Politikë

Ishte befasi për mua që ish UDB-isti tani i ndjeri Ibush Kllokoçi ta ketë pas në listë për likuidim Xhavit Halitin !!! Pa humbur kohë rezultati i analizave më doli përpara dhe kështu befasia më doli si lajm normal dhe aspak befasues nga vet fakti se i ndjeri ish UDB-isti Kllokoçi ka qenë rival i kolegut të tij ish UDB-istit Asllan Sllamniku të cilit pas lufte i vrasin djalin për ta frikësuar dhe përpunuar atë më të cilin kishin lidhje që në kohën e lumturisë së tyre në ish Jugosllavi.


Kështu, gjërat të cilat hynë dhe dalin nga skaneri fotokopjues si dhe memoria e arkivit,nuk të len edhe aq gjatë në mjegulla,huti dhe befasi për ta humbur rrugën nga e cila nuk do ndalësh.

Jo vetëm Xhavit Halitin,por shtetin e Kosovës dhe strukturat e saj akoma të pa konsoliduara i ftoj që të bashkëpunohet vetëm në këso bazave,këso principeve dhe këso praktikave faktesh si dhe kurrë të revanshohen mes veti nëse duam që ëndrrën tonë ta bëjmë realitet.

Luzern 14.05.2012

Xun Çetta

----------------------------------.

Komentet:



Përshendetje, Xun Facebook 14.05.2012.



Rexhep Kastrati komentoi mbi foton tuaj:.

E vërteta është krejt tjetër. Në procesin kundër Grupit të Llapit, më 1984, e në të cilin ishin dënuar: Ali Ajeti, Ali Ahmeti, Nazmi Llapashtica etj., i vetmi që ishte dënuar në mungesë, ka qenë Xhavit Haliti...

----------------------------..

Përshendetje, Xun Facebook 14.05.2012-



Rexhep Kastrati komentoi mbi foton tuaj:

A është vrarë Ibush Kllokoqi për të fshehur të vërtetën për mënyrën e arratisjes së Xhavit Halitit më 1984 dhe largimi i tij për në Zvicër, apo edhe për lidhjet etij me UDB-në? Nëse kjo e fundit është e vërtetë, atëherë del se Ibush Kllokoqi është vrarë për të fshehur të vërtetën për Xhavit Halitin, e jo se Ibush Kllokoqi kishte plan ta vriste Xhavit Halitin...
------------------------------------.

Xuni- 14.05.2012-

I nderuar z. Kastrati,në postën time elektronike dërguar nga facebook-u i gjeta dy mesazhe ku ju ishit autor të dy komenteve. Komenti i parë më la përshtypje madje shumë pa dashur ti marr apriori si fakte por elemente shtesë për ti hulumtuar.

Komentin e fshire si e drejt e juaja autoriale ndonëse nuk kam të drejt ta marr si element hulumtimi por janë provat origjinale të mesazhit tuaj i cili më bëri përshtypje dhe lidhet më një pjesë të ditarit tim pra me mënyrën e arratisjes së z.Haliti nga ish RSFJ-ja .Këtu mendoj se e keni gabuar vitin pa qen i sigurt as unë tani më hamendje por gjithsesi është në ditarin tim. Pra në vitin 1985 ndoshta 86 e jo 84 kam dëgjuar radion ku thuhej:

(Sot u zbulua dhe arrestua grupi armiqësor nacionalist e irredentist më përjashtim të kryetarit të këtij grupi Xhavit Haliti i cili arriti të arratiset jashtë shtetit).

Këtë citat më datë e më vit e kam të regjistruar për të vetmin arsye ngase vetëm një ditë më parë pata vizitë nga ish UDB-ist shqiptar nga Beogradi t`paktën kështu më u prezantuan,a mund te kenë qenë nga Lubjana por edhe tani mendoj se ishin të ardhur nga Beogradi. Ata kanë prekur gjëra tepër më peshë për të dyshuar në lajmin e nesërm në radio. Pra në mënyrën tepër interesante ma kanë lakuar emrin e Xhavit Halitit,gjë kjo për të cilën do lexohet në ditarin tim...

Në këtë mesazhin e shlyer sikur aludohet të përjashtohet mundësia se i ndjeri Ibush Kllokoqi paska pas në listë likuidimin fizik të Xhavit Halitit,e lexova kështu disi më pretekst se aj është ekzekutuar pse ka dash ta zbulon mënyrën e arratisjes së z. Haliti e jo se ka dash ta vras atë.

Unë mendoj se Ibush Kllokoqi edhe e kishte vrarë ngase si UDB-istë ka qen vrasës dhe gjithherë mbante një revolver të vogël nen shpatulla me rripa kaubojsh. Ajo fotografi e tij kur hynte në zyrat e hetuesisë edhe sot ma kujton përshtypjen e parë që fitova për agjentët e UDB-së.

Them se mund ta ketë pas në listë për likuidim pikërisht Xhavitin ngase edhe ky i fundit dinte shumë për krimet e bëra nga ana e Ibush kllokoqit dhe drejtësia qe po vinte shtonte frikën e tyre dhe aq më shumë kur edhe ish UDB-ist ishin ruval i njëri tjetrit parasë të thyhet pushtuesi në Kosovë.

Sa i përket procesit të këtij grupi në mungesë të Xhavitit si i arratisur jashtë shtetit unë konsideroj se janë tjerë njerëz dhe tjerë veprimtarë të cilët dinë në detale e jo unë i cili nuk jam aq në dijeni më këtë ngjarje...
-------------------------------------....

Përshendetje, Xun

Rexhep Kastrati komentoi mbi foto tuaj.:

I dashur Xun, në intervista të ndryshme, Xhavit Haliti ka pohuar se pas vitit 1984 nuk ka mundur të hyjë në Kosovë. Për të dhëna më detajuara për Xhavit Halitin, mund të shkruaj në ndonjë rast tjetër, por vërtet është figurë shumë interesante dhe zor se njerëz si Nazim Bllaca do ta zbardhin si duhet. Unë kam pasur një proces gjyqësor me Xhavit Halitin më 2003 dhe më 2005, e të cilin e ka inicuar Xhavit Haliti dhe që është mbyllur me një arsye banale: vjetërsi e lëndës.
---------------------------.

Xuni 16.05.2012

Rexhep i nderuar,mos te merremi me vitin, se fare pa peshë është kjo punë edhe pse vet e shtrova si dileme e qe jam i sigurt se atë ditë kur e dëgjova radion kam qenë në burg të ,,Nova Goricë-s “qytet ky fare buzë kufirit më Italinë.

Xhavitin për në ikje e ka shoqëruar një shpirtbardhë por krejt virgjrin në këto lojëra siç ka qen dhe ka mbet shpirti i Ahmet Haxhisë e që jo pak,këtë lidhje i ka preferuar Adem Demaçi atë kohë kur Xhaviti i ka shkuar si transit në burgun e ,,Stare Gradishës”. Këto janë gjëra tepër më peshë të cilat janë në zbardhje përfundimtare për ti larguar sa e sa dyshime të cilat gabimisht janë adresuar në Adem Demaçin,

Kështu përgjegjësit nuk largohen por zbuten ato.

Ajo që më bëri të interesohem shumë nuk janë të dhëna tjera shtesë për Xhavitin ngase nuk kam nevojë të di më shumë nga çfarë kam e nuk po mund ti publikoj edhe për një kohë.

Më intereson një sqarim diçka më në detale por jo publike lidhur më procesin gjyqësor qe paske pasur më të dhe në fund kur është siguruar humbja,qenka pezulluar si vepër e vjetruar. Pse ju pyes ? për arsye se një lojë shumë interesante e që i ka pas sukses Xhavitit ka qenë gjyqi të cilin e fitoj kundër Shefqet Jasharit. Ndodhi kjo ngase Shefqeti harronte kurthin çfarë po i bënte e përditshmja ,,Bota Sot”mik i së cilës ishte Xhaviti,befasi për të tjerët kur kuptuan por ja se realiteti ishte ky.

Edhe Bukoshi duhet të përballet më gjyqin siç e ka provuar e nuk i ka shkuar si mendoj,tani jo për mjete financiare,po as për ato dhënë Xhavitit si individ por Bukoshi duhet kërkuar vrasësit e tij pretendent siç ka thënë vet Xhaviti se i paska ndal vrasësit dhe shpëtuar Bukoshin !!!.

Unë do doja jo të akuzoj pa baza por të kapem në realitetin që e thonë vet lojtarët e këtyre lojërave si dhe të kapëm në gjërat që i di vet dhe argumentoj ato.

I nderuar z. Kastrati,pres një sqarim lidhur më rastin tuaj personal dhe këtë ma bënë në adresën time private.

Gjithë të mirat dhe kalofshi mirë andej.

----------------------------------------------------.

Përshendetje, Xun


Rexhep Kastrati komentoi mbi foton tuaj.:

I dashur Xun, përderisa jam në këtë pozitë, nuk mund të them asgjë më tepër, as privatisht, e as publikisht, përveç faktit se ka qenë një proces gjyqësor i bërë pas një padie që Xhavit Haliti me avokatin e tij, Fazli Balaj kanë bërë kundër meje me akuzën për shpifje.

Në fakt, dy kanë qenë qëllimet kryesore të Xhavit Halitit:

Të kishte një vendim gjykate se gjoja unë kam shpifur, e të cilin do ta ekzpozonte sa herë që unë do shkruaja për të, dhe të merrte vesh burimet e informacionit. Mirëpo, ai nuk arriti të merrte asnjërën e as tjetrën. Procesi gjyqësor është zhvilluar në dy seanca: e para më 9 qershor 2003, dhe e dyta më 3 qershor 2005 në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në seancën e dytë isha ftuar vetëm sa për të më thënë se lënda prapësohej për shkak të vjetërsisë së saj, edhe pse e tillë kishte qenë edhe kur kishte nisur procesi gjyqësor. Në seancën e dytë, Xhavit Haliti, e as avokati i tij nuk kanë qenë të pranishëm. Kur kam dalë nga gjykata, dhe kur kam shkuar në hotel "Grand", e kam parë Xhavit halitin duke bërë muhabet me një person tjetër. Në këtë proces gjyqësor, unë kam shkuar pa avokat, sepse nuk kisha shkuar që të mbrohesha... Por kjo nuk ka qenë përpejkja e vetme gjyqësore që është bërë ndaj meje, pasi që më parë kishte qenë Baton Haxhiu, i cili kishte bërë kallëzim penal kundër meje, pas tij, kishte vazhduar Jakup Krasniqi, por në ndërkohë, një padi private kishte bërë edhe Ismet Osmani "Curri", nëpërmjet avokatit të tij. Të gjitha këto përpjekje ksihin dështuar. Dhe ki parasysh se mediat asnjë fjalë nuk e kanë thënë për këto procese gjyqësore kundër meje, për këto ndjekje penale kundër meje, pas kërcënimeve dhe sulemeve me bombë që më ishin bërë më parë dhe në vazhdim...
-----------------------------------------------------.

Xuni 16.05.2012


Për në forma publike si deri tani konsideroj se po e mbyllim këtë temë. Më bëri përshtypje përshkrimi juaj kur e vërejte Xhavitin në Grand Hotel...Kjo ma kujtoj Xhavitin e vitit 2000 po në Grand Hotel kur sapo kisha dal nga spitali i Prishtinës. Ishte rast i cili nuk harrohet kurrë,nuk e harron as shoqja ime e cila e fiksoj si rast nga i cili nuk po kuptonim gjë,nuk po dinim se donë të na shpreh keqardhje për fatkeqësinë që përjetova apo diç tjetër !!!...

Për Batonin nuk kam çfarë them më shumë se sa i kam thënë publikisht.

Më la përshtypje edhe një gjë tjetër kur thoni :

(Në fakt, dy kanë qenë qëllimet kryesore të Xhavit Halitit:

Të kishte një vendim gjykate se gjoja unë kam shpifur, e të cilin do ta ekzpozonte sa herë që unë do shkruaja për të, dhe të merrte vesh burimet e informacionit).

Edhe kjo ma kujtoj një artikull timin të cilin nuk ma botoj ,,Bota Sot” në vitin 2000 ku nder tjera them:

Sot,mjerisht po sponsirizohen edhe shpifjet më qellim të demantit më sukses të garantuar dhe në fund kështu pak shpifje e pak realitet të dalin si akuza as mish e as peshk siç thonë andej nga Tirana. Pra këto forma publicistike dhe loja më media ka qen dhe ka vazhduar për kaq vite i nderuar z. Kastrati.

Ju përshëndes dhe po e mbyllim si temë, jo aq më shpresë se do bëhet mirë sa për faktin se sot shkruan dhe argumenton sa të duash por nuk sjell as edhe një sukses... Ditët e vlerave dhe realiteteve të kësaj rruge kaq të përgjakshme do vinë por jo të ketë viktima në vazhdim siç kanë menduar dhe vepruar xhelatët e kësaj rruge...

--------------------------------.

Rexhep Kastrati 
  
I dashur Xun, Xhavit Haliti ka mbajtur distancë nga unë. Pa le që edhe nuk është që jemi njohur personalisht. Edhe kur kam qenë në "Bota sot", dhe kur dilnim me kolegë për kafe në hotel "Grand", Xhavit Haliti i shmangej shikimeve të mia dhe pasi kalonin 5-6 minuta, ikte fare. Kurse sa i përket miqasive me njerëz të "Botës sot", unë nuk dua të flas një herë, por nuk është vetëm kjo arsyeja se përse unë që sa vite vazhdoj të jem i persekutuari për pikëpamjet e mia, për analizat e mia, për qasjet e mia, për komentet e mia. Arsyet janë më të thella, dhe në të gjitha këto arse, Xhavit Haliti del një lojtar i vogël, krahasuar me të tjerët. Dhe përderisa të zgjasë persekutimi im, unë nuk mund të them asgjë. Dhe në momentin që do të lirohem nga ky persekutim, do ta sqaroj në detaje edhe procesin gjyqësor të Xhavit Halitit dhe Fazli Balajt kundër meje. Atëherë do të shihet vërtet se Xhavit Haliti është vetëm një lojtar i vogël karshi lojtarëve të tjerë shumë të mëdhenj.

-----------------------------------.

Rexhep,unë sikur alarmova gadishmërin qe ta mbyllim këtë temë ngase në këto mënyra as nuk zgjidhet problemi e as nuk ndihmohet aq shumë zbardhja e realiteteve. Situata vazhdon të jetë kjo dhe në këtë formë veç sa po u bëjmë fushatë jo Xhavitit po edhe tjerëve si ky. A nuk sheh i nderuar se për mentalitetin e këtij opinioni publik,për figurat publike rëndësi ka të lexohet,shkruhet dhe dali në ekrane televizive e jo se çfarë shkruhet e lexohet për ta e as çfarë thonë ata...

Pra nuk pati gjë të keqe për kaq sa këmbyem në formën e hapur dhe publike por jam i vetëdijshëm se kjo nuk është forma e punës time.

Një gjë më rëndësi mos e harro e po e shoh se paska nevojë ta them:

Xhaviti,vërtetë është lojtar i vogël para lojtarëve të mëdhenj të cilëve ne,nuk do mund tua shohim surratin kurrë,për jetë e mot nuk do ti kemi parasysh ata ,pikërisht për këtë arsye pastaj Xhaviti në të njëjtën kohë del lojtar i madh,madje shumë i madh para sa e sa qyqarëve tonë politikë të cilët pa ditur asgjë për të e as për lojtarët e mëdhenj në prapaskenë,ata besojnë dhe vihen në shërbim të këtyre politikave.

I nderuar Rexhep,po ta përshkruaja këtë fenomen më fakte,më emra dhe mbiemra të qyqarëve politik ,jo pak nga ne do mbesim pa mend dhe pyesim si ka qen e mundur të ndodh kjo ? .

Juve Rexhep akoma nuk ju kam par formën e persekutimit tuaj e që pa vonesë do ta kem parasysh dhe nxjerri vlerësimet e mia.

Miqësisht Xuni.