Politikë

 Si fitore, nga natyra e ndryshimeve politike janë të njejta, apsolutisht të njetja dhe ktrejt të natyrshme, por ka shumë qka në brendi që e dallon fitorën apsolute të LDK-së viteve 90-ta më 95 % nga fitorja e LVV-së sot 2021 më mbi 50%...

Pos rezistencës së popullit tonë në shekuj, fitorën tonë historike për ti thënë Serbisë JO, i madh e i vogel, patriot e jo patriot, pa dyshim jo pak e ka ndihmuar edhe vet regjimi i eger vrastar i S. Millosheviqët, nuk po e thëm unë, por këtë realitet e kanë konstatuar tjerët para meje, madje edhe Baba im plak ndjesë patë të cilin e kam cituar disa herë pikërisht në këtë pikë vlerësimi.

Sot 2021, fitorën e LVV-së mbi 50%, pos rezistencës së shumë njerëzve të ndershëm, profesionistëve pa zë e punëtor dhe shumë patriotve të këtij vendi, jo pak, madje shumë e ka ndihmuar edhe vet keq qeverisja e vendit, zhvatja dhe pervetsimet e 20 viteve pas lufte çfarë i janë bërë vendit nga jo pak pushtetar të cilët u pa se nuk ishin duke bërë e as menduar për shtet veqse për pushtet dhe kapjën e eger tij për ta shndrruar Kosovën më lehtë në një pazar tregti.

Këtu sot, dallon fitorja e Albinit dhe LVV-së nga fitorja dje e Rugovës dhe LDK-së. Në vitët 90-ta si në procesin paqësor ashtu atë të luftës tonë të shejt, ne ishim për ball më një Serbi për dallim nga sot, kur jemi në ndryshime dhe për ball më një Mafi, pra këtu fillon thelbi i dallimit të këtyre dy fitoreve politike për këto tri dekada rresht.

Të thuhej se po fillojm në pluralizëm politik dhe në demokracinë e fillim viteve 90-ta kur para syve të botës demokratike, nga një parti komuniste të braktisur, të dalim si popull më mbi 95% në LDK ! edhe kjo ishte trishtuese për botën demokratike por në anën tjetër, ishte e kuptueshme ngase kishim të bëj më një Serbi ku populli duhej të ishte një.

Sot, as LVV-n e Albinit e as Vjosën e Perendimit, nuk i dua e as pranoj të dalin më mbi 60-70 e 80% fitimtar ngase e di çfarë mundet pastaj më na ngjar...

Tash nuk do duhej të ndahemi si popull kaq egersisht po si më një Serbi, ngase neser gjithë bashk në të njejtin shtet do të ndertojm dhe kultivojm demokraci si dhe do të bëjm shtet ligjor.

Fitorën e ndryshimeve patjetër e dojm dhe kësajë radhe nuk e lëshojm, por jo vetëm sundimtarët politik ti ndrrojm ku ligji pastaj i anshëm të funksionoj, këtë gjë nuk e lejojm, a mjerisht vota e pezmatuar nder vite dhe e pa kontrolluar në vershimet e ndryshimeve politike, këtë gjë nganjëhere si fatkeqsi shumoca në dem të pakicës e prodhon.

Nese 95% e votave si LDK edhe pse në demokraci !!!, u dashtën ato për tu perballur më Serbinë, nuk mendoj se na duhërn sot në LVV apo më Vjosën një fitore e tillë apsolute, ngase neser ne do të vazhdojm për vendin gjithë bashkë e jo të ndahemi po si në dy shtete siq u ndam më Serbinë, nese vertetë jemi ndarë kështu si na la të perqar.

Krimi politik i ligjit zgjedhor i cili mjerisht po vazhdon, edhe pas suksesit të ndryshimeve, kjo e keqe vendit do ti kushton, pushtetarëve të ri serish ashtu si të vjeterve e di se ky lloj krimi ju konvenon ! por ne pa mshirë do vazhdojm ta luftojm.

Lidhur më këtë temë mbi krimin e pergjakshëm të ligjit zgjedhor, kam thënë në të kaluarën shumë dhe akoma kam për të thënë, por po ndalëm këtu ngase janë kujdestarët në këmbë të cilët do më thojn : ,,Xun, shumë ke shruar e asgjë ske thënë” zanat i tyre ky o kanë por ja se unë e di se kush jan ata në politikën e prapaskenës të cilët më kuptojn e fatmirësisht skan çfarë bëjn.

Urime ndryshimeve dhe menagjimit tyre në vendin tonë, e tërë Mergata atje do të zbarkon, do të voton dhe ndryshimin më votë ta bënë.  

Luzern 11.01.2021

Xun Çetta