Politikë

Kultura ime politike dhe realiteti sado i brisht në teren, si dhe fakti që andej kam shumë shokë , miq e veprimtar, ma imponojn ta uroj Qeverinë e Re në krye më z. Haradinaj.

Është kultura ime politike ta njoh realitetin edhe kur nuk më pelqen. Nuk e deshta Ramushin kryemenister me gjitha këto vershime kunder tij po as me gabimet çfarë bëri, më shumë se një herë.

Per veq Ramushit, tani kryeminister, i uroj edhe disa ekstermist të pa kontrolluar tij të cilët ishin kategorik se, nuk guxon të ketë kandidat e as Kryeminister tjetër pos Luanit të Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Kjo ishte e quditshme për mua ta dëgjoj publikisht e lere më ta mbështes me kaq pompozitet ultimativ. Ja se kjo ndodhe dhe urimi im për ta, është i drejtë dhe shumë njerëzor.

Urime Ramushit dhe gjithë atyre të cilët nuk lanë gur pa levizur deri në këtë fitore e cila uroj të perfundoj më nderë të vendit tonë pa dallim para apo deri në fund të mandatit, gjë kjo në të cilën prap dyshoj, por ja se puna dhe sukseset na lejn para aktit të kryer. Uroj të jetë kështu. Opozita e mbetur të ketë kujdesë si do të veproj.

Urime qeveria në kryer më z. Haradinaj  

Luzern 09.09.2017

Xun Çetta

 

Shtesa ime në facebook:

Xun Çetta : Edhe elektorati qytetarët e thjeshtë, perfundimisht po bëjn politikë, çfarë është po edhe të thot sot nuk është dhe nuk thotë neser ! Ndryshimet duhen, e pa u ndryshuar elektorati ato si ndryshime nuk vijn pos më forma dhune të cilat i urrej perjashtuar rastet kur dhunës i pergjigjëm më dhunë por, aq shpejt sipas situatave ta shohim ndryshimin e njerëzve brenda 24 orësh. Kjo disi edhe të futë frikën ! pyet vehten, si doli tjetri para meje a nuk vinte dje kur e ftoje ?

Kur shkohej në protesta duke filluar nga KOLMAR-i e gjithëandej metropoleve të Europës, thoshin disa se, jemi çmendur, për kë shkoni ? dhe ashtu fillonin e numronin te quajturat arsy pse është kunder Ramushit, sot nuk mund tu afrohesh disave nga ta, saq pro Ramush janë pa dashur ti pergjithësoj simpatizant e veprimtar.

Unë edhe urimin e mbrëmshëm këtu, e bëra mundësisht sa më origjinal që jam, po, apsolutisht  krejt origjinal për gjithë ata të cilët dinë me lexu, analizu e kuptuar formën e urimit ko edhe mesazhi për opozitën nuk mungon, qoftë më një fjalë të vetme në fund.

Sot në kafen e mengjesit, relativisht të gjithë ishim të mendimit se u bë mirë dhe jemi pak a shumë më të lirë te dalim para opinionit Zviceran, derisa nuk jemi qytetar të një shteti i cili më muaj të tërë po sorrollatet pa mundur ti ngrit institucionet e shtetit…

Bojkotin e opozitës e gjykojm, ngase ashtu opozita as alternativa nuk ofron po edhe vetë opozita mesveti nuk bashkëpunon.

Këtu sa jemi në foto e ca tjerë të cilët u shperndan, të gjithë ishim poafersisht të këtij mendimi me pak ndryshime te vogla ngase ishin pjesëtar të gjitha subjekteve politike.

Kafën për fitorën e Ramushit dhe daljën e qeverisë së Re, të gjithëve na paguajti veprimtari i më hershëm Dedë Hajdari.

Kur dualëm jasht, edhe njëhere e falenderova Dedën për kafe, por njëri këtu prezent në foto me thot: Xun, diqka ke harruar mendo. Jo more sot nuk pata as qantë as qelsa veture e as kuletën nuk e nxora që ta kem harruar pasi që paguajti Deda, u përgjigja unë. Mendo edhe njëhere me thot ai dhe filloj ta merr një pozicion sikur po fotografohet para hyrjës këtu. Aaaa po, paskna harruar ta bëjm një foto për ditën e parë të shtetit tonë më qeveri të re, thash unë dhe nxora aparatin, e kurrdisa në fotografim automat dhe pa gishtin tim, aparati e shkrepi këtë foto.

PS.

Unë mramë nuk e kam uruar vetem Ramushin por edhe shumë veprimtar e simpatizant tjerë, madje më theks të veqant ekstermistat të cilëve nuk jua kisha lakmi qendrimin gati si të dhunshëm më kërcnim do ta quaja ose,ose. Ata tani po shoh se paskan heshtur , por unë nuk e keqkuptoj këtë heshtje siq thotë një fjalë e popullit, ,,kalova lumin e …kalin“.

Shendet e kaloni mirë