Familiare
Tërë jeta më shkoj si investim në
kritikë, mendoj se gjithëherë, më ndonjë perjashtim, ishin kriteka të
arsyeshme.
Viti Ri 2014, vërtet është i mbarë, ngase ndryshimet kanë filluar. Lutuni që të mos na përseritet forma e mashtrimit në emër të asaj që ne e duam dhe nga dashuria për të, mashtuesit politik na bëjn që ta urrejm po aq sa e deshem.
Foto-6 :

Sot, në minutat e parë, ndoshta sekondat, kur ndryshoj kalendari i
ndrrimit të motmoteve, desha të filloj më mbarësi dhe njëkohësisht ta shpërthej
realitetin të cilin akoma nuk po e kuptojm, se paralel kritikave, mbarësia ka
qenë dhe mbetet aty, po, po, aty në kritikë. Kritiku i rregulltë, më shpresë,
dëshirë dhe insistim që një ditë të bëhemi më mirë, është vlera e këtij vendi i
cili po fillon mbarësinë.
Emisioni festiv i RTK-së, ishte tepër kritik, për më
keq, kritik i pa kontrolluar ndonse për ta mbuluar anësinë e tepruar pë kaq
vite. Kjo nuk ka si të jetë vlerë, kur nga një medium tërësisht pro pushtetit
në të keqe të shtetit, si dhe pro UCK-së pa kontrollë, në dëm të vlerave të
luftës, sot në këtë natë feste, pa pritur na del kaq anti pushtetit, anti
UCK-së dhe tmerrësisht përbaltës i luftës sonë clirimtare !!!.
Emisioni më atë
film humoristik, nuk definoj kritikat ndaj një klani apo bande e cila thirret
dhe përfiton në emër të luftës dhe vlerave të sajë. Humori ishte i mrekulluar,
sikur të kishte elemente jo përgjithësimi të atyre antivlerave të cilat vërtet
e kanë zhbërë vlerën e luftës dhe paqes sic u tha në këtë film humoristik. Këto
janë politikat më të rrezikshme të cilat i kan kushtuar dhe mund ti kushtojn vendit.
Kalimin nga një ekstrem në tjetrin kur imponon situata, është lehtë ta bësh, aq
më teper kur ndrrimin e flamujve e bënë në momentet derisa mediat akoma i ke në
dorë, shto biznesin për mes të cilit futesh në politika të reja të cilat i
luftove për shkak të po këtyre perfitimeve, për ta vazhduar tani serish po atë
politikë nga e cila formalisht po largohësh...
Viti Ri 2014, vërtet është i mbarë, ngase ndryshimet kanë filluar. Lutuni që të mos na përseritet forma e mashtrimit në emër të asaj që ne e duam dhe nga dashuria për të, mashtuesit politik na bëjn që ta urrejm po aq sa e deshem.
Luzern 01.01.2014
Xun Çetta
Pa
një familje të mirë dhe edukuar, pa një ligj të mirë, të fortë dhe të
zbatueshëm, si dhe, pa një vullnet të qendryshëm për këto tri gjëra e më
shumë se këto, ne si shoqëri e kemi vështirë ta ndryshojm gjendjën.
Pa frikë, të shkojm drejt ndryshimeve.
Pra, po fillojm të festojmë, ti lëm në një anë laptopat, aipodat etj.
Mos
u gëzofsha në këtë nate feste, nese nuk po festoj më një tryezë të
shtruar fare modeste... Flas për kushtet dhe vendin ku jam dhe jetoj më
dhimbje pse në Kosovë është larg më ndryshe...
Dil
këndej, ta kemi një foto të kësaj nate pak më afer nga ku je atje larg
meje he burr, më tha gruaja si në shaka ! ndoshta e kishte për një
mend...
Ja
një pamje nga filmi humoristik i cili, vërtetë kishte humor, madje të
mirë, por mua më iritoj përtej mase më atë luftë të pa takt dhe tepër të
pergjithësuar kundër keqperdoruesve të vlerave të luftës, gjë që nuk e
kishte bërë kurrë më parë. Lufta kundër vërshimit të fshatarësisë në
qytet dhe sjelljeve të tyre në këtë film, si dhe në fund për ta kulmuar
të keqen tepër të pergjithësuar, hapt u pa lufta kundër fitorës së
ndryshimeve qytetare në Prishtinë. Nuk luftohet e as fitohet më
plackitje, vrasje, po as më shkatrrime në emër të ndryshimeve, por
luftohet dhe fitohet në politikë kështu si fitoj Prishtina.
Për
shkak të tavolinës së shtruar, laptopi nga ku herë pas herë po percjeli
gjendjen e kësaj feste, tani ishte në një pozitë më të vështirë për të
punuar më të.
Ti cakrrojm gotat, gëzuar,gëzuar.
Publikuar sot 01.01.2014
Xun Çetta