Lajmet aktuale Përpjekjet për të argumentuar faktin se sa liri kanë mediat në Kosovë,ato tani janë përpjekje të kota dhe pa nevojë. Është momenti i fundit edhe kështu shumë të vonuar qe jemi për të luftuar kontrollin i pushtetit mbi mediat e jo të vazhdojnë argumentimin se sa ato jenë rrezikuar nga prekja e pushtetit,e keqe dhe e frikëshme kjo ashtu siq po kecënon prekja e gripit të derrave.

Frika e ngarkuar me strese çfarë po shkokton gripi i derrave është frikë e perkohëshme dhe jo frikë masive për dallim nga frika dhe streset e perhershme çfarë ka bërë ngulfatja e mendimit dhe shprehjes së lirë në media.
Përsonalisht jam armiqësuar më të gjitha mediat,gjithë gazetarë e publicist për më keq ndoshta pa fajin e tyre unë jam armiqësuar edhe më shumë shoke e koleg qe i kisha në media të ndryshme qofshin elektronike apo të shkruara ato.

Ja ku po e thëm vetëm edhe një përshkrim të fundit per të argumentuar shkallën e ndikimit të pushtetit mbi mediat dhe nga këtu perpjekjet do orientohen drejtë çlirimit të këtij pushtimi medial:
Më 25.11.09 isha i ftuar si mysafir i programit ,,Pro et Contra" në RTK,ftesë kjo e cila me bafasoj pa masë,më befasoj ngase unë ka kohë që kur thëm se persekutimi im jo vetëm se po vazhdon por jam i rrezikuar akoma më keq,pra kjo e keqe shtesë për dallim nga e kaluara është fakti se tani po turturohem edhe shpirtërisht dhe kështu ka filluar të keqësohet gjendja ime shendetësore gjë kjo të ciles në kohen e persekutimit nga pushtuasi i kam rezistuar me plotë vullnet,dëshirë dhe shpresë se një ditë do të vie liria.
Ju lutëm ku ta marrë atë vullnet,dëshirë dhe shpresën për të ardhmen tani???,atë vulnet,deshirë dhe shpresen po ma vrasin po ata të cilët muarren frytet tona në duarët e tyre për të ardhur në pushtet e çfarë tani ? të luftojm mes veti si ndaj pushtuesit ?,jo,nuk e di thjesht nuk e di por pa vonuar shumë edhe këtu do ta hapim rrugën e bllokuar e cila jetësisht po na kushton.
Ftesës së gazetarit Zekë Sinani ju pergjigjem unë Xuni,Lulëzim Zeneli LDD dhe z.Ramadani nga AAK.
Ardhjën e zev.Hajredin Kuqit nga PDK-ja dhe Lutfi Haszirit ose Sabri Hamitit njerit nga këta dy nga LDK-ja e pritem mbi 30 minuta,telefonatat e tyre ishin humbje kohe dhe asgjë tjetër ngase ata nuk erdhën.
Gazetari Sinanaj pati perpjekje të tepërta për ta justifikuar mos ardhjën e tyre duke na perkujtuar se sa punën e paskan ata. Më mbi 30 minuta vonesë u hap studja dhe pas prezantimit të mysafirëve po fillojmë me një reportazhë ku në rrugë intervistohet zev.Kryeministri Kuqi dhe nga këtu pastaj fillonë më mysafiret prezent.
Tani si i pa kohë që jam besa edhe i revoltuar më anulimin e transmetimit të këtij programi ku unë befasueshëm si i persekutuar nga mediat kësaj radhe isha mysafir,unë tani po japi vetëm disa pjesë nga opinionet e mia çfarë shpreha në tryezën e këtij programi. Pra një rrugë e dy punë thuhet në popull. Unë duke u perpjekur të zbardhi pjesë nga fjala ime tani këtë po e plasoj si opinion në hapesirat tjera ku akoma nuk po arrin dora e pushteteve ballkanuke.
Transmetimi i programit ishte paralajmëruar si reklamë gjatë ditës ku thuhet se programi ne valet satelitore fillon në ora 22 h.kurse në rrjetin tokësor 23.50 h. Në ara 22 h sapo fillon programi ndalet transmetimi mbi 15 minuta dhe më pas ndrrohet skena programore duke eliminuar këtë tryezë. Pata telefonata të shumta por isha i pa forcë të sqaroj diqka që nuk dija se çfarë po ndodh.
Prita oren 22.50 h në rrjetin tokësor prap ky debat u anashkalua. U shtriva të flej deri tani në mengjes kur po shkruaj këtë shprehje revolte. Sapo doja ta postoj këtu në facbook,ja po me telefonon njëri dhe thot se programin e ka transmetuar mbrëm më vonesë pas mesnate.
Tani kjo sa me erdhi mirë po aq edhe me shqetësoj,por mbetet ta shoh se çfarë ka ndodhur në këtë ndryshim të pa pritur.
Sidoqoftë unë nuk ndryshoj konstatimin tim se mediat janë ngulfatur,për këtë arsye po e lëshoj këtë tekst verejtje pa dallim se qenka transmetuar ky emision apo jo ,të cilin mund ta shikoni sot 26.11.09 ora 16 h.
Pjesë të shprehura nga ana ime jo te zbardhura nga incizimi origjinal ishin :
Unë,fillimisht ju falenderoj per ftesen qe ma keni bërë që të jem mysafir i programit tuaj Pro et Contra dhe njekohesisht i kërkoj falje audiencës gjegjesisht shikuesve të ketij programi,pse unë do mundohem te pergjigjem me gjuhën e realitetit politik dhe jo atë te diplomatit e aq me pak me gjuhën e shijës së elektoratit te fjetur politik dhe atë të militantëve partiak... I tillë kam qenë për mbi tri dekada veprimtarie dhe konsideroj se Kosova akoma ka nevojë per ketë gjuhe politike në të kundërten i tër populli po kalon dhe po e ndien veten se po bejnë doplomaci,kuptohët tani jo me pushtuesin por mes veti kush kujt mundet,ndersa faturat e kësaj fatkeqësie politike po i paguan Kosova...
Kërkoj falje pse u zgjata kaq shumë ne këtë hyrje të programit por do jemë shumë i shkurt dhe konkret në përgjigjet. Ne,konsideroj se nuk kemi nevojë te zgjerohemi edhe aq shumë ne pergjigjet tona kur shtrohet pyetja :Do mbijetoj infraktin qe psoj qeveria apo do të bie ajo ??? Jemi personalisht pro apo kundër vazhdimit të këtij koalicioni Qeveritar ???.
Mendoj se vet gjendja politike çfarë ishte para infraktit te qeverisë dhe kjo tani qe po vazhdon,tregojnë qertë se politika aktuale ne qeveri është në shokë dhome madje paciente e cila po përplaset për jetë a vdekje. Pra Kosova politikisht nuk guxon te jetoj në ketë gjendje,ngase sherimi i kësaj politike ose është i pa mundëshem ose donë kohë të gjatë për shërim.
Ketij konstatimi ja shtoj faktin se jo vetëm koalicioni qeveritar është në krizë,por në krizë të thellë janë dy partnerët qeveritar brenda partive të tyre,PSh. në LDK janë dy klane ku njëri është pro vazhdimit te koalicionit qeveritar derisa tjetri jo vetëm se është kundër por për ditë e më shumë po e minon këtë koalicion,çfarë do të thotë se sherimi po bëhet akoma me i vështirë. Në këtë kontekst mendoj se edhe fitorja e Isa Mustafes në Prishtinë jo pak ka qenë rezultat i acarimit të tijë me qeverinë dhe akuzat çfarë u shkëmbyen mes tyre.
PDK,në anën tjetër gjithëashtu më një zhurmë më të vogël nga LDK-ja por mospajtimet më të mëdha i ka brenda vetvetës,i ka pikërisht lidhur me veprimet kokë në vete çfarë po bënë klani pro koalicionit me LDK-në. Atje në atë subjekt pra në PDK tani janë dy plagë kancerogjene për atë parti,njëra është fakti se fuqiplotët e ketij subjekti në vendim marrje,janë turrë pas përvetësimeve materiale siq janë tenderet famoz si dhe pas instalimit të njerzëve të vet neper vende pune më apo pa konkurs,si dhe plaga tjetë në atë subjekt është fakti se ky subjekt për hirë të votës së huaj dhe koalicionit për ta marrë pushtetin më çdo kusht ka bërë që ta humbë një pjesë të elektoratit të vet,të i humbë madje gjymtyrët e veta për të jetuar me parterica invaliditeti politik.
Eqrem Kryeziu,sharmanti politik i LDK-së tha se jo rrallë kur qifti bashkëshorteror divorcohet pra shkurorëzohet,pas ribashkimit dashuria shpesh herë është më e madhe. Unë mendoj se kjo e vertetë tek populli ynë si familje patriarkale që jemi ndoshta tani hibrit patriarkalizem,ndodh vetëm kur qifti bashkëshortorë hodhërohet e jo shkurorëzohet... Thaçi sipas gjithagjasave ka mbetur i dyshimt se ka pranuar te flej në shtratin qeveritar me ndonjërin subjekt nga opozita,e populli ynë si mentalitet patriarkal nuk pajtohet ta kthej kurorën me gruan e cila ka bërë natën apo qoftë edhe një orë me burrin tjetër,nese me fal dëgjuesi në këtë shprehje.
Më lejoni të them se ajo çfarë tha z.Ramadani po më len pershtypje pozitive qe rrallë i hasi këto.Burmi tha se,ne si AAK me ca subjekte tjera po konsolidohemi si krah i djathtë. Por tek z.Ramadani verejta se ishte i brengosur edhe per mos profilizimin e një të majte e cila nuk do ishte e keqja e Kosovës,pra një të majte jo ashtu siq gabimisht kuptohet në Kosovë,ne duhet koptuar rrolin e të majtes Evropiane.
PS:
Burim Ramadani ndoshta është i pari nga i cili kuptova kulturë politike,shqetësim me mos organizimin e kundershtarit politik me bindje se Kosova ka nevojë për këtë. Them i pari si i puzicionuar në një krah dhe ta dëshiron konsolidimin dhe forcimin e krahut tjetër politik,gjë kjo të cilën e thonë disa analist të shperdredhur nga dështimit e analizave të tyre.
Edhe një gjë vlen ta thëmi z.Zeka se ju si i pa anshem që jeni nese vertet edhe tani po tregoheni i tillë,ju thëm se ju mbetet borgj ta informoni degjuesin se pritja mbi 30 minuta çfarë i bemë dy partnerëve në koalicion dhe në fund po mungojn ata ! kjo deshmon shkallën e injorimit çfarë bënë pushteti aktual.
Për të mos qenë i njëanshëm më duhet ta thëm edhe një shqtësim tjetër !!! se mua më vjen keq pse ne,mjerisht as opozitën nuk e kemi të denj dhe as të organizuar mirë per marrjen e pushtetit,e keqe kjo e cila është për shqetësim madje më shumë se shqetësimi që kam me shendetin aktual në qeveri. Sidoqoftë kjo është një temë tjetër por jo se mund ta kaloj pa dhimbje këtë.
PS:
U mundova të ofroj ca pika referoimi nga ajo qe thash në tryezë të cilën do ta degjoni patjetër,por mjerisht me ndryshim kohor (orari) por ky postim le të mbetet si zakonisht,shkrim publicistiko-propagandistik për ta kuptuar realitetin.
Programin në fjalë mund ta ndiqni sot 26.11.09 ora 16 h në të dy rrjetet tokësor dhe atë satelitor.