht them :
Pse të mos i publikojmë po edhe pjesë dosjesh dhe ballafaqim rastesh sa njerëzit janë gjallë e jo të bëhet histori pas vdekjes së njerëzve....
Vendime sekret ndërshtetërore dhe agjenturash të larta e më ndikim mund ti mbesin historisë pas nesh por jo edhe gjërat të cilat i dimë dhe nuk thuhen ashtu si janë për të i falsifikuar pas nesh ato !!! Ky është krimi që po vazhdon dhe para nesh po ndërrohen faktet duke përvetësuar meritat dhe dërmuar meritorët.
Unë kam çfarë them edhe për gjitha marrjet në pyetje të këtyre dy ish drejtorëve dhe ndonjërit nga arsimtarët e kësaj shkolle që ishin marrë në pyetje nga organet e pushtuesit !!! Por ja se mirë do ishte që edhe ato biseda informative të mbesin më shkrim, jo vetëm nga arsimi por edhe këngëtar të cilët janë marrë në pyetje, janë pyetur për njerëz të caktuar etj dhe kështu të zbardhët fakti se për cilat raste ishte fjala dhe kënd për cilat vepra po e gjurmonte pushtuesi edhe pse ai në realitet ishte pushtues i gjithë popullit tonë...
Vetëm kështu do duhej të shkojmë drejtë realiteteve pa frikë nga e keqja e cila nuk guxon të ndodh mes nesh, të shkojmë pa inate e xhelozi nëse dëshirojmë që guri i cili mjerisht akoma po rrokulliset, tashmë ta zënë vendin e vet sa më të mbarë dhe më njerëz të cilët e duan dhe kanë dëshmuar për vendin tonë.
Kjo për fat të keq po i mungon vendit, e pikërisht kjo kthesë do bënë që të mos mund ta lëviz më kurrë gurin,shtetin tonë, pa dallim kundërshtar e as pushtues rreth nesh.
Publikuar sot Luzern 10.04.2013
Xun Çetta
Video në info-cetta:
Kliko mbi foton