Kulturë

( Pjesë e shkëputur nga ditari )


Një mbrëmje e cila nuk harrohët


Thuhet një fjalë ,,rast i pa përshkrueshëm është ky” tëk unë, kjo mbrëmje ishte e përshkrueshme por që nuk harrohet. Ishte përmbyllja e konferencës shkencore kushtuar demonstratave 1968. Dy ditë rresht sa zgjati kjo konferencë shkencore, kisha pyetur për dy viganët e gjallë të demonstratave në Pejë, saktësisht demonstratë kjo ku në lamën e drithit në Pejë nga po këta dy viganë u ngrit flamuri kuq e zi më një lartësi shumë metra drejt qiellit për ta alarmuar atë pjesë qyteti për krejt çfarë ndodhi atë ditë pazari. Kështu e kisha dëgjuar si fëmij 12 vjeqar po atë natë sapo fshatarët ishin kthyer nga pazari i të shtunës në Pejëtë, po kështu e mësova më vonë nga kontaktet, debatet dhe hulumtimet si i ri për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Dy ditë sa zgjati kjo konferencë 24-25.11.2008 deri në ditën përmbyllëse më ca programe shtesë realizuar më 26.11.2008, unë isha jo pak i vrarë më kënaqësinë e mangët të kësaj konference, isha i vrarë dhe më vullnet të plogështuar  pikërisht pse nuk po i takoja shumë emra të cilët i kisha pritur të jenë aty, e ndër ta munguan dy vigaj të të gjallë të demonstratave në Pejë 1968.

Edhe sot, për ta kompletuar pershkrimin tim mbi atë konferencë, nuk më është krejt e qartë pse në këtë konferencë shkencore munguan këta dy emra bashkë më kumtesat e tyre, thjeshtë ku ishin dhe pse nuk i kemi kumtesat e Xhemail Gashit dhe Ramadan Blakajt ?.

Ishte befasi për mua, kur fare në përmbyllje të programit, sapo dolem nga salla, aty pari në korridor vërejta Ymër Nezirin dhe bashkë më të më pas i pash edhe Xhemail Gashin dhe Ramadan Blakajn, dy emra keta të cilët i kisha pritur në këtë konferencë dhe mungesa e tyre më kishte plogështuar pa masë. Si më shaka, ashtu si di unë ti bëj ato, kuptohet  kur jam pa rezerva më shokun, kolekun, mikun etj, u ndala dhe parase të pershëndetemi po ju them :

Po ku jeni more ju që dini ta filloni e jo ta përfundoni madje edhe të mos dukeni kaq ditë të kësajë konference shkenëcore ? Po a jeni ju dy ata që ngritët një pazar njerzish ato ditë demonstrimi 1968 në Pejë dhe tani kur prita ta dëgjojm referatin tuaj, ju nuk jeni këtu , pse, ju lutëm pse kështu?.

Pa u përgjigjur në pyetjet e mia më gjysëm shaka, ata filluan të përshendetën më mua dhe kështu nga kënaqësia e takimit tonë, sapo u përshëndetem më shumë miq, shokë e koleg më të cilët permbyllëm konferencen, ne si grup, bashkë vendas Pejan, shokë, miq,e dashamirë të njëri tjetrit, morrem vendim të ndalemi në njërin nga restorantet e aferta aty pari Institutit Albanologjik, e pra ku tjetër pos në ,,Restorant Simphonia”ku zakonisht i mbaja takimet.

Tani si përbërje në këtë mbramje ishim : Dy palë vëllëzërish Ymer e Zymer Neziri,ishin Arben e Bashkim Gashi, ishin dy shokë por dikur si të vëllazëruar, pra Xhemail Gashi dhe Ramadan Blakaj. Unë në këtë mes disi sikur po mbetesha vetun por jo, është e kundërta,Unë isha vet i gjashti, jo vetëm si numër por realisht ndihesha kështu nëse nuk jam mashtruar në ndonjërin prej tyre.

Pasi qe po publkoj pjesë nga përshkrimi i kësaj mbramje më rastin e pervjetorit të vdekjës së Ymer Nezirit, unë po ndaj vetëm pak rreshta nga kujtimi për të.

Duke kaluar nga objekti ku sapo u bë përmbyllja e kësaj konference shkencore, pra nga salla e kuqe e Fakultetit Filologjik dhe po shkonim drejt Restirant Simphony-së, Ymei më thot:

 ,,Xun, e kuptova shqetsimin tuaj pse këta dy, pra Ramadani e Xhemaili nuk moren pjesë në këtë konferencë shkëncore, ti më të drejt shprehe njëfarë si do thosha befasi, por sa befasi  po aq edhe kritikë ishte ajo. Kur është dita apo rasti i zbardhjës së ngjarjeve në këtë nivel organizimi, vërtet është neglizhim i quditshëm të mos marrin pjesë akteret e këtyre ngjarjeve pa dallim nga cilat komuna vinë ata”.

Ky ishte edhe një rast i radhes për ta kuptuar se Ymeri din ti kuptoj preokupimet e tjerëve dhe dinte ti analizoj ato për ta gjetur arsyen e preokupimit. Këtë gjë më keqardhje me duhet ta pranoj se jo pak shok nuk kishin prirje ta bënin e as degjonin e kuptonin perkushtimin e njëritjetrit.

Ajo çfarë më bëri të mos e harroj këtë mbrëmje nder tjera ishte edhe rasti kur Ymeri po rrëfente :

,,Në vitin 1990 isha si turist në Zvicër, ato ditë kishte ardhur edhe tash i ndjeri Ibrahim Rugova dhe po vizitonte ca nga qendrat ku LDK ishte më e organizuar. Në një mbrëmje ishim aty ku flinte Ibrahim Rugova dhe erdhi njëri nga aty e po i tregon atij se sot ka telefonuar Xun Cetta i cili kërkoj të bisedoj më ju President, i thash se ju nuk jeni këtu, ai pa e zgjatur më shumë e mbylli telefonin. Pas këtij lajmi Ibra na tha: Dëgjoni djema, ky djal është i një familje shumë të mirë,ai vet është i ri dhe sapo ka dal nga burgu, ka plotë ide dhe një vullnet të pa besueshëm për të vepruar por nuk ka si ta gjëj vetën në mesin e atyre që sot bëjnë politikë. Të tillë e kuptova ato ditë sa ishte në Kosovë dhe tani ka emigruar diku këtu në Zvicër. Këtë djal ruajeni kudo që keni mundësi ngase nuk e meriton të vazhdoj të jetë viktimë e lojërave çfarë bënë politika”.

Këto ishin fjalët të cilat në mesin tonë të kësajë mbrëmje na i tha Ymer Neziri e që për mua ishin tepër më vlerë dhe fare mirë më kujtohej telefonata të cilën e kisha bërë madje e dija edhe problemin që doja ta shtroj rreth organizimit politik të atyre viteve në mergim...

Unë, tash kërkoj falje pse edhe unë si jo pak tjerë të cilët duke fol dhe perkujtuar të rënët apo të vdekurit ata shfrytëzojn nga rasti të flasin për vetën e tyre. Në vazhdimësi kam kritikuar këto praktika tepër të ulta, por rasti im këtu, dallon nga ato, ngase fillova më rastin e kësajë mbrëmje e cila nuk harrohet pikërisht për sensin çfarë kishte Ymeri për ta kap problemen si dhe për faktin se kishte kohë që kurë po kërkoja të dhena mbi zbardhjen e lidhjeve që kisha ato ditë të fiillim procesësh më Dr. Ibrahim Rugovën pa dallim mospajtimit tim më disa nga praktikat e atyre vitëve. Zbardhje të këtyre vizitave çfarë i bëja në ish shoqatën e shkrimëtarëve të Kosovës  SHSHK-së, mendoj se kam arrit ti gjëjë edhe tek Milazim Krasniçi e në veqanti i kujtoheshin Ibrahim Berishës.

Pa ditur mirë se kush çfarë pune bënë dhe për kënd punon, unë admiroj njerzit të cilët kan sensin të dëgjojn dhe kuptojnë tjerët për vizionet dhe preokupimet që kanë. Ymer Neziri, që nga viti 1989-90 kur u njoha më të e deri në vitin e fundit të jetës tij 2013 i tillë më ka rezultuar dhe tepër kooperativ  në segmentet e punëve që ai i akceptonte drejt.

Publikuar,Luzern 16.4.2014


Xun Çetta





Foto-2-


Ramadan Blakaj-Ymer Nizir dhe Xhemajl Gashi