Politikë

    

Sot ishte dita e lirisë së medias, nder tjera edhe në Kosovë, por askush këtë problem drejtë nuk po e trajton.

 

Ah liria e shtypit të cilën po e vuajm si pasojë e jo profesionalizmit tyre !!! Nuk ka liri të shtypit më jo profesionist në gazetari, mjerisht as në media të shkruara e as në transmetime televizive,madje disa prej tyre tallava, ne kështu nuk kemi dhe nuk e meritojm lirinë e shtypit mediatik e publik ngase në emërë të kësajë lirija po ndodh e kunderta…

Nuk është se i kontrollon apo kufizon pushtetri sa i qorodit mediat tona interesi dhe vet salltaneti për të shkruar e publikuar çfarë disa prej tyre dojn e jo çfarë hulumtojn, edhe lajmin ato nuk e marrin por si lajm duan vet ta prodhojn !!!

 

Aq keq jemi si shoqëri në këtë drejtim sa që as në rrethe të ngushta nuk je i lirë të bënë sqarim. Pas kaq kohë sa isha në Kosovë, më pa durim pritën shoqëria diqka t`u them, por jo, nuk thuhën gjërat bash çdo kund ngase gjithëqka po degradon dhe pervijon.

 

Unë, këtë pritje disi e kalova, mjeshtërish gati asgjë nuk tregova, jo nuk tregova ngase vet shtypi dhe emisione të vetë afirmuara në tallava, kanë bërë që kur realitetet thuan del sikur po bënë shaka.

 

Në fund, disa në këtë tavolinë present më thanë :

 

,, Hishtja jote nga sa pritëm, diqka tregon, dasht zoti mirë më dal por diqka po dyshojm dhe e dijm se nuk po don të na shqetëson, vendin mirë nuk e paske lënë”

 

Fillova e paksa po sqaroj :

Kurr më mirë dhe favorit politika jashtme nderkombëtare për ne nuk ka kenë nese politikat tona nuk e shterrpësojn por, politikat brenda nesh, kurr më të fragmentarizuara nuk kanë kënë, diqka shpresoj të bëjm, por mos harroni se leht nuk e kemi. Kështu u pergjigja kur disi ma imponuan të them diqka. Ne debatuam edhe shumë qka, por heshtja ime u verejt, u pa dhe më u tha.

 

Pse ndodh kjo ?

 

Për arsye se, as disa organizata që mbrojnë gazetarët apo kujdesen për mos shkeljen e lirive personale dhe profesionit tyre nga media ku punojn, mjerisht nuk po munden gjendjën ta ndryshojn për arsye se, gazetarët hajn bukën e disave nga media të pa kritere gazetarie.Gjendjën e krijuar në media tona, mjerisht nuk po mund ta ndryshohjn as Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

 

Ish pushtetarët vertetë kanë prodhuar këtë skandal më meduia tona e që mund të ndodh të vazhdojn edhe pushtetet tjera, por amë, liria e medias në Kosovë edhe bukur gjatë do të jetë e kërcënuar nga vet media të pa kritere të medias profesionale.

 

Disa media në vendin tonë, nuk e dojn realitetin edhe kur e kuptojn, ato presin më vonë senzacion të bëjn. Pikërisht sot jemi në këtë situatë, e dijn të keqën dhe adresën nga na ka ardhur dhe nuk dojn nga burimi të fillojn por presin më vonë të spekulojn. Ah sa qytetar e lexues apo degjues tyre fanatik, më infrakt apo silm në zemer i kënë bërë, madje këto ditë edhe sulm në tru njëri ka mërr ngase shumë në këto media beson dhe konfuziteti tyre njerzit po i shkatrron.

 

Luzern 03.05.2022

 

Xun Çetta

 

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/5339840162702737