Politikë
Edhe sikur Mali i Zi i cili faktikisht nuk po pretendon në trojet tona, sikur sot të deklaron : ( Për ne nuk është i drejt ky demarkacion i sygjeruar nga nderkombëtarët) unë jam i sigurt se një pjesë e faktori nderkombëtar i implikuar në këtë qështje, do dali kunder marrveshjës dhe pajtimit Kosovë-Mali i ZI.

Këtu është një diplomaci e ndyerë sa që askush nga ne, nuk po e kuptojm se çfarë qendron prapa kësajë loje politike.

Nese mua nuk më është lënë hapësirë dje e as sot në politikëbërjën e Kosovës, ju lutëm ma jepni të drejtën ti thërras deputetët e vendit që ashtu siq u treguan unik më rastin e projektligjit për Trepçën, le të jen unik tani kunder demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i ZI.

Mos të i mashtron dikush deputetët më pozitat që kanë si qeverotar se gjoja nese nuk e votojm demarkacionin po e izolojm vendin dhe po i humbim miq nderkombëtar pa përmedur liberalizimin e vizave, lojë qesharake kjo. Jo, kjo nuk qendron, perkundrazi, pas refuzimit të këtij demarkacioni më votë, vendi ynë do isht më i vlerësuar para miqëve të vertet nderkombëtar dhe kështu do ishte fundi i diplomacive të ndyera të cilat mjerisht po dominojn nganjëherë.

Unë nuk kam çfarë thëmë më shumë në këtë lodhje truri mbi këtë problem. Pergjegjësia e deputetit-deputetës është e madhe, tregohuni të pergjegjëshëm për vendin.

Luzern 14.10.2016

Xun Çetta

Komenti im shtesë :

Xun Çetta : Neser 16.10.2016 në Mal të Zi janë zgjedhjët më shumë rëndësi për fatin e vendit tonë. Kjo ishte arsyeja pse thëm se Mali i Zi sot, nuk ka pretendime ndaj trojeve tona sa ka diplomacia e fshehur në emër të nderkombëtarëve dhe kërstinës së qerrës politike të lindjës. Jam fatkëq, tmerrësisht fatkeq kur nuk mund ta thëm krejt shkoqur nivelin politik në popull produkt i qeverive të dobëta, dy fatkesi tonat këto të cilat ushqejn njëra tjetren për të mbijetuar në politikë.