Kulturë
Pas 49 vjet: Foto më vëllaun si fillorist 1967 dhe tani 2016 më djalin e agjës, pra më Demën po aty para shkallëve të shkollës fillore ,,Rilindja“ Trestenik.




Dy shkolla fillore ku isha si fillorist, shkollën e mesme ish ,,Shaban Spahia“ tani ,,Odise Paskali“ në Pejë, Universitetin dhe Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Kazermat ushtarake ku isha si ushtar në Shibenik të Kroacisë, Burgjet si në, Prishtinë, Lubjanë-Kopër- NovaGoricë të Sllovenisë, e shumë e shumë vende tjera si në bjeshkë, bregdeti etj kah kam qenë, unë i vozitoj thuajse rregullisht, kësajë radhe zgjodha këto dy foto si krahasim dhe kujtim në kohë.

Më mua flisnin muret, shkallët, dyert, dritarët po edhe bagrenat e Shkollës për rreth si deshmitarë të kohës.

Unë jetoj më fotot, gjitha këto vizita dhe kujtimet e këtyre vendeve më foto e filmime , më bëjn të mos harroj dhe kështu të jem përshkrues origjinal i kohëve që kaluam.

Ti kujtojm dhe mos harrojm kohët, koha nuk vdes, të bëhemi pjesë e kujtimeve të sajë krejt origjinal ashtu si ishin kohët dhe ne rreth sajë.

Luzern 31.08.2016

Xun Çetta