Xuni në vizitë Spitalit partizan Franja ,drejtoria e burut dhe të burgosurit. 16.06.1988. Begunja -Radovlicë
Inormacione - Imazhi
Përshkrimi
PS:
Kjo foto bashkë më dy fotot tjera pra ( spitali partizan ,,Janja”si dhe aty ku jam duke ven lule si dhe fotoja e tretë ku jam duke i bërë vizitë ish burgut ku janë maltertuar partizanet),detyrimisht donë një përshkrim tepër interesant ku do kuptojmë se si drejtori i burgut me tha po atë që ma kishte thënë edhe Psikologja para dy ditësh. Pra qe të mos refuzoj vizitën këtij spitali partizanësh dhe ish burgut ku janë maltertuar partizanet,ngase me këtë vizitë na ndihmon ne qe ta kemi një përshkrim karakteristik mbi qëndrimet tuaja,ngase siç ju kemi thënë disa herë,ne kemi vërejtje edhe nga Kosova për trajtimet çfarë po u bëjmë të burgosurve politik nga Kosova. Kohët e fundit më shumë se më parë nuk na reagon vetëm Beogradi por edhe Prishtina më tha drejtori i burgut Marian Puc.
E kuptova lojën dhe shkova më kënaqësinë më të madhe,ku duke na sqaruar se si në një qoshe ishin torturuar partizanë,unë shfrytëzova rastin e thash :
Unë propozoj ta bëjmë një minutë heshtje për të torturuarit dhe masakrimet çfarë paskan pësuar këtu në atë kohë lufte dhe njëkohësisht të shprehim keqardhje për ata të cilët sot po e keqpërdorin pushtetin duke arrestuar,maltertuar,torturuar dhe aty këtu vrarë të pafajshëm tani në paqe. Tentova ta vazhdoj,por me shumë taktikë më ndërhyri një psikoöogje shumë humanitare në punën dhe sjelljet e saja ndaj të burgosurit dhe tha:
Çetta,Çetta nxito pak se po shkojmë tutje në dhomat tjera ku janë ekzekutuar partizanët,kështu ma ndërpreu dhe më pas u binda se kishte bërë mirë ngase gjithë çka kisha vazhduar do kishte qenë e tepërt dhe ndoshta më komplikime të pa nevojë.
16.06.1988. Begunja -Radovlicë
ngarkuar nga
Xun Çetta
madhësia
42.33 kBytes
klikime
5137
Vlerësime
Asnjë
Datë
am 08.11.2011 um 22:25
Vlerësime
Loggen Sie sich ein, um einen Kommentar zu schreiben.