Politikë


TV Klan Kosova Zona e Debatit 12.03.2012. 30 vjetori i LPK-së


Mysafir në këtë emision ishin katër (4) shokë qe i njoh deri diku mirë si katër (4) karaktere krejt të ndryshëm. Kjo është vlera e debatit çfarë imagjinoj tani e sa kohë nëse nuk keq shpërdoret kjo nismë debatesh.

Pasi nuk po komentoj këtë emision,por fillimisht po bëj ca krahasime në kohë për ta parë veten se sa isha në rrjedha. Rreth këtyre debateve të fundit si nismë e tillë,unë mendoj dhe shpresoj se do duhet të vazhdon hulumtimi tutje,debate tutje dhe mjerisht kam frikë se do ndodh po si më organizatat ilegale të Kroacisë ku del fakti se UDB-ja kishte pushtuar organizatat e tyre ilegale. Qofsha i gabuar unë dhe të me demanton koha për hir të kaq sakrificave dhe kaq veprimtarëve të cilat për herë e më keq po zhgënjehen.

Mysafirë debati :

1-Sadri Ramabaja--------

2-Mustaf Xhemaili-------

3-Reshat Sahitaj----------

4-Ibrahim Kelmendi-----

Referati im ne tubimin e LPRK-se 11.10.1992 Zug.

Fillimisht përshëndes ketë tubim ne emrin tim personal nga se nuk i takoj asnjë partie apo shoqate në emër të cilit organizim do e përshëndetja këtë tubim pasi ka dhjete(10)muaj qe nga bredhi për hulumtimin e gjendjes politike ne tërë Evrope e ne Shqipëri si dhe po merrem me studime dhe hulumtime te thella te situatave politike te cilat unë për fat te keq i quaj situata te mjerueshme për kombin tonë,

Atehere pikërisht për këtë desha te ju prezantoj dhe informoj me pak fjalë mbi situatën politike ne Shqipëri,krizën e saj politike ne Parlament dhe qëndrimet e tyre ndaj Kosovës dhe Kombit në tërësi për aq sa kam par unë.

Se është situate e vështire ekonomike ne Shqipëri e dimë te gjithë , nuk ka çka te diskutohet këtu,por kohëve te fundit Shqipërinë ne tërësi e ka përfshirë edhe një breshër e rreptë ne fushën politike,pasoja të cilat po i ndien populli.

Partia ne pushtet,po zbaton diktaturën e turpshme 45 vjeçare ne mbi baza partiake,ku ka filluar spastrimet administrativ jo vetëm ne vendet kyçe por edhe ne portier,shërbëtoret dhe pjatalarës te cilët po i largon nga puna vetëm nëse nuk janë anëtar te PDSH-se ne pushtet...

Thjesht nuk po pësojnë fajtoret e sistemit monist, por fshisa e spastrimit si e quajnë ata vet, po i godit pa mëshirë anëtaret e partive tjera dhe jo partiaket,bile po ndodh e kundërta ku fajtoret e monizmit veç sa po fshihen me antarësimin e tyre dinak ne PDSH- vetëm sa për ta gjet mbrojtjen e tyre politike nga dora e rendë,për ditë e më e rendë e partisë ne pushtet.

Organet e rendit publik sikur e kanë përmirësuar situatën ne te mire madje dukshëm nga rrëmuja.që ishte,ndjekja e kriminaliteteve te ndryshëm ka marr rrugën e mbar ne Shqipëri,por me ka

pushtuar frike se korrubcioni dhe vjedhja e modernizuar nga vet pushteti jo vetëm se po çfaqet,por ka gjasa edhe te legalizimit të këtij fenomeni,çka do te thotë se prapë po ndiqen amatorët dhe diçka me pak klasa punëtore a krimet kabinetike te organizuara mirë nga

koltuqet,ato mjerisht po vazhdojnë me te madhe.

Qe te gjithë atje ne Shqipëri dhe ne këtu , Jemi për te u forcuar policia,por jo polici e burokracisë politike qe ta ndjek krimin vetëm ne amator dhe popullin e thjesht kaq ashpër vetëm për te e mbrojt kokën e burokracisë në kabinetet e tyre dhe krimin e organizuar nga struktura shtetërore,them këtë ngase kështu u pa se ku do te shkojmë pas pak vitesh.

Sigurisht se më forcimin e policisë ne vendet demokratike i shkatërron asaj burokracie terësisht sistemin e sajë politik e edhe atë ekonomik,pra të dalim aty ku ishim në fillimin e demokracisë.

PDSH-ne e ka përfshi një plasaritje e madhe politike brenda për brenda gjirit të sajë, pikërisht pse po kalon ne diktature politike,ndërsa partia socialiste si opozita me e fortë ka punuar por

kohëve te fundit nuk me duket se po punon për çështjen kombëtare aq sa po punon dhe lufton për ta marr pushtetin më çdo kusht në vitin e ardhshëm.

Por si do ku do,ajo po e bën edhe një pune te mire,po ofron bashkëpunim me te gjitha partitë tjera si p.sh:PUK-PSDSH-Partine e te gjelbërve etj,etj.

Thash se po e kryen edhe një pune te mire për arsye se pa bashkëpunimin e partive shqiptare nuk ka dhe nuk do te ketë pluralizëm te shendosh politik mbar kombëtar.

Me keq ardhje ju informoj se në Shqipëri çështja gjithëkombëtare ende nuk është ne rend dete e çka është edhe me e keqe te mjerët ende nuk e din dhe nuk donë te kuptojnë faktin se pa zgjidhur

çështjen kombëtare si tërësi ata nuk do te mund te zgjedhin asnjë problem politik e as gjendjen e shkatërruar ekonomike ne Shqipërinë e sotshme në tranzicion.

Sa i përket këtij tubimit te sotshëm, unë ju kisha drejtuar vëllezërve nga LPRK-ja pikërisht këtu: Se po dobësohet LDK-ja ne po shohim dhe pajtohemi se është realitet kjo dhe se ky dështim i sajë është një realitet i pa diskutueshëm,se Lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar ngeli aty ku e lamë ne vitet 1989-1990,bile edhe me mbrapa dhe me e dobësuar ne aspektin e faktorit te brendshëm,për arsye se sot uniteti i forcave te shëndosha qe sakrifikuan ne kohrat edhe me te bujshme,aj faktor tani është me i mangët, e me pasiv,pikërisht pse ato forca i ka përfshirë edhe një shkapërderdhje e madhe te cilën e ndihmoj intervenimi i forcave burokratike për mes kamuflimit te tyre ne pluralizmin politik dhe sistem shume partiak në këto tri vitet e fundit e qe vërrshimat e tyre gëllditën edhe luftën tone për çlirim, pluralizëm politik dhe demokraci te mirëfilltë.

Në këto rrethana sot ju pyes ju vëllezër nga LPRK-ja: Me cilat parti shqiptare i keni harmonizuar programet kombëtare dhe strategjinë e luftës eventuale e cila po na kanoset prej dite ne dite, po mendoj më cilat parti shqiptare nga trojet tona nen ish bishën Jugosllavi të sapo thyer ajo dhe me cilat parti ne Shqipëri pasi që po flasim ne shkalle kombëtare?,kështu qe mos te fitohet përshtypja se po mbeteni prapë vetëm ju LPRK-ja dhe te na dilni prapë në sistem një partiak.

Ju pyes ngase nuk dëshiroj e as qe do te lejoja qe LPRK-ja te e dëshiron si dhe te punon për dobësimin dhe largimin e LDK-se përfundimisht nga pozita politike vetëm e vetëm për te i ardhur momenti kësaj për te fituar kredibilitët politik e jo aq shume për çështjen e çlirimit dhe bashkimit kombëtar,siç e shpreha shqetësimin tim ndaj partisë socialiste këto ditët te fundit ne Shqipëri.

Ne piken tjetër prap kam një vërejtje:Ka kohe qe nga kur opinioni mbar kombëtar po shpreh bindjen dhe mendimet e veta duke menduar se LPRK-ja është komuniste,me çka unë personalisht nuk pajtohem aspak,unë njoh shume anëtar dhe aktivist e simpatizant te LPRK-se më të cilët kam biseduar gjere e gjate me te gjithë dhe nëse janë te sinqertë ndaj meje,mendimi im ndaj organizatës se LPRK-se është se ajo ne rend te pare nuk është parti politike si dhe ende nuk është përcaktuar njëzëri mbi baza ideologjike për çka edhe përfolët në opinion...

Unë ne radhët e LPRK-se edhe po shoh komunista por jo e terë organizata komuniste, bile nëse nuk gaboj një e katërta ndoshta me pak janë me bindje komuniste, por po shoh edhe mjaft demokrat te mirëfilltë e qe nuk dëshirojnë te i verifikojmë si komunist,po shoh edhe rryma te forta radikale,por jo deri në ekstreme të tepruara.

Pra pas tera këtyre vërejtjeve qe kam,ju pyes:perse nuk po punoni ju vëllezër më shume më bindshëm dhe te deklaroheni publikisht në mënyrë qe ta bindeni dhe ktheni opinionin shqiptarë me fakte se LPRK-ja nuk është parti politike e as ideologji e kuqe politikisht,por se kjo ka qen dhe mbetet front i te gjithë ne shqiptarëve ne luftë te përbashkët për çlirimin e vendit e qe pas çlirimit dhe bashkimit shqiptar,ndoshta nga LPRK-ja do te dalin dy tri(2-3) parti,pra kjo mungese e shpjegimit tek ju pak a shume po i largon shume simpatizant te çlirimit dhe bashkimit si dhe anëtar qe militojnë ne LPRK nga se po frikësohen nga etiketa e kuqe.

Me 11.10-1992 Zug-(Zvicër).

Xun Cetta Istig.


PS:

Incizimi kasetofonik bruto incizim i këtij tubimi po mbetet në arkivin tim.

Kishte kohë që kur LPRK-ja mjerisht më veprimet e njerëzve të gjuajtur brenda sajë si organizatë,kishte filluar të i humb emra e emra veprimtarësh dhe gradualisht në këtë organizim po bëheshin faktor të gjuajturit aty….Ishin emra vërtet veprimtarësh që ishin larguar nga kjo organizatë që para ardhjes sime në mërgim 1991-ten,pastaj si pasojë i gjeta dy LPRK- më shumë veprimtar e simpatizant të çështjes anash tyre,kisha gjetur edhe Komitetin për informim të Kosovës, per opinioni ndërkombëtar,në krye më Xhafer Shatrin Gafurr Adilin,Ymer Cacajn etj…..Tashmë nga LPRK-ja kishin dal edhe Mustaf Xhemajli, Sadri Ramabaja,Muhamer Shabani Ibish Neziri veç ishte në dalje e sipër etj,etj,çka është më keq të gjithë të dalurit nga këtu nuk dilnin në opinion më arsyetimet e tyre,veçse ashtu po pasivizoheshin në heshtje madje duke i shfrytëzuar LPRK-ja edhe pse ashtu jashtë sajna .

Shtesa sot 13.03.2012 :

Kjo tryezë për mendimin tim ishte aso çfarë ka kohë qe kur po kërkoj që të fillojnë ballafaqimet e qëndrimeve në kundërshtim njëra më tjetrën si dhe të ballafaqohet akuza më demantin nga distanca. Kjo është faza e parë dhe më pas vinë analizat për ta konstatuar se kush sa ka ndikuar në thyerjet tona deri në sabotim iniciativash po si të i kishte urdhëruar UDB-ja.

Të kundërshtosh dhe propagandosh te keqen si e keqe kuptohet më fakte dhe pa shpifje në kohën kur ka ndodh ajo e keqe,kjo në analizat që do dalin nuk do merret si kundër produktive e as si përçarëse,e përsëris nëse qëndrojnë ato si të vërteta. Pikërisht ky është qëllimi i zbardhjes së krejt kush çfarë ka bërë dhe më çfarë është marr.

Tentativat më ,,arsyetime” se më akuzuan por nuk ishin të vërteta dhe nuk pata çfarë bëjë si dhe i akuzova por ashtu mendova !!! ,kjo nuk do ketë vend në të ardhmen edhe pse veç kanë filluar këto lojëra që në start për ta kompromentuar nismën e ballafaqimeve...

Për kaq dekada shekulli në këtë rrugë,ishin patriotet,spiun e tradhtar dhe nuk mund të shtiremi se nuk paska pasur as patriot të vërtetë e as spiun e tradhtar...Jo,kjo nuk do i bënte nderë vendit aq më pak të ardhmes sonë.

Për momentin ofrova këtë variant për publikim edhe pse kam të përgaditura mbi 10 faqe koment bërë këtij emisioni.

Luzern 13.03.2012.

 

Komentet:.

Facebook (update+zrdooepcev=z@facebookmail.com) 

 

Mittwoch, 14. März 2012 22:09:43 

 

 

 

Përshendetje, Xun

 

Qerim Kelmendi komentoi mbi foto tuaj.

 

Qerim shkroi: 

I NDERUARI VELLA IBRAHIM KELMENDI...!

MOS U`A PRISH REHATIN ISH UDB-sheve,SEPSE NE TE KUNDERTEN DUHET TA KUPTOSH GJENDJEN E TYRE,SEPSE KE PARASYSH SE ARIU SA ME I PLAGOSUR QE TE JET,AQ ME I TERBUAR DHE ME I RREZIKSHEM BEHET.
UNE NUK THEME QE TI TE FILLOSH E TE MENDOHESH EDHE PER FRIGEN-TUTEN,SEPSE ADN-ja JUAJ SIQ DUKET NUK E KA TE INQEZUAR KETE FENOMEN,POR EDHE TE BESH KUJDES NUK ESHTE KEQ.
NE KOSOVE PO KRIJOHET NJE HENDEK MES ÇLIRIMTAREVE DHE UDB-asheve,HENDEK QE ISHTE MBYLLUR ARTIFICIALISHTE ME SHPRES SE ISH UDB-ashet E DJESHEM DHE TE SOTEM DO TE NDERGJEGJESOHEN DHE DO KRYEJNE NJE AKT,TE PAKTEN MORAL,NJE KERKIM-FALJE PUBLIKE.
U GABUAM SEPSE NUK E KUPTUAM SE KY VULLNET NUK ESHTE NE DOREN E TYRE,DHE SE ISH UDB-ashet E DJESHEM DHE TE SOTEM JANE PENGJE TE SERBISE DHE NUK E KANE FORCEN DHE GUXIMIN QE TE DIVORCOHEN ME SERBINE,E CILA I SHANTAZHON ME NJE BETIM-DEKLARAT QE ATA KANE DHENE DHE NENSHKRUAR PARA ZYRES PER REKRUTIM...
MENDOJENE PER NJE MOMENT QE KENI PSUAR NDESHJE KOMUNIKACIONI-AKSIDENT DHE KENI HUMBUR JETEN,DHE NUK EKZISTONI. DHE PASI TA KENI MENDUAR NJE GJE TE TILLE E KENI ME TE LEHTE QE TE GJENI FORC DHE GUXIM QE TE DIVERCOHENI NGA UDB-ja.
NJE GJE KINE PARASYSH,NE NUK DO ZBRAPSEMI DHE NUK DO GJYNJEZOHEMI PARA PRESIONUEVE TE UDB-se DHE PARA LUFTES SE SAJ SPECIALE,ANDAJ MOS NA DETYRONI TE MENDOJME NDRYSHE SEPSE KJO ESHTE GJEJA E FUNDIT QE E DESHIROJME...
QEVERIA E KOSOVES DUHET TI MARRE NE MBROJTE QYTETARET E SAJ TE CILET JANE TE KERCNUAR NGA STRUKTURAT E UDB-se QE OPEROJNE LIRSHEM NE TERE KOSOVEN DHE JANE SHPERNDAR NE PERQINDJE TE MEDHAJA EDHE NE INSTITUCIONET VITALE TE SHTETIT.
ORGANIZATAT E DALA NGA LUFTA KANE PERGJEGJESI DHE KANE DETYRIM QE TI MBROJNE VLERAT E UÇK DHE PJESTARET E ISH UÇK,DHE NESE NUK E KANE GADISHMERIN QE TE BEJNE NJE GJE TE TILLE ATEHERE DREJTPERDREJTE DO MBAJNE PERGJEGJESI PER NEGLIZHENCEN QE PO TREGOJNE DHE KANE TREGUAR DERI ME TANI.

 

 

---------------------------.

 

Facebook (update+zrdooepcev=z@facebookmail.com)

 

Freitag, 16. März 2012 23:56:29 

 

 

 

Qerim Kelmendi komentoi mbi foto tuaj.

 

Qerim shkroi:

ISA MUSTAFA KA PLOTESISHTE TE DREJTE,SEPSE TE MENDOSH-FILLOSH LUFTEN ME SERBI KA QENE ÇMENDURI,E SIDOMOS NE KOHEN KUR IBRAHIM KELMENDI E KA NISUR ORGANIZIMIN NGA ZERO,ME ATE MERGAT TE ATEHERSHME.

JO VETEM IBRAHIM KELMENDI,POR EDHE NE TE TJERET QE AFER DY DEKADA ME VONE KUR FILLUAM LUFTEN ME SERBI,KONSIDEROHESHIM SI TE ÇMENDUR DHE GJITHE ATA QE U THONIN TE AFERMEVE TE TYRE SE DO LUFTOJME ME SERBINE,ATA TE AFERM I TRAJTONIN SI TE ÇMENDUR,SEPSE ASKUSH NUK MUND TE BESONTE,ASHTU SIQ EDHE NUK BESONIM EDHE NE VET PJESTARET E UÇK,SE DO TE GADHNJENIM KUNDER SERBISE.

ISA MUSTAFA E DINTE SE NE KEMI HYRE NE NJE RRUGE QE VETEM TE ÇMENDURIT HYNE,NGASE ISA MUSTAFA ATE BOT ISHTE ZYRTAR I LARTE I SHTETIT TE SERBISE DHE BENTE PJESE NE ATO MEKANIZMA EKZEKUTIV TE SERBISE,DHE KISHTE NJOHURI SE SA E FORT ISHTE SERBIA,PJESE E SE CILES ISHTE EDHE VET.

RRAHMAN MORINA,ZEJNULLAH RRAHMANI,KOLGECI,VLLASI DHE ISA MUSTAFA E DININ SE SA TE FORTE E KANE ATE PUSHTET,PJESE E SE CILES ISHIN EDHE VET,ANDAJ I JAP TE DREJTE PLOTESISHTE ISA MUSTAFES KUR THOTE PER VELLAUN TIM,IBRAHIM KELMENDIN SE ISHTE I ÇMENDUR DHE VEPRIMTAR I ULET.
E SI DUHET NDRYSHE TE NA QUAJNE KASTA E KASNECEVE NGA SERBIA.

------------------------------.

 Përshendetje, Xun.

Qerim Kelmendi komentoi mbi foto tuaj.

 

Qerim shkroi: Qerim Kelmendi
LETER PER QEVERIN E KOSOVES!
LETER PER KRYEMINISTRIN THAQI!
LETER PER MINISTRIN REGJEPI!
LETER OVL!

KRYEMINISTRI DHE MINISTRIA E PUNEVE TE MBRENDSHME E KOSOVES DUHET TI MARRE NE MBROJTJE ISH VEPRIMTARET-PATRIOT,NE KETE RASTE DUHET TE MARRE NE MBROJTJE IBRAHIM KELMENDIN,SEPSE ATA QE SOT I KUNDERVEHEN HAPUR STRUKTURAVE TE UDB-SE DHE ISH NOMENKLATURES SE ATEHERSHME TE KOMITETIT KRAHINOR TE KOSOVES DHE SPB TE KOSOVES,MEDEOMO JANE POTENCALISHTE TE RREZIKUAR NGA KETO STRUKTURA TE TRASHIGUARA TE UDB-SE TE CILAT SIPAS SHIFRAVE ZYRTARE TE SERBISE,NE RADHET E VETA NUMROJNE MBI 40 MIJE SHQIPTARE,VETEM NE KOSOVE.

 

PRA KY NUMER I SPIJVE DHE BASHKPUNTOREVE TE UDB-se NE RADHET E VETA KA EDHE SKUADRAT PROFESIONALISTE TE CILAT JANE TRAJNUAR NGA OFICERET E KGB DHE UDB,ANDAJ PERGJEGJESIT PER SIGURI NE KOSOVE DUHET TE MARRIN NE MBROJTJE ATA QE JANE ME TE MERITUARIT PER KETE LIRI POR EDHE ATA QE JANE QYTETARE TE DEVOTSHEM-TE THJESHTE TE REPUBLIKES SE KOSOVES.

EDHE ORAGANIZATAT E VETERANEVE TE LUFTES DUHET TE MARRIN PJESEN E PERGJEGJSIS SE TYRE DHE MOS TU THURIN NINULLA ISH ÇLIRIMTAREVE PASI TE JET BERE VONE.

 

PATRIOTET-ÇLIRIMTARE TE KOSOVES JANE NJESOJE TE RREZIKUAR SI NE KOHEN KUR KEMI QENE TE PUSHTUAR ANDAJ EDHE PO PARALAJMROJME MERAKUN-SHQETSIMIN TONE TEK ORGANET E PUNEVE TE MBRENDSHME,SEPSE NUK DESHIROJME QE ATO TE NA SHFAJSOHEN NESER,PER MOS INFORMIM.

 

EDHE KETO SHQETSIME-PARALAJMRIME QE PO U`A ADRESOJME INSTITUCIONEVE TONA NUK KANE GJENEZEN TEK FRIGA PERSONALE APO FAMILJARE, SEPSE KERCENIMET ANONIME NEPER RRJETIN E INTERNETIT PER FAMILJEN TONE DHE SIDOMOS PER VELLAUN TONE,IBRAHIM KELMENDIT JANE KERCENIME TE ULTA,NEVERITESE DHE ATA QE MERREN ME SIGURI DUHET TI DESHIFROJNE SE NGA CILA ADRES VINE KETO KERCNIME.

NESE RASTESISHTE DO VINTE TE NDONJE PASOJE E PA-DESHIRUESHME,FJALA PARDON NUK DO TINGELLOJE MIRE NE VESHIN E ÇLIRIMTAREVE,E VEQMAS TEK FAMILJA IME.
 

PRA,KUJDES .-

------------------------------.

 Xuni përrgjigje me 17.03.2012

Qerim djali,po ta pyesësh Ibrahimin ai do të thoshte mos më shpall të kërcënuar dhe mos shkruaj të paktën ti si vëlla  kështu për mua. Unë po të them se nuk shkruhet me kopje copash e aq më pak te ndërrohen fatet bashkë më realitetet.

 

Sot nuk është koha qe po kërcënon kush kënd më anonime internetesh iku ajo formë,tani kanë hapësirat dhe po lidhën mes veti për të ia fut të përgjithshmes pra popullit,vet vendit tonë o Qerim.

 

Ibrahimi nuk është i rrezikuar dhe këtë ke mund ta vëresh se si edhe Sadriu edhe Reshati bënin temena siç thotë populli,para Ibrës pa dallim kundërshtive qe kanë. Mustafa e ulte nivelin e bisedës dhe vet çëndrimet e Ibrahimit pjesërisht më të drejtë,por prapë më mirë Ibrahimi qe zbërthen gjërat se sa Mustafa i cili pret qe pas vdekjes sonë po ato shërbime të na shpallin kënd burrë të mirë e këndë të trash e pa marun vesh deri në spiun për ta djegur kontributin e veprimtarëve dhe kështu te ketë neveri veprimtari i ardhshëm për çështjen e vendit. Unë më dy fjalë ,katër emra katër karaktere të ndryshme desha të them plotësin e debatit pa i publikuar komentet e mia të plota qe kam në përmbledhjet në vazhdim.

 

Kam bërë një lëshim qe nuk i bëra pesë(5) karaktere ngase Batoni është shefi më karakter krejt në vete i cili në një program sa e fut për debat rastin e Albin Kurtit dhe maskimin e tij me batania ,sa takimet e fshehta Thaçi-Tadiq siç po akuzohet e sa futke për bisedë takime tjera ku në fund tha se takimet dhe analizat nuk janë dëshmi trathtie. Aty po te ishin mysafiret e karakterit ndryshe nga Batoni do i thoshin :Baton përmende edhe takimin tuaj madje me mburrje para lufte me krye shefin e UDB-së për Kosovën,takim ky i mbajtur diku në Brezovicë sa mbaj mend tani. Pra edhe Ibra juaj për dallim nga karakteret tjera gjithsesi më i sinqertë dhe i besueshëm,tha njërin nga emrat më të cilët ka pas kontakte te rregullta.

 

Unë nuk di se kush ka qen dhe ku është sot Shefqet Hashani por di për do shefqeta tjerë si dhe mos harro se vetë zbardhja e realiteteve pa pardon si thuan ti ,kjo do fillon shpejt për të ardhur deri tek ballafaqimet shumë njerëzore dhe pa tensione mes nesh. Gjithë ata qe kanë pas çfarëdo lidhje më interes informimi ,interesa tjera apo familjare më emra të shërbimeve kryesisht të UDB-së do ishte dashtë te paktën te ishin lajmëruar dy e më shumë shokë,tani edhe pse me vonesë  duhen zbardhur me një qetësi absolute për te dal nga krejt kjo ku po fusim njëri tjetrin. Qerim,unë nuk desha të lajmërohem fare ngase jam duke u marr me do punë më me rëndësi për momentet qe po kalojmë por edhe nuk lejova veten të ju injoroj ngase nuk do ishte e mirë kjo për mua e as për ju qe keni vepruar kaq kohë dhe po vazhdoni. 

 

Miqësisht Xuni .

 

------------------------------------.

FontanaRadio Istog MESA PO E SHOF, JU DY PO JA BANI QEFIN NJANI-TJETRIT A .

 

--------------------------------------------.

 

Xun Çetta O më fal Zeq se te jam perzi me shokët dhe miqët tu te ditëve të vështira,por ja se edhe unë desha të thëm diçka...Shëndet juve andej buzëbjeshkëve. 

-----------------------------------------------------.

 

Qerim Kelmendi PSE NGA ZEQA I KEMI KETO URATA A ? 

-------------------------------------------------.

 

Galan Mehmetaj cilet shoke te kohnave te veshtira paska Zeqa more ? 

 

 -------------------------------...

Më 20.03.2012 Xuni—

 

Zeqa le ta din se nuk e pata bash me cinizëm,Galani le ta lexon librin ku shkruhet për Zeqen në funksion dhe ndihmë të luftës a më vonë unë do sjelli materiale tjera nga QIK -u-për Zeqen po për atë kohë,ndërsa Qerimi mos te befasohet për uratat ngase nuk harrohet e mira aq më pak kur shkruhet në libër për kontributin e Zeqes i cili nuk të harron...Xunit i kanë mbetur vetëm kujtimet,zbardhja e tyre dhe analizat se si u tentua te thuret historia. E di se nuk ja dal me realitete por ja se aty gjejë ngrohjen e shpirtit tim të lënduar për kaq vite.