Rrefime

 

Ma kanë kuptuar disi kokëfortësinë, por më shumë u ka penguar kur kam sjellur dëshminë.

Më dëshmi e kokëfotësi, ata vërtetë gjithëherë i kam thy ! por politika nuk ishte aty ! politikisht e më dredhi ata ndryshe ma känë kthy, këtë nuk e quaj trathti por pabesi.

Nga pamundësia e tyre më me ndalu, ata u pajtuan që unë më kritiku e ata më fitu dhe në fund jo më mua në politikë më vallëzu.

Kjo lojë, gjithë të pabesëve veq ju ka kushtu, ata, ende nuk janë tu e kuptu ngase nga pervetsimet e teperta në pabesi ata janë verbu.

Konstatimi :

Të gjithë të tillë politikan, teper kanë politizu, hiq nuk kanë vepru e kritiku por në heshtje, vetëm kanë perfitu. Nuk kanë bërë asgjë që vendi më u çliru dhe pas çlirimit më u pavarësu e bashku.

Kjo, pa dyshim ka më ju kushtu ngase diplomaci të rënda mbi ta kanë më vepru dhe gjitha pabesitë e tyre kanë më u zbulu.

Kështu në finale ka më rezultu nese shpeton populli pa u kriminalizu.

PS:

Në shetitje më gru kësi monologu në kokën time herëpasherë u zhvillu sa edhe gruaja më kishte hetu. ,,Mos lodh kokën se më ki mu“ tha Gruaja ime.

( Unë moj gru nuk jam vetmu, por njerëz të mirë e veprimtar është bërë vështirë më i bashku, e keqja më e madhe është se mes tyre, shumë leht i keqi është duke u inkorporu dhe menjëherë ata po dinë më u avansu, ndoshta kështu të mirët qenkan gjyku)

Kështu i thash gruas time dhe u prish monologu im.

Monologu në raste të caktuara është i natyrshëm dhe është pjesë e jetës tëk gjithë ne që mendojm.

Luzern 18.10.2012

Xun Çetta

Shtesa në facebook sot 19.10.2016 :

Unë të nderuar/a miq e mikesha, në këtë monolog dëshprimi kështu kam shkru, besoni më frikë të madhe se e kam tepru, por tani po verej se është dasht më e vazhdu.

Dëshprimi i madh rrallë të shtin edhe aq arsyeshëm më mendu dhe në monolog realitetet sekrete më i tregu, kjo disa herë më ka ndodh mu.

Sa herë që në këto forma kam shkru pas shumë vite më ka dal se ja kam qellu dhe kështu në tranzit pushimi vehtën e kam ngushllu e jo si mjeran më u tranu ngase të parët kështu na kanë mësu se si duhët më rezistu.

Re të zeza politike mbi ne vërtetë janë duke fluturu sa nuk kam guxim ato ndryshe më i pershkru, i sigurt se edhe kështu mundëm më u kuptu dhe gradualisht rrezet e diellit mbi trojet tona kemi më e pru i bindur se vetëm kështu deshprimet kemi më i kalu sa që tjerët si model kanë me na kopju për tu bundur edhe të tjerët sesi duhet më perballu për të rezistu dhe në finale më fitu.

Jemi popull i cili më shumë se të tjerët nen atë qiell e meritojm në paqe si fitimtar më jetu e jo më shekuj duke vajtu për të na imponu heshtjën dhe në heshtje prap më na robëru.


Largim nga monologu i dëshprimit:


Të nderuar/a lexues/e , miq e mikesha.

Për katerdhjetë(40) vite perpjekjesh pa u ndal, më këtë monolog dëshprimi po i bëjë diçka më shumë se katër(4) shkrime të tilla, pra të kësajë natyre ku tani po këtu, po i ofroj edhe tri tjera në kohë të ndryshme, pra forma shkrimi këto të cilat zëjn vend tek proza, poezia , satira dhe monolugu.

Unë nuk shkruaj poezi, as proza, satirat i dua dhe herëpasherë do me shkojshin në shkrimet e mia të cilave nuk po ju gjëj fillimin as fundin atyre.

Mendoj se nuk po gaboj nese thëm : Edhe këto forma shkrimi paskan kënaqësinë e vet dhe më ndikim të qellimit tim në opinion.

Lexo këtu edhe tri forma të tilla shkrimi në kohë të ndryshme kur unë isha skajshmerisht i dëshpruar por jo i larguar nga rruga dhe qellimi ynë:

  1-

Djepit tim

O djep i femërisë time qofsh i bekuar për jetë e mot
po si më rrite për të vdekur sot.

Për të vdekur sot po e kërkon liria nuk lejoj të robërohem nga tirania,
tiranitë shpesh herë na kanë robëruar herë më dhunë e shpesh duke na mashtruar

Sot mashtrim s`lejon rinia,s`lejon ajo sot më shkollim, të arsimuar dhe më faqe të bardhë duhet të mburremi se jemi shqiptar

Se jemi shqiptar dikur s`na njihte Evropa erdhi dita t`na njeh tërë bota
Të na njeh bota dhe t`mendon mirë për ne se si po vdesim për atdhe.

Xun Çetta

Burgu i Lubjanës  (Vetmi Mars 1985)

----------------------------------.

2-

Mitrovicës se plagosur 2004 ripublikim 2008

Nëse ne,nuk po bëjmë asgjë për ty Mitrovicë
Nëse ne individualisht në llogari të plagëve tua karrierë politike po bëjmë,nëse ne po heshtim dhe me heshtje materialisht si individ po përfitojmë,nëse ne ,,fshehurazi”kështu po tradhtojmë dhe tradhtia para se të përfundoj krimin tonë po zbulon,te lutëm ti Mitrovicë qëndro !!!.

 
Qëndro Mitrovicë,se pakicë politike tradhtarët tuaj janë,qëndro Mitrovicë se gjenerata jo politike si shumicë,kështu nga ti kërkon,qëndro Mitrovicë se edhe bishat e ndarjes se Ibrit këtë realitet shpejt do ta kuptojnë,qëndro Mitrovicë e plagosur se vetëm qëndresa plagën ta shëron,qëndro Mitrovicë se pa ty nuk kemi ku shkojmë. Vonesa në reagim sigurisht do të na kushton.

Ata që mbrojnë dhe fshehin krimin mbi ty Mitrovicë,edhe vet kriminel janë,ata që bëjnë politikë qorre pa vetëdije a me të,po këtë punë po e bëjnë.
Ata qe thonë se në Mitrovicë nuk ka ligj as organizim,veç si në xhungul njeriu jeton,ata vet bëjnë krim,ngase përgjegjësinë e Beogradit nga krimi i organizuar po largojnë dhe kështu ministër drejtësie vetës i thonë.

Ata të cilët me deklaratat e tyre politike vetëm rezultate po numërojnë,kështu bëjnë krimin e dyfishtë kur,nga pozita e pushtetit,neve kritikëve na kërcënojnë.
Ata nuk po shohin fatin tuaj Mitrovicë se kah po e çojnë,kjo padyshim do të u kushtoj,po,po do të u kushtoj.

Luzern Mars 2004--2008

Xun Çetta.

----------------------------------.

3-

Kosova për Çamërinë

Çamëri oj Çamëri ku jam unë e ku je ti.
Ne të dyja ishim Shqipëri, ku jam unë e ku je ti
Çamëri oj Çamëri.

Ndoshta ne nuk ishim krejt fajtore
Jo fajtore përse ne ishim binjake
Por nëna politikisht paksa na qëlloj dinake.

Jo Çamëri nuk je krejt fajtore
Nga një nënë paksa dinake tani po të bëhen dy
Dy gjysmë nëna bëjnë sa një ndoshta edhe ti do të jesh Shqipëri
Çamëri oj Çamëri ku jam unë e ku je ti.

Çamëri oj Çamëri Ulqini, Presheva dhe trojet në Maqedoni
Nuk po të lënë të vetm uar ty,ato bashkë po mbesin si ti Çamëri oj Çamëri
dy gjysmë nëna bëjnë sa një ndoshta edhe ju do të jeni aty

Çamëri oj Çamëri aty ku më mungon ti jam pa fe e pa Shqiptari
Çamëri oj Çamëri kah do që shkoj e sëmurë jam pa ty
Çamëri oj Çamëri nuk po qetësohem dot pa ty

Evropë 01.01.2008.
Durim Ballkani-atë kohë , pra isha unë Xuni


Ripublikim 19.10.2016

Xun Çetta.