Një fatkeqsi e madhe kjo jo vetëm sot, por kjo e keqe vetëm sa po na vazhdon dhe kam frikë se kurr nuk do mund ta kalojm ngase kështu dikush, në mos vetvehtën po e mallkojm. Nese nisëmi vetëm nga pervojat e hidhura të kohës tonë dhe ato të cilat personalisht i kam, do të kisha filluar nga viti 1990 e pikërisht tragjedi këto të cilat po na perseritët sot, por ja se po barti vetëm një pjesë nga viti 1993 dhe nuk po e permbylli më krimin e kësajë natyre çfarë perjetuam këto ditë pa specifikuar temën ku u bë krimi.
Lexo plagë të vjetra : Xun Çetta Facebook 25 Mers 2013 publikuar nga artikulli 1993 :
Rikujtoj artikullin tim botuar 1993 aktual edhe sot se si paralajmërohet rreziku i politikave zyrtare çfarë bëjnë në kurriz të kombit tonë.
PS:
Edhe unë vet isha anëtar i kryesisë së kësaj Lëvizje politike, jo parti por si këshill koordinues deri në themelim të një këshilli nacional.
Artikullin tim botuar 1993 aktual sot , mjerisht pa kohë që ta redaktoj dhe eliminoj gabimet e skanimit, ja po ju postoj në word i bindur se nuk ju pengon në lexim ngase vetëm ca shkronja janë ato që nuk i njeh skaneri .
Miqësisht Xuni
---------------------------------------------------------
METODAT E NEGLIZHIMIT TË BASHKIMIT KOMBËTAR DHE PËRÇARËSIT NE MESIN TONË…
Gazeta ,,Bashkimi i shqiptarëve“ Nr.-8-datë 15 tetor 1993
Organ i Lëvizjes Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve
Kush janë ata te cilët thonë se, Bashkimi Kom¬bëtar nuk mund te behet tani dhe a është proces i cili duhet te vazhdoje dhe, vetvetiu te piqen kushtet politike, ekonomike, kulturore e shpirtërore te këtij bashkimi?.
Te tille janë, te gjithë ata qe, nuk janë pjekur as politikisht, e as ekonomikisht madje as shpirtërisht për një Bashkim Kombëtar. Kjo nuk është një përgjigje e imja ekstreme dhe me revolte siç do te me kuptonin disa, por është një përgjigje e studiuar thelle, mbi faktin se çfarë ishin dikur dhe çfarë janë sot, ne momentin me kritik, ata, te cilët nuk duan te shpresojnë e aq me pak te punojnë për Bashkimin Kombëtar.
Pas gjitha analizave, mbi te kaluarën dhe te tashmen e këtyre neglizhuesve, kemi gjetur faktin se Bashkimi Kombëtar nuk merret me mend ne kokat e atyre. Ata kurrë nuk e lodhin kokën për çështjen e shenjte kombëtare, madje as për ndry-shimin e sistemit totalitar, por përkundrazi ishin dhe mbeten servile dhe putha dore te ish pushtetit komunist dhe tani te të ashtu-quajturit-demokratik, pa dallim, ne faktin se arritën ta puthin pushtetin me buzët e tyre te shkrumosura për pushtet, apo përfunduan burgjeve dhe kaluan ne gjoja opozitë; po si dhelpra e cila nuk arriti rrushin dhe u kthye e tha se ky qenka i tharet, duhet pritur pjekja e tij.
Nuk di se çfare bëjnë dhe si e ndjejnë veten, intelektualet e kombit, partia e Ballit Kombëtar, Lëvizja Demokratike e Bashkimit te Shqiptareve dhe anëtaret e ndershëm te partive tona politike karshi propagandës tjetër anti-shqiptare nga vet shqiptaret, kur i dëgjojnë neper masa te gjera duke thëne:
,,Nuk mund te bashkohet kombi, para se te forcohet pushteti demokratik ne Shqipëri, zhvillimi ekonomik e social i kësaj gjysme te Shqipërisë se lire këndej kufirit, se paku ne atë nivel ekonomik e politik qe është gjysmë Shqipëria e pushtuar dhe vetëm atëherë do te shkojmë te barabarte ne Shqipërinë e Bashkuar,,.
Propagandues ne fjale, duhet qe, te gjithë t'i përgjigjemi me faktin se kjo është e papranueshme, nga vet fakti se Kosova ishte si ishte; por te shohim çfarë është sot dhe kah po shkon e ardhmja e sajë ? P.sh, E tërë klasa punëtore atje, ka kaluar ne papunësi dhe sot edhe te ishin te gjithë te punësuar, te ardhurat mujore ne Kosove, kanë rënë diku nen dhjete marka gjermane, ndërsa ne Shqi¬përinë, e sotme krahas asistencës, megjithëse e vogël, ata qe punojnë, mesatarja mujore ne" vend sillet rreth gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë marka gjermane.
Katastrofa tjetër e Kosovës është fakti se kjo pjesë e atdheut te pushtuar, është zhveshur plotësisht nga jeta politike dhe ekonomike, madje edhe nga mundësia e te jetuarit si shqiptar, qofte edhe pa pushtet shqiptar.
Atje gjithçka është ne devalvim te kombit shqiptar dhe nuk ka forcë tjetër, te na shpëtojë nga pushtimi total, pos unitetit dhe kanalizimit te politikes gjithëkombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Pra kujt i shërben dhe kush na i servir te tilla propaganda qe te presim si komb ne ngritje-zbritje lokale?
Te gjithë ne, nuk bejmë asgjë tjetër, me tera këto parti politike dhe gazeta, veçse gënjejmë popullin ne emër te popullit dhe gjoja te interesit kombëtar, duke share njeri tjetrin dhe duke u marre me politike te ditës, pra atë qe na diktojnë te tjerët, nder kohe qe duhet te konceptojmë politiken e kombit si terësi kombëtare, dhe t'u kundërvihemi propagandave te sërvira nga te huajt, për mes shqiptareve te thjeshte e te mashtruar për pak para, si dhe atyre te cilët ne emër te diplomacisë se diktuar nga jashtë, pranojnë te operojnë kombin nen ndikimin e diplomacisë si narkozë e gjumit te përkohshëm politik.
Te gjithë ne, urgjentisht duhet t'i kthehemi vetes si shqiptare dhe, pavarësisht se ku punojmë e veprojmë, ne parti, lëvizje a shoqatë, te ndikojmë qe ne vend te kultivimit te urrejtjeve ndërpartiake, te sjellim frymën e plotë kombëtare.
Nuk ka parti e as shoqatë shqiptare e cila guxon ta quaje vetën si parti apo shoqatë e mirëfillte nacionaliste, ne qoftë se ne një mënyrë apo ne një tjetër futet ne koalicion me neglizhuesit e Bashkimit Kombëtar.
Për te mos u keqkuptuar, e them se koalicioni urgjent, është nevojë e shpëtimit kombëtar, por se, kusht themelor i koalicionit eventual duhet te jete legalizimi i politikës se nacionalizmit te mirëfillte për Bashkimin Kombëtar, duke mos u ngatërruar ne kokat tona terminologjia nacionalizëm i mirëfillte, me shovinizëm ekstrem.
Ne duhet të kultivojmë politikën e nacionalizmit te mirëfillte kombëtar, për t'i shpëtuar politikes se shovinizmit ekstrem Greko-Serbo-Malazes.
Te gjitha partitë tona politike, shoqatat, asociacionet dhe individ, duhet te jenë te qartë ndaj Lëvizjes Demokratike te Bashkimit te Shqiptareve dhe anasjelltas L.D.B.SH-ja e qarte ndaj tyre.
E them këtë, sepse me sa duket disa nuk duan te kuptojnë drejtë faktin se L.D.B.SH-ja nuk është as parti politike e as shoqatë, por është vazhdim i Lëvizjes Kombëtare, pjesëtar i te cilës janë edhe vet partitë politike, shoqatat, asociacionet dhe individët.
Kjo levizje sot, zyrtarisht e regjistruar ne Ministrinë e Drejtësisë, ka formuar një këshill koordinues, i cili është vetëm si ndërmjetësues dhe koordinator mes partive, shoqatave, asociacioneve dhe individëve, deri tek thirrja e Kuvendit Gjithëkombëtar.
Prej këtu, përfaqësuesit e partive, shoqatave te ndryshme, asociacioneve dhe individëve, do te zgjedhin këshillin kombëtar, kryesinë e këshillit, kryetarin e tij. Kështu qe, nuk dëshirojmë te keqkuptohet këshilli ynë koordinues, as brenda e as jashtë nesh me qëllime dëstruktive te thuhet se po ftohen njerëzit, partitë, shoqatat dhe asociacione te tjera, para aktit te kryer, gjë qe nuk i përgjigjet realitetit.
Ne si këshill koordinues i përkohëshëm, i kemi punët plotësisht te ndara nga kryesia e këshillit apo kuvendit te ardhshëm kombëtar, ne nuk merremi me kompetencat e karakterit qe do t'i ketë ne t'ardhmen kryesia e re dhe fuqiplote e zgjedhur nga përfaqësuesit e lartshënuar.
Nëse vazhdon kështu, si deri para pak ditësh, politika e përçarjes dhe e nëglizhimit te Bashkimit Kombëtar, kam përshtypjen se ne si L.D.B.SH ne radhe te parë dhe individë të dëshmuar për Bashkimin Kombëtar, do te detyrohemi ti analizojmë veprimet tona dhe te pyesim vetën:
Jemi veprimtar te sinqert te çlirimit dhe te bashkimit kombëtar, apo jemi te marr dhe budallenj te vegjël me iluzione te bashkimit kombëtar, përball plogështisë se budallenjve te mëdhenj dhe gjumit te rëndë te qeverisë, e partive tona politike? Dhe prej këtu, do te detyrohemi te presim ditën kur popullit do t'i dali narkoza e gjumit te përkohshëm politik dhe te filloje t'i ndjeje plagët e operimit politik çfarë është bërë mbi ta.
Atdhedashuria dhe vullneti i punës për çështje kombëtare nuk stimulohet ne këtë mënyre, por përkundrazi i thyhet vullneti, shpresa dhe morali kombëtar, e për këtë, përgjegjësia dyfishohet nëse konstatohet me saktësi se kush dhe sa ka kontribuar ne ketë krim.
TIRANË 11.10.1993
Xun Çetta
Facebook :
https://www.facebook.com/photo?fbid=561567927196675&set=a.101831929836946
Lexo para pak orësh si konqidencë në Facebook :