Politikë Elektorat.popull i nderuar ,anetar te LDK-se,PDK-se dje LPK, dhe gjitha subjekteve tjera politike qe po garoni ne keto zgjedhje lokale krejt ne tjera rrethana nga deri tani,ju pergezoj per guximin ne keto fushata dhe jo pak kandidatura qe keni perpara. Tash sa kohe ne Kosove,po percjelli frymemarrjen politike ketu dhe gjendjen e qytetarit te rendomt,po percjelli debate te lira kund ne rrethe me te ngushta e kund me te hapura,po marr pjese ne promovime librash,konferencash mbi keto zgjedhje,po rri lokaleve ku bluhet pa uje dhe pa ujem  politika e mullingjinjeve politik etj. Mendoj se me ipet e drejta ti them pak fjale te vetme mbi aktualitetin politik ne Kosove dhe qofte me dy mesazhe per elektoratin.

Mbrem deri vone po evidentoja me shenim se sa vrasje shqiptaresh dhe tragjedi komunikacioni pati vendi yne vetem brenda nje jave. Lexuam per vrasje shqiptaresh ne Gjermani, Zvicer,Tragjedine ne Itali,vrasje ne Peje,Gjakove e shume vende tjera ne Kosove. Ishte nje bilanc i tmerrshem...Bota nuk na don keshtu edhe pse struktura te saj te caktuare stimulojn kete gjendje qe ne, te mbetemi vrima me e zeze ne rajon,vetem keshtu prezenca e tyre ketu eshte e pa evitueshme ne vendim marrje per Kosoven me ndihmen e te degjuarve te tyre politik qe pike synim kan pushtetin e jo permiresimin e gjendjes se qytetarit dhe berjen e shtetit funksional.

Si elektorat qe pa vetedije edhe mund ta ndihmoni te keqen,te pakten ndaluni dhe mendoni se edhe tjetri ka te drejt te mendoj dhe sygjeroj ndryshe...Nuk ndihem mire kur simpatizant ekstrem te LDK-se perbaltin ish LPK-ne se ja cfare na bene dhe anasjelltas te mbeturit e LPK-se nuk kan te drejt te perplasen me elektoratin e LDK-se nga vet fakti se strukturat e tyre ne piramide,ata vet qe kur kan qene,jan dhe po vazhdojne te jen nje me po kete brum nga piramidal ne LDK,te ndershmit e ketyre dy paleve jan vetem viktima e asgje me shume, pa ju mohuar nderin,mundin dhe sakrificat qe kane bere per vendin dhe clirimin e tij ne keto dy procese historike,pra ne ilegale dhe ne alternativen e pluralizmit  politik te viteve 90-ta deri ne luften e UCK-se. Populli,ju elektorat i nderuar keni bere mjafte,por nuk keni bere asgje qe mundi juaj te mos paternalizohet nga ato pak figura politike te cilat pa dallim partish,kan qene,jan dhe po vazhdojn te jene si nje trup i vetem ku tani ka plasur me e keqja,lufta per kapital dhe pushtet per te mos bere kurr shtin asi cfare e deshet ju.

Nuk eshte LPK-ja fajtore pse me njerzit e saj ne piramide,krejt ne minorance si organizate u be fuqi me piramiden politike te LDK-se te cilet sapo zbulohen ikun per ta mbuluar krimin dhe nga distanca prap jan bashk. Sikur LDK te ishte ne piramide ndryshe nga ata te LPK-se,kurre nuk do u ndodhte kjo qe po e ndini tani dhe gradualisht po beheni edhe vet pjese e perqafimit te kesaj piramide ku nuk do ju pengoj me as PDK-ja dje LPK ngase mes jush po kthehet luta per egzistence.

Tani ne prag te ketyre zgjedhjeve lokale situata eshte kjo qe e dini,po e ndine me vuajtjet tuaja,po e prekni pa force per ta ndryshuar ate. Mesazhi im do ishte,te pakten mos u beni gaz mes veti elektorat i nderuar,popull me te cilin ne keto kushte eshte veshtire te jem i sinqert me shume se kaq.

Uruar zgjedhjet te cilat edhe sikur ti braktisni,ne keto rrethana, piramida politike eshte unike per ta vazhduar me gjitha prapaskenat qe ju nuk i dini.
Faji eshte jetim thot populli,por nganjehere jo,ai eshte ne mesin tone.
Prishtine 14.10.2013

Xun Cetta
 
Per gabimet ne shkrim,kerkoj falje ngase testatura nuk mi njeh disa nga shkronjat dhe shenjat tjera ketu.


Koment-Video:


Blerim Quka : per nje kosoves evropiane me te drejta te barabarta http://www.youtube.com/watch?v=hzj6C-HXrIY
Pete the Monkey washing dishes
www.youtube.com
Meet Pete the Monkey. Find out more about the project and our cause: http://pete...Shiko

Xun Çetta: O FLM per videon,me relaksove dhe bere ta komentoj videon nga ku dalin po kaq pershkrime sa edhe vet artikulli im. Majmunet te pakten pastrojkan,ndonse me dhune dhe pushtetin mbi shpind por pastrimi ishte ne nivel pa dallim kushteve. Shpresoj te kthehem ne mbremje po ketu.