Politikë

Ftesa për takimin e Jakup Krasniqit me bashkatdhetar ashtu siç ishim lajmëruar në format më të pa organizuara ndonjëherë, përfundoj në festën e 8 marsit dhe asgjë më shumë,madje shumë nga të pranishmit as këtë nuk e kuptuan si ditë feste dhe po të pyetshin : Ku ishit dhe çfarë bëtë ? Përgjigja do ishte : Askund dhe asgjë. Lulja e cila i takonte zonjës Sahatqiu më rastin e 8 marsit ishte e vetmja shenjë për ta arsyetuar këtë takim edhe pse nuk ishte ky qëllimi.

Sot 08.03.2012 ora 20 h ishte koha e rezervuar,ishte mundësia dhe ishin të gjitha kushtet për ta realizuar një tribunë informative dhe debatesh më vonë si dhe kështu të mund të themi se pati një aktivitet politik. Kjo,edhe pse me kushte të mira dhe kohën e rezervuar nuk e di pse nuk ndodhi !!!. Salla e rezervuar përfundoj me vetëm një fjalim të z. Krasniqi i cili kryesisht na tregoj se pse paskemi ardhur dhe si paskemi mbetur në mërgim. Na këshilloj si të mos lejojmë asimilimin e fëmije tonë si dhe na arsyetoj pse nuk jemi dhe duhet të mos jemi të kënaqur më atë qe kemi por të synohet për më shumë.

 

Këtu fillimisht,pata frikën se po legalizohet edhe mos ngopja e politikanëve më çfarë kanë dhe kështu ta synojnë edhe periferinë e Prishtinës,kjo si këshillë mos pajtimi më çfarë kemi,sipas Kryetarit të kuvendit z. Krasniqi paska qenë vetëm për ne qytetarët e thjesht,kryesisht mërgimtar,kjo bëri që nga frika në fjalë të kaloj në një far relaksi qetësuas...

 

Gjithë politikanët tonë qe na vizitojnë janë unik në ftesën e tyre ,,zemërgjerë” duke na këshilluar se si të investojmë në Kosovë dhe si ti ndihmojmë familjet tona. Sot z. Krasniqi bëri thirrje si ti ndihmojmë familjet tona por harroj faktin se mërgata ka nevojë për ndihmë dhe nuk mund ta mbuloj ndihmën që duhet dhënë popullit si obligim i shtetit ky pas 10 vite çlirimi.

 

Në vend të ftesës për investime në Kosovë,ftesë kjo çfarë dëgjohet nga gjithë politikanët qe vinë nga Kosova e që kurrë nuk u bie në mend fakti se jo të gjithë janë mërgimtar biznesi. Atyre nuk u shkon mendja se investimet tona politike i kanë dhe po i  keq shpërdorin atje në Kosovë,e kjo është liria dhuratë e atyre që flijuan jetën për të dhe atyre veprimtarëve që për liri investuan çfarë patën para se të vi ajo.

 

Kryetari Krasniqi për dallim nga tjerët politikanë kësaj radhe nuk ftoj shumë për investime e për të gabuar në faktin se nuk jemi të gjithë mërgimtar biznesi (Kritikë kjo të cilën po e bëj tani e sa herë).por z,Krasniqi duke arsyetuar mbetjen e mërgimtarëve të cilët paskan ardhur me mendjen e tyre vetëm sa për të fituar pakë para,për ta blerë një traktor dhe më pas ti kthehen vendit,kështu ata paskan mbetur për kaq kohë si mërgimtar.

 

Edhe këtu,më pak dallime ndodhi një përgjithësim i gabuar nga fakti se jo pak veprimtar kurrë nuk kanë mërguar e as menduar në blerje traktorësh,pëllugj e as vllaqa por kanë mërguar nen presionin e pushtuesit si dhe kanë punuar e investuar gjithë jetën për largimin e pushtuesit nga vendi. Nëse jo sot,nesër politikanë tonë do detyrohen ti vlerësojnë realitetet më ndryshe dhe jo paushall e të përgjithësuara ashtu si më se miri mund të fshihet realiteti i veprimtarëve.

 

Lus të gjithë politikanët vendor qe na vizitojnë dhe ata që flasin atje për politikën ndaj mërgatës,qe të mos na shikojnë të gjithëve si biznesmen nga se kjo mua po ma lëndon shpirtin dhe rrëqeth trupin. Kontributet dhe investimet e mia si dhe shumë veprimtarëve tjerë për një jetë të tërë i keni në dorën tuaj si politikan. Nuk ndihemi mirë të bëhet sikur nuk po kuptohet ky realitet. Shokë e veprimtar të fatit tim,i ftoj ta ngritin zërin dhe disiplinojmë politikën,t`paktën në shprehje si parapërgatitje për ta kuptuar realitetin të cilit qëllimisht po i ikin ata si politikan.

 

Nuk heshta edhe kësaj radhe për arsye se nga z. Jakup Krasniqi po pritja më shumë mirëkuptim,arsyeshëm prita mirëkuptim më shumë se nga jo pak politikanë tjerë ngase e kallumja e tij është ajo e cila do duhej ta shtyj atë që ti kupton gjërat shumë më objektivisht nga po na kupton politika e Kosovës më gjithë atë korpus politikanësh...

 

Mërgata jonë,pa dallim politike apo ekonomike,ajo ka dhënë shumë për Kosovën dhe fatin e kombit tonë. Është momenti i fundit kur politika dhe politikanë tonë andaj e këndej kufijve të një populli të ndarë,do duhet të jenë shumë më të matur kur flasin për fatin e mërgatës Shqiptare. Nuk është më mërgata ajo çfarë ishte dje,ajo është e lënduar keq dhe shpirti i tyre nuk duron as përgjithësime paushallë dhe as përbuzje të nivelit tjetër mërgimtarësh.

 

Luzern 08.03.2012.

 

Xun Çetta