Politikë

   Pas një pune shumë të gjatë e shumë mundimeve të Mergatës Shqiptare deri në unifikimin jo të leht të STATUTIT për këtë organizim, sot Qeveria, fal Zotit paska marr një vendim.

STATUTIN e këtij organizimi prej 20 pikave, ashtu si ne e kemi menduar, bashkë më një letër prej dy faqeve sqarime shtesë Kryeministrit Kurti, ne i kishim derguar kabinetit tij para një muaj, sakt më 02.02.2022 pra neser një muaj.

Pergjigje zyrtare ende nuk kemi marr edhe pse pergjigja zyrtare ka një limit afatesh.

E dijm dhe i kuptojm agjendat e ngarkuara të Kryeministrit Kurti, po i shohim për ditë ato ngarkesa në televizor, por pritja e gjatë filloj e po perqan organizimin tonë.

Pat zëra që të mos presim Kryeministrin Kurti por vet ta fillojm ! unë këtë gjë nuk kam lejuar e as lejoj, kuletë mbi kuletë as fond mbi fond nuk shkon, i kemi provuar këto pa rregullësi dhe kemi parë ku na qojn.

Në letër, Kryeministrit z. Kurti i kemi thënë se ne, këtë gabim nuk e bëjm por të vonuar jemi. I kemi thënë se keqperdorimet e fondeve si 3% shi dhe ai Vendlindja Thrret neve në befasi keqperdorimi, kurr nuk mundet më na gjet ngase llogaridhënjën e duam këtu ku jemi regjistru, pra më ligjet Zvicerane si dhe duam vet ne Mergata ndihmën tonë ta menaxhojm.

Po të mos kishin qenë këto fonde, ani pse të keqperdorura, pa dashur ti rehabilitojm hajnit e tyre, ne nuk do mund ta kishim derguar as edhe një qizme Ushtari në Kosovë e lere më Ushtar të luftojn. Kjo është rëndësia e fondit të cilin duhët ta bëjm.

Të ngjajshme sa u tha këtu, në letër Kryeministrit z. Kurti i kemi shkruar dhe nuk kemi hezituar që fatin e Ukrainës më ja kujtuar.

Tani nuk na mbetët gjë tjetër veqse fondin për Ushtrinë tonë ta ndihmojm. Tjerat perpjekje dhe perplasje kryesisht tash një vitë, ato të ja lejm kohës dhe arkivit tonë për ta parë se kush çfarë kemi bërë.

Urime vendimit të Qeverisë, e gëzofshim hapjën e rrugës re për të bërë shtet ashtu si duam ne.

Luzern 01.03.2022

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/5169668549719900

Pas ca komenteve dhe portaleve që kanë afishuar këtë postim në Facebok, unë dua edhe diqka të sqaroj :

Xun Çetta : Edhe një shtesë pas kaq orësh nga dalja e Qeverisë më këtë vendim, ku ndegjuam dhe debatuam në forma të ndryshme, jo vetëm ne në Mergim, por edhe më të perkushtuarit tjerë atje në Kosovë të cilët na falenderojn.

Të nderuar/a lexues/e , të nderuar/a qytetar/e të Kosovës, të nderuar/a bashkë Mergimtar/e dhe gjithë vullnet mirët e këtij fondi për vendin tonë dhe sigurinë e tij.

Qeveria e ndryshimeve doli më këtë vendim të cilin e mbështesim pa më të voglin hezitim por, kam pershtypjën se kemi pas projekt Statutin shumë të mirë i cili pa mbështetjën e Qeverisë natyrshëm nuk do mund të kishim sjellur suksese as shpetim të ngritjës së energjive tona si Mergimtar.

Tani po shoh e percjelli edhe reagimet e qarqeve anti vendit tonë ndaj vendimit të marr nga Qeveria jonë.

Po shohë ku në të njejtën kohë, punë minutash sapo kam bërë këtë postim, lexova në B 92 një reagim po në këtë kohë dhe nga atje fillojn e akuzojn Qeverinë tonë edhe pse kjo, bash fare peshë nuk qon, perkundrazi Qeverinë tonë e ndihmon dhe bën që edhe më shumë turma qytytare ti beson.

Tani po pres ndoshta edhe presionin eventual më të butë nga faktori nderkombëtar e kryesisht nga KFOR-i . Ajo që dua më thëm është, po ta kishim bërë siq ne e kemi menduar dhe punuar tash dy vite, tani më akuza edhe pse pa vlerë e as më presione tjera, Qeveria jonë nuk do kishte më u marr ngase nuk do ishte Qeveria ajo e cila këtë hap e ka ndermarr, do mjaftonte Qeveria më dalë më dy fjalë :

,, Ne patëm presion nga Mergata e madhe e cila don të vazhdon që për vendin e tyre nga janë ndjekur më dhunë, prap ndihma më dhënë, dhe ne si Qeveri, më mirë i nenshtrohemi këtij presioni të qytetarëve tonë se sa presioneve të cilat, Serbia apo diplomaci tjera mund të na i bëjn. Ne tani nuk po bëjm asgjë veqse organizimin e Mergatës tonë atje, po e mbështesim dhe do ta ndihmojm ashtu siq ajo po bënë për vendin tonë”

Vlen ta them faktin tjeter pa i permendur tjerat më radhë se, për dy vite rresht në këtë organizim, bash të gjitha mundësitë dhe rrjedhat e më pastajme që mund të ndodhin i kemi trajtuar mirë e më perkushtim.

E dijm sakt edhe cilat shtrsa do ishin aktive në organizimin tonë të pavarur si Mergimtar në bashkëpunim më Qeverinë aktuale dhe kështu, cilado qeveri që vjen, kuptohët në kuader të një Memorandum bashkëpunimi Mergatë – Qeveri, memorandum ky i cili do mbetej i perhershëm, kështu ne do të ishim ashtu si duam dhe më dinjitet për vendin tonë i celi jap deshmi se sinqerisht na beson e jo veq për finansime na don.

Biznesmenët, sigurisht se japin pak më shumë në kuader të Qeverisë se sa në variantin tjetër, dihet pse, por qytetarët të cilët kanë dhënë dhe do të jepnin, por mjerisht janë zhgenjyer keq, shumë keq nga e kaluara, jam i sigurt se tek ne do ta rikthenin besimin si të pavarur nga Pushtetar a Qeveritar, shtoja faktin e ndarjeve të qytetarëve në partitë tona politike dhe pro apo kunder Qeverive siq ndodh tek ne. Kjo në organizimin tonë si të pavarur, jam i sigurt se nuk do kishte më ndodh, per kundrazi do të ishim një, i dijm dhe jemi të sigurt në këtë mundësi që e kishim por edhe kështu, ne në këtë fond më gjitha perkushtimet tona do të ndihmojm.

Krejt në fund dua ta them :

Ne kemi kaluar situata e procese nga më të ndryshmet për këto kater (4) dekada, kemi sfiduar të këqija të mëdha, sabotimët dhe pervetsim-kontributësh që na janë bërë per në fund ja kemi dal.

Edhe tani, jemi në ndryshime të mëdha vendore e nderkombëtare, po shohim e lexojm krejt çfarë po ndodh, andaj nuk na mbetet tjetër pos nën këtë fond më lartë të Qeverisë, energjitë ti bashkojm dhe shohim si kemi më ja dal.

Suksese, na prift e mbara pa pervojat e hidhura që kaluam.