Politikë

Seanca parlamentare e cila u shndërrua në krim politik në kurriz të opozitës nga vet opozita, sot datë 21 dhe 22.04.2013.


Vetëvendosja totalisht e pa pjekur në politikë, vërtetë e kishte vështirë kjo ta ruante LDK-në dhe AAK-në si bllok opozitar ngase që të dyja subjektet të quajtura opozitë, janë pjesëtare të proceseve kaq të dhimbshme për vendin por a më, kishte mundësi sa të duash që të bëhej opozita edhe më këto dy subjekte, shans kjo të cilën përfundimisht e humbi Vetëvendosja më pa aftësinë e sajë politike dhe pretendimet e tepruara madje kaluar Ramushit që ajo më çdo kusht të jetë njëshi opozitar.

E kam përcjell seancën më vëmendje, nganjëherë më lot në sy, më kanë befasuar për mirë deputet nga të cilët nuk prita të jenë aq në nivel madje nga radhët e PDK-së por finalja e së keqes erdhi nga deputeti Liburn Aliu  i cili ju dha rastin LDK-së dhe AAK-së që të dalin aq kundër tyre si dhe për më keq ishte qëndrimi i tij para kryeparlamentarit Krasniqi sikur po benë presion mbi të.


Ndalja e fjalës kryeministrit Thaçi në atë formë ishte po sikur ta votosh kryeministrin Thaçi , madje më shumë vota i shkojnë Thaçit në këtë formë se sa ta votoj komplet Vetëvendosja.


Dhjetëra faqe nuk mjaftojnë ta përshkruaj krejt çfarë ndodhi në këtë seancë parlamentare.

Tash është kohë e vonë por nuk mund të mos prononcohem mbi këtë fatkeqësi të kësaj seance parlamentare.


Luzern 22.04.2013 ora 00 15 h

 

Xun Çetta


Komentet:


Betim Kelmendi :

Xun miku im i vjetër, LDK së i ka hy krimbi dhe pas hyrjes se krimbit dihet se çka ndodh me frutin, dhe SHIK-ku, ka ec ne at drejtim, për fat te keq dhe me shumë keqardhje, LDK e din se çfarë force është shik-u dhe tuten e kanë ne palcë për momentin. 

Nuk bën te thuhet se për inati te Vetëvendosjes LDK dhe AAK votuan pro, por LDK nga frika e shik-ut kurse AAK lepres i b... Se Thaçit sepse tenderët hajnit dhe krimet i kanë ber qe te dyjat, pra nuk është aspak e mirë qe te thuhet se " Për inat sime re, vdis im bir" pra për inat te VV e shesim një copë Kosove.

Përshëndetje nga Betimi


Xun Çetta :

I mjeri unë çfarë kam përjetuar dhe po përjetoj në thurjet politike. Nuk kam durimin ta them krejt çfarë po përjetoj o i nderuar. Unë kam gjëra të cilat po i mbaj duke u zier në vete për hir të situatave por nuk e prita krejt çfarë ndodhi.


Lumni Lepaja :

Tash na duhet bashkimi ata qe ndahen si tipat e Rexhep Selimit nuk e kan me qellim te mire. Keso prblemesh kishe edhe ne Rambuje dhe para shpalljes se Pavarsis...

 

Betim Kelmendi :

Lumni Lepaja Si mendon na nevojitet bashkimi, per falje territoreve tona., per per shkelje mbi gjakun e te reneve per liri ne shekuj, per humbje identittetit tonë, per nenshtrim ndaj armiqve tonë shekullor ?!
Rexhep Selimi eshte nda nga kriminelet por ka mbet besnik i luftes e sakrifices tonë

 

Lumni Lepaja :

Jo nëse është mbete Kosova ne dorën e çiftarë te Rexhep Selimit dhe rrugaçëve ai, mjerë për ne. Nëse del Akademi jone kundër apo njerëzit e shkolluar kundër kësaj marrëveshje atëherë mundemi me thane diçka. Po Akademikët ton e pranojnë këtë marrëveshje, e kanë pranuar pavarësinë sipas pakos se presidentit Ahtisari, dhe e kanë pranuar marrëveshjen e Rambujes

 

 

Betim Kelmendi 22.04.2013:

Se pari po me dukesh shumë i ri me quajtur ti Rexhepin rrugaq apo edhe te tjerët, sepse po te kishe ber vetëm 1 % sa ka ber Rexhepi sigurisht se nuk e kishe quajtur ashtu, dhe për njerëz te shkolluar, me se paku ka ne qeverinë e Kosovës apo me mirë me thënë ne PDK por ti jo qe nuk po e shef realitetin por ti nuk paske dëshirë  qe realitetin ta shohësh. Pra secili ka te drejt personale te radhitët apo ta mbështes qeverinë kriminale te Kosovës sepse përbëhet nga kriminel qe për te ardhur ne pushtet kanë filluar me vrasje ( kryesisht anëtar te LDK ) ku sot kanë lënë shumë jetim rrugëve, duke vazhduar me plaçkitje haraçe e vjedhje te pasurisë se KS dhe duke degjeneruar çdo segment te jetës ne Kosovë ,dhe ne fund për ta rrumbullakësuar, bëjnë pazare me token e Kosovës, ku LDK del ne anën e hajnave dhe rrëmbyesve sepse ka hëngër edhe ajo ne një pjatë me ta e për mos me fol për AAK . Pra me mirë kishte qen qe Rrugaç ta quash dikë tjetër se njeriun qe sipas meje nuk po e njihshe aspak sepse edhe ashtu qenke shumë i ri qe ta quash Rexhepin rrugaç

 

Lumni Lepaja :

Po me duket pak bile me i than rrugaq. E din ai i ka shume borq sidomos Llapit!!!


Betim Kelmendi :

Ty po te pengon vetëm dega kurse krejt mali jo.
Çdokush jep llogari për veti dhe mendoj se Rexhepi ka jep llogari për luftën dhe nëse është nevoja jep llogari apët por duhet me te penguar me shumë ata qe e vodhën ardhmërinë e fëmijëve.


Facebook:


http://www.facebook.com/photo.php?fbid=574230972597037&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=1&comment_id=97858638&offset=0&total_comments=6