Politikë
 
Sot 31 Maj 2017 filloj fushata politike për të peshkuar votues në shtetin e vogël të Kosovës derisa unë, fillova të peshkoj peshkun në Liqenin e madh të Luzernit në Zvicrër !!! Kontrast ky, tmerrësisht i pa kuptimt, por ja se kjo qenka jeta !!!.

Unë, gati se në vazhdimësi më ndonjë perjashtim, në gjitha zgjedhjët nacionale kam votuar, por ja si erdhi puna të mos votoj pikësisht në këto zgjedhje.

Më fatin e vullnetit të Mergatës për të votuar dhe kështu të ndihmoj edhe Mergata sadopak për ndryshime atje, faktikisht nuk është marr e as preokupuar bash askush. Kjo do të mbetet pika më e dobët e vendit tonë i cili kaq vite pas çlirimit, nuk bëri as edhe më të voglin organizim që vota e Mergimtarëve e cila nuk do shitej për një copë bukë, falë kushteve që kemi dhe kështu të ndikojm sadopak në ndryshimet politike në vendin tonë i cili ka nevojë për ne edhe pse nuk qanë kokën bash kërkush për Mergimtarët.

Ne kemi realizuar votime të suksesshme pa as edhe një manipulim, për ta reflektuar vullnetin e popullit tonë para bote, votime këto atë kohë të cilat na perkujtojn energjitë tona nëper klube në kohën kur vendi ishte i pushtuar. Tani shtrohet pyertja : E çfarë do bëjn gjitha këto Ambasada e Konzulata ditën kur do votohët në Kosovë ?.

Shtrohet pyetja : A kemi pervoja ne, po më në fund, a mund ti shohim të tjeret sesi ditën e votimit në vendet e tyre, gjitha ambasadat dhe konzulatat e tyre janë në gadishmeri për ta pritur votën e Mergimtarëve para kutive të hapura ?. 

Po ta kishim bërë këtë organizim, obligim për Mergimtarët, jam i sigurt se të paktën 90% e Mergimtarëve me të drejt vote në listat zgjedhore. do të ishin të rreshtuar para Ambasadave e Konzulatave tona gjithëandej shteteve kah i kemi.

Tani i ftoj gjithë qytetarët në Kosovë, që të dalin e ta votojn më të mirin pa dallim partish a kualicionesh politike, kuptohët nese kanë mund ti piketojn sakt, ata kandidat të cilët mbi partinë dhe pushtetin të cilin e synojn ata ta kanë shtetin.

Shpesh me keni lexuar të thëm : (Të quajturit e luftës, tani më Ramushin në ball të këtij kualicioni për kryeminister, duhem të rrudhem paksa apo ta reduktoj këtë shprehje nga vet fakti se, siq kam thënë vite më parë, Ramushi i mban në xhep të faculetës shumë të quajtur të luftës, e të cilët vet Ramushi i kishte quajtur komandant te Bllacës.

E thëm këtë, ngase dua të qendroj prapa dy qendrimeve në vazhdimësi për kaq vite çfarë kam thënë por, kjo nuk do të thot se më këto kualicione vërtetë janë ndarë njerëzit e luftës nga ata të anti luftës ! Jo kjo nuk qendron bash kështu e prer më brisk të ndyshkur politik.

Shpesh herë më keni lexuar të thëm : ( Pa u pastruar listat e konkurentëve më kapital të krimit, i ndershmi varfnjak nga ana materiale, as që konkuron ngase e din mirë çfarë e pëson).

Tani kualicioni të cilit për Kryeminister po i prinë z. Abdullah Hoti, sikur ma rrudh paksa këtë pretendim të ashper derisa ky kualicion, mëgjithëatë ka bërë jo pak në pastrimin e listave nga kandidat të korrubtuar në bashkëpunim më të korrubtuarit e partive rival e  të cilet mjerisht ende gjenden në listat zgjedhore.

Krejt në fund, permbledhi forcën të ju uroj këtë fillim fushate të peshkimit në politikë e unë, në pamundësitë në të cilat më zurën këto zgjedhje, po dal e peshkoj peshkun në Liqenjët e Zvicrës.

Uroj të mos premtoni shumë e pa mbullesë në këtë fushatë ngase kjo e keqe mund të u kthehët bumerang dhe shumë shpejt i thërret zgjedhjet e parakohshme, kuptohët nese mund ta instaloni pushtetin e ri pas këtyre zgjedhjeve, pra pa e zgjat më muaj të tërë.

Mos premtoni se po e mësoni elektoratin si të peshkohët e bëhet i pavarur që mos të pret lëmoshen e politikanëve , jo, këtë mos e premtoni në këto situata ngase kur peshkon politika në popull, populli nuk do të ket peshk.

Luzern 31.05.2017

Xun Çetta