Mali, pasi ka njohur pavarësinë e Kosovës ka filluar e
hulumton realitetin politik në Kosovë dhe kur ka dëgjuar ekstremistë të LDK-së
të thonë se në pushtetin e dhunshëm në Kosovë kanë ardhur njerëzit e Malit, nga
këtu shteti i Malit është frikësuar se këta njerëz mund të kenë pretendime
territoriale ndaj shtetit tyre Mal dhe kështu është tërheq njohja më çka tani
do kushtëzohet ajo po si problemi Greqi-Maqedoni edhe pse jo dy shembuj apo
krahasime tipike.
Pra i lus opozitën e gjerë qe ne, ta kritikojmë, korubcionin,krimin ekonomik e
politik dhe të këqija tjera në vendin tonë, por jo të jemi kaq brutal mes veti
sa të na kushtoj në njohje e më shumë se kaq.
Të kritikosh pa pardon krimet dhe lëshime tjera, kjo nuk ul imazhin e vendit,
për kundra inkurajon ndërkombëtarët se ky vend po shkon drejt
lirisë,demokracisë dhe luftimit të së keqes, por jo të jemi kundër njëri
tjetrit pa asnjë alternativë e argument ndryshe nga ajo që kritikon.
PS:
Ishte kjo një batutë e mirë por vërtetë duhet te jemi të kujdesshëm se si ti
kritikojmë dobësitë e vendit tonë e mos jemi kaq brutal dhe aspak produktiv në
kritika.
Linku: