Ky libër ka të bëj vetëm më kohën e rezistencën 1981-1990, pra vetëm më kohën e ish Jugosllavisë gjegjësisht Serbisë.
Isha
i sigurt se për këtë kohë rezistimi, nuk do jem i pa dëshirueshëm me
botime të kësaj periudhe, por ja se përjetova vazhdimin e dhimbjeve,
madje tani akoma më të rënda nga ishin dhimbjet e asaj kohe...
Kotë
po mbahen zgjedhjet lokale sot, kot zgjidhen kryetar komunash me një
ligj shumë të avancuar i cili mjerisht në fshehtësi po u shërben
prapaskenave politike të cilat vendosin kandidaturat për kryetar dhe i
djegin ata duke ju diktuar politika dhe vendime krejt të kundra ligjshme
dhe qe pashmangshëm komprometojnë kryetarin i cili nuk vendos vet, por
vendosin me diktat ata që kanë vendos fatin e tij për kryetar.
Sot
04.09.2013 le të mbetet vetëm si datë fiksimi dhe paralajmërimi se ku
jemi dhe kah po shkojmë si popull...Unë, sot përjetova diçka çfarë nuk
do besonte njeri, por edhe kjo le të i mbetet kohës së pasqyrimeve të mia
në vazhdim më shpresë se nuk do mbetem tepër i vonuar në zbardhjen e
krejt çfarë po i luhet këtij populli.
Libri
do dali shpejt,gjithsesi para zgjedhjeve,por mjerisht i pa forcë te
bindi elektoratin se çfarë po i pergaditët nga prapaskena më njerëz të
cilët duhen djegur por prapaskena të vazhdon.
Ta
them tash se kënd po e ngritin për ta djeg me pas dhe kënd po e djegin
në po këto zgjedhe edhe pse vet e kishin sjell si kryetar komune, kjo
është e tepërt dhe po me kushton, por thirrja ime në këtë moment nuk
është për durim, por për hapje syri drejt prapaskenës e cila po menaxhon
të gjitha partitë tona politike dhe kandidaturat kukulla, po
kukulla, mjerisht edhe në këto zgjedhje po ndodh kjo .
Ky paralajmërim le të mbetet vetëm si një dëshmi, se në që gjendja ka ardhur fati i të ndershmit i cili po kupton e nuk ka kujt ti thotë diçka më konkret, ngase përvojat kanë dëshmuar viktimizim e asgjë më shumë.
Miqësisht Xuni