Politikë Më në fund erdhi koha ta thëm publikisht dhe ta kuptojn të gjithë, se nga sot, vullnetarisht  do mbetem jo bashkëpunues më gjithë ata të cilët nuk më i kuptojn parimet e mia dhe pjesërisht qendrimet politike që i kam pas në vazhdimësi dhe i mbaj kaq vite në veprim.

Kaluan vite e decenie që kur nuk kam mund të ndalëm së vepruari. Tash së fundit pasojn konkluzionet dhe vendim marrja se si të vazhdojm tutje...Politika, siç kam thënë sa e sa herë, është pyll i pa kontrolluar nga forcat progresive të globit tonë. Sigurisht fatkeqësi kjo, por që duhët përballur më të si fatkeqësi, kuptohet pa u stresuar për fatin tonë si viktima të këtyre politkave krejt të sëmuara për njerëzimin.

Aktualisht, kohën më të madhe po e humbi duke përmbëledhur fakte e deshmi të cilat në asnjë mënyerë nuk mund të kontestohen nga askishi. Jo vetëm të kontestohen si realitete të kësaj rruge të gjatë të cilën akoma po vazhdojm, por as që do ketë njeri të gjall i cili do ketë dileme në zbardhjen faktografike të kësajë rruge. Përshkrime këto duke filluar nga, foto dokument , videi dëshmi, procesverbale,  bashkangjitur audio incizimet e të gjitha referateve, varësisht kush çfarë tham, ofruam dhe premtuam për vendin tonë. Po e bëj këtë përmbëledhje paksa më shpejt nga e kisha menduar ngase njerëzit po vdesin dhe kështu çdo vdekje po më  duket sikur po ma merr një pjesë të fakteve edhe pse ato jan aty. Po e bëj këtë përmbëledhje pak më shpejt nga e kam menduar edhe për faktin se: Për vitet e mbetura më duhet kjo pasqyrë për të nxjerr konkluzion dhe konstatuar shkakun pse jemi kaq larg asaj për çfarë kemi punuar e vepruar për një jetë të tërë dhe më në fund, nisur nga kjo, ta gjejm rrugën se si në rrethana të reja të vazhdojm tutje drejt BETIMIT të dhënë...

Përmbëledhjët e ngjarjeve si terësi, dhe ato ku unë vazhdimisht kam pasur qasje aktive, pa dallim demonstrata, mbëledhje, emisione, organizime, nderhyrje apo publikime më vlerë deri tek lufta më vonë dhe politika e pas luftës, që të gjitha më rezultojn si suksese të kufizuara... Them suksese të kufizuara, nga vet fakti se ngjarjet si terësi kanë dominuar mbi ato çfarë ne kemi bërë e synuar për vendin tonë. Kështu, po vazhdon dhe vështirë ta ndalim si trend të politikave nderkombëtare, jo vështirë ta ndalim ! ngase ndalja nuk është e pa mundur ,por kjo edhe nuk do ishte në interes të askujt, ne mund ta ndalim,  por jo edhe të perfitojm nga këto trende politike pa dallim pse nuk po kontrollohën nga ne...Bërja jonë  për kaq dekada  kunder politikave të mbrapshta rajonale e globale, gjithësesi është baza e gjitha sukseseve pa dallim të kufizuara apo suksese të plota këto. Po të mos bënim ne, nuk do kishte ku, për kënd dhe pse të bente faktori nderkombëtar, pra bëm ne, që te detyrohet të bënë faktori nderkombëtar.

Të punosh e veprosh pa u ndalur dhe të mos kesh bashkëpunim të sakt e më marraveshje , kjo vetkuptohet se sa vështersi kishte kjo rrugë, por prap duhet të mos harrojm faktin se puna është ajo e cila sjell madje imponon marrveshje bashkëpunimi. Mjer ne dhe vendi ynë, nese këto mundësi u shkojn në dispozicion të pa prekur, atyre të cilët më së paku kanë merita në këtë mundësi të dhënë...

Po e lem faktorin nderkombëtar dhe bashkëpunimin më ta për të u kthyer tek vetja jonë ku edhe qendron e meta e madhe  si pasoj e së cilës vjen depertimi i tjerëve në mesin tonë. Permbëledhjet nga e kaluara, seleksionimi i tyre dhe konstatimet për të nxjerr konkluzion se si të veprohet tutje, më rezultojn si më keq, madje befasi si kemi arritur deri këtu ku jemi !!!. E kaluara, dhe pozita në të cilën gjindeshim në të kaluarën tonë, ndose edhe kuptohet disi, por aktualiteti politik pa një bashkëpunim të arsyeshëm e jo duke kopiuar njëritjetrin e në raste të dhimbëshme për ta djegur tjetrin në izolim, kam frikë se ne do na kushtoj akoma më keq.

Energjitë e veprimtarëve nuk ndalën, më apo pa marraveshje bashkëpunimi,  ato zbrazën dhe në zbrazje akomulohen serish si energji të reja. Kjo është e trasheguar nga e kaluara e rrugës sonë e që sot mund ti kushtoj vendit si rezultat i ardhjës së njerëzve që nuk din, nuk guxojn apo nuk dojnë bashkëpunim më palët në pozita jo të barabarta më ta. Kjo, aktualisht është e meta e madhe i cila do vazhdon ti kushtoj vendit. Pushtetarët e këtyre pushteteve në tranzicion, duhet ta dinë se modalitetet e reja të veprimit, pikërisht këto ditë sapo programohen, koha nuk pret derisa tjetrit të i vjen gadishmëria apo zgjohet nga gjumi për bashkëpunim institucional, këtë duhet ta dim të gjithë.

Përjashtuar lidhjet dhe bashkëpunimin e ngusht kah e kam, unë në heshtje dhe në format që unë i di e nuk dyshoj se po percjelli realitete dezinformatash. Nisur nga kjo, tash sa kohë po identifikoj edhe individ, subjekte, pse jo edhe institucione të cilët, apo të cilat po trajtojn pozicionin tim  dhe pjesërisht qendrimet çfarë vazhdoj ti mbaj. Në heshtje, por fatmirësisht kjo po ndodh ashtu si ka funksionuar në të kaluarën, edhe pse ky realitet, në permbëledhjet në fjalë po rezulton më fakte e dëshmi, por sot do duhej të bashkëpunohet ndryshe nga e kaluara jonë. Mjerë ata të cilët nuk kan guximin për të hapur rrugë bashkëpunimi institucional për bërjen e shtetit i cili funksionon.

Luzern 23.8.2014

Xun Çetta

---------------------------.

 Ja letra e radhës nga Kosova e cila më sheqtësoj në mesazh privat:

z.Xun e lexova publikimin tuaj, me ta then te drejtën u ndjeva keq sepse une kam vlersuar qdo here se je ne mesin e te paktëve qe i kontriboni ketij vendi pa interese, por me besoni se Kosova ka nevoj qe ju ta rrisni aktivitetin e asesi ta pezulloni apo nderprisni veprimtarinë tuaj . Une po kaloj neper sfida tejet te rënda, jam ne prag te hartimit te nje Padie ndaj … (me duket me keni then se e njoh), ngase qe pes (5) vite perballem me shum veshtirsi qe aji mi shkakton ne pune. Pse e shpreha hallin tim ?  per te shpjeguar se ne kete moshë rinore dhe me ket personalitet aspak rrezultatdhenes ndaj vendit po perballem me sfida pothuajse ekzistenciale, por po te kisha une personalitetin, aktivitetin dhe kontributin tuaj, do te ndihesha shum me i fuqishem sesa jam. Prandaj, them se nese Ju dhe shoket tuaj nuk vazhdoni ti dilni ne ndihme këti vendi, ky Kaos do te harrohet se shpejti, ngase gjendja kaotike qe na paraprin si fatkeqesi do ta shoqerone shoqerine tone per vite per te mos then per dekada te tëra. Ju kerkoj shum falje qe po e marr te drejten me i komentu në këtë formë vendimet tuaja personale por shqetesohem për arsye se shoqrija pa rojtar do te shperbehet leht! Me shum respekt (nese meritoj te jem ne mesin e miqve tuaj)

Miku juaj X.Y.

Përgjigja ime :


Përshëndetje miku im

Edhe unë e lexova shqetësimin tuaj i cili në forma të ndryshme dhe më raste identike si ju më kanë informuar miq tjerë, më çka në vend se të ju dal në ndihmë dhe lehtësoj problemin e tyre jetik, unë kam future vetën akoma më thellë në luftë kundër këtyre të këqiave të cilat po e plasin popullin dhe po e zhytin vendin tone në moqalet e jetës së bretkocave ku vetëm renkimet e tyre si popull  dhe vetlavdërimet e të quajturve politikaj i dëgjon…Kjo aktualisht vazhdon të jetë Kosova mik i nderuar.

Unë, vërtetë e njoh përsonin i cili thuani se ju ka bërë jetën e merzitshme për kaq vite ? Unë mund ta besoj këtë si realitet ngase rrethanat dhe mënyera se si jam njohur për here të pare më këtë person ka qenë teper misterioze !!! As agjentet e ish UDB-së nuk kanë luajt rrole të tilla për të më provokuar në fillim krejt më porosi dhe më pas që të dy të ulemi bashkë më atë i cili ma kishte parapergaditur rastin e quajtur spontan ( pra rastësishëm). Për këtë çfarë them, më perkushtim ruaj foto deshmi se si më u ofrua personi në fjalë dhe si më pas u gjendem në një tavolinë për të trajtuar tema tepër të ndieshme politike.

Mik i nderuar, unë më publikimin tim nuk kam shprehur as pesimizëm e lere më pezullim të veprimeve politike, jo mik i nderuar, unë vetem kam paralajmëruar se format e veprimit po ndryshojn dhe besimi blanko e paushall pa dallim më miq apo politikaj, për mua është i pa mundëshëm. Ky ishte thelbi i sinqeritetit tim public për të mos lënë rastë të më lajthitet ndokush kotë se koti më fjalë boshe e asgjë në veprim.

Rrethin aktiv e kemi mik i nderuar dhe kurr mos të mendoj dikush se e dorëzuam pendën dhe e hudhëm pushkën në këto moqale të krijuara në Kosovë si rezultat i kësajë kohe pa vlera e cila po e qelbos njerëzimin jo vetëm tëk ne por më larg se në nenqillin tonë.

Respekti për viktimizimin e gjithë atyre të cilët perplasën më të keqën e kësajë kohe, tek ne është I madh, në këtë rast ruaje respektin për ne ngase  i respektuar do jesh dhe shpejt do jetë e kaluar e keqja më të cilën po perballësh.

Luzern 25.8.2014

Miqësisht Xuni