Politikë  Emisioni Jeta në Kosovë RTK 28.8.2014, transmetoj tryezë debati mbi krizën politike aktualisht në Kosovë,

kuptohet më mysafir, mjeshtërisht të perzgjedhur ku fillim e mbarim, jo vetem nga të ftuarit por as nga moderatori  Muhamet Hajrullahu  nuk dëgjova diçka, apsolutisht asgjë jasht asaj çfarë kam shkruar tash sa muaj që nga zgjedhjet e fundit në Kosovë  dhe për kaq ditë sa vendi ynë po kompromentohet më lojërat më të ulta politike për bërjën e qeverisë së vendit tonë.

Nuk kam si të mos humbi durimin dhe ta hudhi krejt pa kulturë modestinë e tepruar e cila më dekada po më kushton. Artikujt dhe publikimet e mia në momente të duhura tash sa kohë nga zgjedhjet i keni të publikuara në info-cetta dhe në facebook. A ka hulumtues të mirëfillt dhe të pa anshëm ky vend për ta parë se debati i transmetuar sot, 100% ishte brum i krejt asaj çfar shkruaj tash sa muaj ?.

Ajo çfarë dua të thëm mbi këtë tryezë e që më vonë do ta kuptoj audienca, është fakti se viktima, ashtu si gjelati i sajë ishin aty!!! E kuptonte viktima lojën e kësaj tryeza apo jo, unë, këtë nuk di, por kam frikë se kjo mund ti barazoj ata në lojërat politike. Unë njihem si adhuruesi i parë në Kosovë, madje kam kërkuar që viktima dhe xhelati të ulën dhe ti thonë gjitha ato çfarë kanë për të thënë para publikut, por jo të luhet politika mes tyre në emër të politikave zyrtare! Kjo më mundon, kjo më vret keq, madje më keq se sa në të kaluarën tonë të hidhur.

Në këtë tryezë, ishin dy viktima në kohë të ndryshme dhe forma jo të njejta para të njejtit xhelat. Tash sa vite po kërkoj ligjin për llogaridhënje për gjitha ato kush çfarë thot, pra jam i pergjegjshëm çfarë po thëm, por ligjin e dua funksional e jo llastik i cili zgjatet para dorës së fortë të pushtetarit...

Emisioni në fjalë, kishte vlera për degjuesit e preokupuar më gjendjën e krijuar politike në vend, kishte sqarime mjaft më peshë, kishte elemente të nxjerrjës së qytetarit nga mjegullat e krijuara politike, kishte saktësi sa të duash! por për mua ishte emision i pa perballueshëm, pikërisht pse nga izolimi i alternativave çfarë më bënë prapaskena politike, tani në permbëledhje del më gjitha ato për mes njerëzve të përpunuar pa dallim subjektesh politike kah i ka instaluar ata po kjo prapaskena politike (kancer i njerëzve veprimtar e krijues të vendit tonë) ...

Plagjiatura e secilit nga ta, pa dallim mysafirërt apo vet moderatori Hajrullahu, nuk është krim nëse ata nuk jan pjesë e kësajë prapaskene politike e cila në të kunderten nuk do i hapte këto hapsira që ti thonë këto realitete (po thëm kopje e kundershtarët të prapaskenës politike).

Kush ka kohë dhe është i përkushtuar të merret më realitetet  dhe zbulimin e lojërave të ndyera politike të cilat në kontuinitet procesesh vazhdojn të vrasin veprimtarë e krijuesit të vendit tonë, i luti ata si hulumtues, që ta gjejn këtë emision të sotshëm dhe ti lexojn preokupimet bashkë më sygjerimet e mia që nga zgjedhjet e fundit në Kosovë si dhe në fund,  të më thuhet realiteti se, jam çmendur apo vërtetë jam viktimë e këtyre politikave të vjetra që po vazhdojn ?.

Luzern 28.8.2014

Xun Çetta



Pse nuk është koha ti themi të gjitha nga e kaluara e deri në aktualitetin politik ?Fushata më e kushtueshme për kokë banori në zgjedhjet lokale në Kosovë ishte ajo e Donika Kada Bujupit, ato mjete financiare, nuk ishen të AAK-së, ishte politika e prapaskenës prapa tyre...
Edhe këtu mbaj pergjegjësi për atë që thëm.