
Foto 1: Shtëpia e vjetër ku u linda dhe u rrita si femijë, shtëpi kjo ku vlojn kujtimet dhe përshkrimet e jetës në këto troje. Kjo foto, vërtetë i ka, jo 1000 fjalë por 1000 tregime të cilat duhën përshkruar dhe publikuar veq e veq si realitete perjetimesh nëpër kohë të ndryshme ato.
Foto 2: Dritarja e dhomës në të cilën u linda më 29.05.1956
Luzern 26.06.2016
Xun Çetta
Komentet:
Muharrem Kosumi : I plagosuri nga ushtria më 1981 ishte Xun Çetta. Ishte njëri ndër më të pregatiturit të atyre ditëve. I zuri ngusht Rekathatët (gjyqëtar) dhe kurrë mos u njomshin dhe avokatët....!
Xhafer Leci : Përshëndetje nga Gjilani, Xun Çetta Më vjen mirë që shtëpia e juaj e lindjes ende nuk është rrënue. Shtëpisë time ku u linda e rrita as themeli nuk i dihet, e kjo është mjaftë e dhëmbshme...
Sylë Maksutaj : Shtepi e vjeter burim i trimerive.
Xun Çetta : Ju përgëzoj për mbamendje dhe vlerësim kohësh i nderuar Muharrem. Ju përshëndes Xhafer i nderuar dhe më keqardhje ju njohtoj se Shtepia ime ashtu si e juaja dhe shumë kulla tjera, edhe kjo në foto, është pa një gurë themeli si kujtim. Mos kujdesi ynë si popull, mos prezenca ime atje më vite të tera, kanë bërë që ta kemi këtë fatkeqësi të humbjës së kujtimeve dhe monomenteve të vjetra. Sylë i nderuar, keni të drejt .kullat tona sjellin kujtime dhe na bëjn që të mos harrojm kohët nepër të cilat kaloj populli ynë...PS. Këtu para deres Harkore shihet një, si e quajshim Hambarë, aty ka pas sekretet e veta dhe po aty në atë hambar të vogël kishte vepruar axha im i ndjer Brahim Ramë Cetaj i vrar në kullën e Popit në Istog. ( Tani rruga mban emrin e tij në fshat) Për herë të parë, jo në oda burrash e as në shtepi zjemi si i thoshim, por vetem në këtë hambar kemi parë pak metra katror të shtruar në dysheme drrasash.. Këto janë kujtimet e humbura për të mos i prek më dorë e as parë më sy !!! Lum ai i cili mban mend dhe perkujton e nuk harron.