Politikë

   Unë nga momenti kur doli FONDI i sigurisë, kam dhënë mendimin tim dhe menjëherë vendosa të mos merrem siq jam marr, as më shkrim e as më angazhim ashtu siq kam qenë.

Të dalish kunder FONDIT për siguri, është çmenduri ashtu siq edhe, pa kënë i çmendur, nuk dilët më fondin kaq madhor pa projekt, pa kryesues të fondit, pa organizim të veqant kudo në botë mbi fondin jetik për vendin tonë.

Unë, nga ky moment sapo shkruaj, shkova qekun të paguaj për një gjysëm vjetor, më shpresë se puna do të ndryshon dhe kështu gabimet, sejcili nga ne do ti pranjom.

Ne si këshill inicues më një punë intenzive për kaq vite, kryesisht tash një vet pa u ndal, një gabim e kemi bërë, pra jo vetëm letrën Kryeministrit Kurti dhe statutin më ja dërguar, por, ishte tasht në kabinetin e tij më i shkuar e jo mos pergjigja e Kryeministrit Kurti më na irituar dhe kështu mes veti në këshill inicues më na ngatrruar.Ky ishte gabimi ynë i parë, si këshill inicues për masat që nuk i kemi marr.

Gabimi tjetër nese ishte gabim !, të cilin gjithëherë mbledhjeve e kam thënë, mos të kërkohët të dalim më çdo kusht si autor të fondit ngase kjo shqiptarin e iriton, as ne në Zvicër, nuk do dilnim pa prezencën e mbi 5 shteteve në Europë dhe një perfaqsues nga Shqiptarët në Amerikë dhe Ministria Mbrojtës, ishte ky vendimi jonë që pas shumë perplasjeve e kishim marr, po, muarrem vendim pikërisht që të jemi gjithë bashkë autor, pretendimi si autor, një virus ky i cili gjithëherë organizimet e mëdha i shkatrron.

Ndoshta edhe një gabim, për kryekreje personalisht unë e kam bërë kur e kam thënë :

,,Ne pa na pranuar Qeveria kurr nuk bënë më dal”e pikërisht këtë qendrim, edhe në leter Kryeministrit Kurti ja kam thënë edhe pse nga pervoja që kam, e di se tjetrin kur e garanton, edhe e trimëron, ndashta kjo tani po na kushton, por unë, prap nuk pendohem ngase isha i prer dhe më arsy, që fond mbi fond, kuleteta mbi kuletë nuk lejojm, ngase e kishim parë ku kjo e keqe na qon.

Para dy dite në një emision TV21, u degjuan zëra Qeveritar, analist dhe zëri nga këshilli ynë inicues, unë jam mahnitë më konstruktivizmën e tyre që degjuam, aty nuk dukëj destrultivizëm në këtë drejtim të këtij fondi edhe kështu siq doli, pra edhe aty në atë emision të mrekullueshëm, mjerisht nuk thuhej kryeproblemi që na kishte ndodhur, por prap edhe aty dilte virusi i autorësisë së fondit.

Krejt në fund, edhe pse jemi të vonuar në këtë drejtim financiar, Qeveria nxitoj dhe tani po na vonon akoma më shumë, mos harmonizimi i gjërë, Pozitë-Opozitë-Mergatë kjo do të na kushton.

Pra po ndodh kjo e keqe nga fakti si ka dal FONDI i cili doli si një skelet pa mishin e tij siq janë, shumat e fiksuara dhe organizimi për fondin kudo në botë, shuma sado simbolike që do ishin këto, ato derdhje të mëdha e të rregullta dhe stabili do ishin qellimi ynë për vendin tonë.

Biznesmeni jap më leht tek Qeveria ngase dihët pse !!!, por fond stabil, të perhershëm dhe unik në shkallë kombëtare, do garantonte STATUTI ynë siq i kemi derguar Qeveris më mundësi për korigjim dhe aprovim.

Tash, se nuk ka guxim moral të dal bash askush më fond tjetër, kjo dihët, perjashtuar të sëmuerve psikik, pra na mbetet të ndihmojm më shpresë se të metat dhe lëshimet gjithë nga pak mund ti riparojm.

Ky ishte qendrimi im deri më vonë, pasi që disa mendimin po ma kërkojn, si deshmi, praktikisht unë shkova qekun të paguaj.

Luzern 05.03.2022

Xun Çetta