Politikë

 Koha e cila po na vret shpirtërisht është kjo sot, po kjo e keqe po na percjell dhe nese i thuan të vertetat, edhe vrasja fizike nuk perjashtohët neser, ta luftojm shantazhin politik, të keqën e cila po deperton si turjel në mesin tonë, ky është mesazh sa nuk po perseritet e kaluara jonë.

Jam i pa kohë të shkruaj e as merrem më ligësitë e gjithë çfarë po zihët sot në momentin kur serish na erdhi dita e fitorës sonë...Nese nuk je ai që thuan më mirë vdis.

Nuk ka ligësi më të madhe madje pa pikë yndyre të njerëzisë e aq më pak të patriotizmit kombëtar se kur mbi 20 vite pas lufte, në Kosovën ta quaj të lirë, pa rreshtur perfolësh nga UDB-ist shumë në zë gjithëandej odave, kafeneve dhe takimeve publike dhe bash asnjëherë, nuk kemi pas guxim as forcë morale të ballafaqohemi e as të shkruajn disa të perfolurit, qoftë dy fjalë kundër UDB-istëve për së gjalli tyre !!!

Të shkruajsh pas vdekjës tyre është ligësi dhe pertej sajë si ligësi veqsa e konfirmon guximin e tyre, pra të UDB-istëve per kaq vite në Kosovën tonë të lirë.

Pardje, shokë tonë paskan lexuar një artikul interesant në profilin e njërit nga veprimtar në zë dhe dje ma thanë në Shtuttgart , derisa sot tani sapo e lexova edhe vet këtë artikull, ta quaj postmortum ku shkelët kufoma e të cilit për së gjalli nuk ke guxuar ti dalesh përpara sa ishim të pushtuar e as krejt vonë 20 vite rresht në Kosovën e lirë !!!.

U turpërova më ligësitë dhe pa guximin patriotik kur dje degjova dhe sot lexova artikullin e ult në fjalë qofshin të gjitha të verteta ato mbi një fshehtësie e cila veqsa po reflekton...

Një miku tjetër i cili kishte lexuar këtë artikull të ulët e hiq burrëror për mua, bëri gabimin e radhës dhe më thotë :

Xun, duhet ta diesh një gjë, se, udbashi Mehmet Loci i Pejës, plotë një vit, ja ka konfiskuar pasaportën njërit dhe gjashtë muaj rresht tjetrit, duke i detyruar ata që të më vrasin mua por fal zotit, ata nuk kanë pranuar urdhërin dhe sot jam gjall.

Dëgjo mik i respektuar dhe i nderuar gjithësesi tek unë : Mos ja thuaj kujt këtë gjë në këtë kohë ngse gjërat tashmë kanë marr erë dhe nisur nga sa u pam për kaq vite në liri, njeriu normal ndalet e të pyet, po a je në Kosovën tonë të lirë, pse nuk i merr ata dy shpetimtar të jetës tuaj e të shkosh ti ballafaqojsh më Mehmetin duke i thënë këtij të fundit, Mehmet, unë nuk jam kriminel e as hakmarres në Kosovën e lirë por më trego, a ke pas diqka personalisht më mua që të më vrasësh apo ke pas urdhërin nga shteti vrastar dje ? Kështu i thëm unë mikut i cili po më rrefente dhe për një moment u ndal.

Më fal mik i nderuar i thëm atij, veq jam lodhur më atentate të improvizuara në Zürich, në Xhenevë e sa e sa të tilla, dhe duhet ta dini një gjë, se kur ta ka venë shigjetën pushteti ai të ka vrar e harruar, më pejashtim nese zoti të ka shpetuar e nuk ke vdekur pas atentatit.

Po të jem unë në pozitën tende mik i nderuar, nuk flas asnjë fjalë si dhe tri ditë e net nuk do ha e as pijsha uj pa e ballafaquar Mehmetin më ata dy shpetimtarët tu të cilëve ua paske birxh jetën...Patriotizmi juaj mik i nderuar dhe i atyre dy personave do ishte ky si veprim i kohës sonë.

Larg duart nga krimet e reja si pasojë e të vjetrave, ballafaqimi pa hakmarrje në shtetin tonë, është vet shteti ligjor.

Unë e di çfarë ka ndodhur pardje, çfarë ndodhi dje dhe mund të ndodh sot, por krimi nuk është forma e jetës tonë të perditshme e këtij shekulli mik i nderuar. Unë, nuk i besova pushtetit pardje, nuk i besova as dje e as sot në Kosovën e lirë për gjërat të cilat i di dhe asgjë nuk ndermerret në këtë sallamadi njerëzish pa shtet ligjor.

Nese nuk veprohët kështu si thëm unë, kam frikë se viktimat e atentateve të improvizuara mund të na dalin vet krimi. Ti shoq vepro...

Ne, ose do të funksionojm si shtet ligjor, ose do të mbesim duka shantazhuar njëritjetrin në politikë dhe krimi të mbetet mes nesh pa fajësuar të huajt të cilët gjithësesi punojn kundër nesh.

Luzern 18.04.2021

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4150435464976552