Nga shtypi

Kohet e fundit kam mbledhur teper fakte ku zbuloj se pjesë të politikës globale në vendin tonë, për mes politikave dhe politikanë të korrubtuar  vendor, Kosovës do të ia kthejn zinë në forma tjera.

https://www.facebook.com/video.php?v=876264409072229&set=vb.153509004681110&type=2&theater

Luzern 23.11.2014
Xun Çetta

Sivjet, rreth 8.500 azilkërkues nga Kosova !!! 

GazetaExpress E hënë, 24 Nentor 2014 17:44 

  http://www.gazetaexpress.com/lajme/sivjet-rreth-8500-azilkerkues-nga-kosova-61887/

Interesimi i të rinjve për të migruar në shtetet e ndryshme është rritur, thonë qytetarët dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës. Arsyet pse ata duan ta lënë Kosovën, kryesisht kanë të bëjnë me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë.

Një student nga Prishtina, Flakron Musliu, i cili studion shkencat kompjuterike, thotë se Kosova nuk po ofron mundësi të mira as për arsimim, e as në punësim.

“Duhet të veprohet që të gjendet një mënyrë e drejtë për të kërkuar punë jashtë. Jashtë shtetit, se në Kosovë një profesion paguhet 200-300 euro e jashtë paguhet 5 mijë euro ndoshta. Për këtë arsye duhet të gjendet mundësi, se në Kosovë kushtet e këqija të shtyjnë të bësh çmos për të ikur jashtë”, tha Flakroni i cili po priste disa orë rresht para Ambasadës së Zvicrës për të kuptuar se a i kanë dhenë vizë apo jo.

Organizatat Joqeveritare në Kosovë, dhe ato ndërkombëtare kanë treguar se numri i të rinjve që duan të ikin nga Kosova për një jetë më të mirë është vazhdimisht në rritje.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë në dijeni se kosovarët janë duke shprehur interesim të migrojnë, apo që kanë plane të përafërta.

Safedin Kuçi nga Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion tha për Radion Evropa e Lirë se nga të dhënat e deritashme të cilat janë llogaritur nga muaji janar e deri në shtator, janë mbi 8 mijë persona që kanë lënë Republikën e Kosovës.

“Nga të dhënat që i kemi deri tani, sipas shteteve të ndryshme anëtare të BE-së, dhe duke u bazuar edhe në të dhënat e EUROSTAT-it, faktikisht shifrat deri në fund të shtatorit tregojnë se 8,500 persona kanë kërkuar azil në shtete të ndryshme”, tha Kuçi.

Kuçi tha se në vitin 2013, numri i personave nga Kosova që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ka shkuar rreth 21 mijë.

“Të dhënat tregojnë se numri ka qenë i rritur diku 104 për qind, numri i tyre ka shkuar në 20 mijë e 175”, ka shpjeguar Kuçi.

Në anën tjetër, Baki Kelani nga Policia e Kosovës thotë se në kuadër të këtyre rasteve që kanë të bëjnë me migrimet ilegale, ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore nga ana e policisë.

“Më qëllim të parandalimit të rasteve të tilla Policia e Kosovës është aktive me plane konkrete në parandalimin e rasteve të migrimit ilegal, kontrabandimit me emigrantë, e në veçanti të rasteve të fundit”, ka thënë Kelani në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, përmes postës elektronike.

Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, thonë se fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar si dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe informatave ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe policitë e vendeve të rajonit, në fushën e menaxhimit të migracionit, është nevojë e menjëhershme.

Në zbatimin e legjislacionit dhe të politikave në fushën e migrimit, institucionet e Kosovës kanë zhvilluar forma të ndryshme të bashkëpunimit me organizata dhe iniciativa të veçanta ndërkombëtare dhe rajonale në fushën e migrimit.

Kosova gjithashtu ka vendosur bashkëpunim bilateral me shtete të veçanta.

Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjësja kryesore për parandalimin dhe luftën e migracionit të parregullt nëpërmjet menaxhimit të integruar të kufijve, kontrollit të te huajve në procedurat e aplikimit për vizë për të hyrë në Republikën e Kosovës. /rel/

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx


komentet nha facebook:


Rexhep Ahmeti : Kosova evropjane... Bac u kry, veq edhe pak na kan mbet se jua q... nanen krejtve i perzum prej kosoves.

November 23 në orën 12:03.MD·

Xun Çetta : Hajt se kthehet baci më gjithë këtë popull varfnjak dhe si ushtri do ta çlirojm serish, por jo të na pushtojn maskaraj vendor në emër të luftës dhe fitorës sonë.

November 23 në orën 1:38.Mm

 

Mustaf Neziraj :  MAZAMOKEQ,NE SNA VYN SEN SHTETI PA NJERZ,,KET E BEJN ME QELLIM ,QE TJERAT SHTETE DOTA MBUSHIN KOSOVEN ME SHTETAS TE HUJ QE NE TENA HUMBIN ROJEN PERGJITHMON KJO I KONVENON BOTES

November 23 në orën 3:21.MD

 

Xun Çetta : Sivjet, rreth 8.500 azilkërkues nga Kosova !!!
GazetaExpress E hënë, 24 Nentor 2014 17:44

http://www.gazetaexpress.com/.../sivjet-rreth-8500.../

Fevzie Zejna Sadiku : Te gjithe ju qe jini atje po vini ne gjendje te mire shendetsore financiare dhe po na ndihmoni dhe po ju lakmojme thene te drejten edhe ne po duam te jetojme si europjane se varferia perdite po rritet asgje spo eksportojme veq importojme ,,,keshtu po thone shumicae tyre qe po ikin se ketu ska ardhmeri as per femij as per pleqeri .... mbase edhe kane te drejte se e thone nga pervoja si para e ashtu edhe pas lufte

25.11.2014

 

Xun Çetta : Këtë koment ta bëra në mengjesin e hershem parase të dal për në punë,e b¨wra atje ku e kishe publikuar po këtë shqetsim. Tani sapo u ktheva nga puna pash se teksti juaj ishte shlyer atje dhe e gjeta këtu ku është tem e ekzodit masiv i cili po ndodh këto ditë në vendin tonë . Ja pergjigja ime në mengjes : Fevzie, ju lexova edhe në një linkun tjeter ku sapo shprehet shqetsimin i cili
pa dyshim është i perbashkët, shqetësim dhe i pehershem ky. Besoj se
jeni në percjellje të rrjedhve çfarë po i ndodh vendit dhe veq nese
dalim nga lekura jonë se disa nga ne
nuk kemi çfarë bëjm më shumë deri në një ditë kur e di se mund të jetë e
hidhur për ata që po katandisin vendin në këtë situatë. as për mua nuk
është e leht që në këtë kohë pas 4lirimi të vendit dhe krejt jetës në
sherbim të tij, tani të zgjohem kaq heret e në punë deri mrama dhe
pastaj të kyqem serish të futem në rrjedha të ngjarjeve dhe kontakte më
miq, dshamir e veprimtar. Është fatë i joni që mundësit e komunikumit,
pasqyrimit të gjendjes etj jnë fal jetës digjitale në ibformim.

26.11.2014

 

Xun Çetta : Nuk ka Azil politk për refugjatët nga Kosova!
Artikulli nga Berliner Zeitung 25.11.2014 :
http://www.berliner-zeitung.de/.../serben-und-kosovo...