
Afishimi-I- per info-cetta
Një kujtim i mirë i cili edhe tani pas kater ( 4 ) vitesh të feymëson, veq frymëzimit, i nderuari edhe të nderon.
Lexo postimin nga z. Prend Buzhala dhe pershtypja tij 24.02.2018 :
,, Sot, dy takime krijuese e miqësore me vlerë, në Prishtinë”
Afishuar sot 24.02.2022 Facebook
https://www.facebook.com/xcetta/posts/5155105127842909
,, Sot, dy takime krijuese e miqësore me vlerë, në Prishtinë”
Afishuar sot 24.02.2022 Facebook
https://www.facebook.com/xcetta/posts/5155105127842909
Sot, dy takime krijuese e miqësore me vlerë, në Prishtinë:
1. me krijuesen, profesoreshën universitare Naime Beqiraj (në ambientet komode të HOTEL SIRIUS) dhe
2. Me njeriun e emancipuar të letrave, veprimtarin e çështjes kombëtare e ish të burgosurin politik që jeton në Zvicër, Xun Çetata (në EDI 2)...
xxxxxxxxxx----------------xxxxxxxxxxx
Afishimi-II-
Lëvizjët tona dhe ne nder vitë në këtë rrugë
Shkrim publikimet dhe arkivi strikt nën betim
Për dallim nga afishimi pak minuta më parë, kujtime nga i nderuari z. Prend Buzhala, këtu në këtë afishim, po ashtu kujtime më z. Fazli Veliu, diqka ndryshon !!!…
Para një jave lexova librin e tij, ( ditar-veprimtari) titulluar ,, Zëri Jehues i Mërgimtarëve tanë” por shumë qka verejta se diqka ende nuk po funksionon.
Pse thëm diqka nuk po funksionon si dhe pse thëm, ndoshta realiteti më vonë edhe mund të më demanton ?
Them diqka nuk po funksionon, për arsye se disa, e nuk jan të pak këta, të cilët po shkruajn vetëm për takime, veprime e kujtime kryesishte të rrudhur vetëm më shokët e grupit tyre dhe nuk duan ti kujtojn ato më tjerët të cilët ndoshta edhe nuk u kanë shkuar shumë për qefi…
Miku im Fazli Veliu, për të cilin mbaj konsideratë edhe pse në disa pika i rezervuar, në veqanti mbaj konsideratë për disa pika i cili dukshëm ka reflektuar më mirë dhe më arsyeshëm se disa shokë të grupit tij, e tani në këtë libër, nuk lexova asgjë nga sa e sa takime të cilat vitët e fundit tjerët kanë organizuar, më ftesë e respekt Fazliun e kanë ftuar dhe fjalën atij ja kanë dhënë, e tash asgjë në këtë libër mbi këto kujtime nuk lexova prej tij…
Nder to, është edhe ky afishim më poshtë të cilin po bëj, dhe sa mirë Facebook po sot na kujton por në shkrimet e këtij libri asnjë fjalë se gjëjë !!!.
E tani pse thëmë : Ndoshta realiteti më vonë edhe mund të më demanton ?
Thëm pra më rezerva ngase, libri tij ishte kryesisht më kujtime për gjatë vitit 2020, a takimët dhe pjesëmarrja tij në tubime mbajtur së fundi në Zvicër ishin pak vite më parë, pra ndodh që ato i publikon më vonë.
Një sqarim :
Kam lexuar libra tyre tjerë dhe më autor të ndryshëm, kryesisht artikuj të nxjerrur nga ,, Zëri Kosovë” por kurr, tek asnjëri nuk lexova artikullin tim i cili do deshmonte po këtë frymë, pra edhe këtu diqka nuk po funksionon ngase tepër, tmerrësisht tepër një anshëm po shkojn.
Miku Fazli Veliu, shumë mirë e din, se tek unë është një arkiv, arkiv ky i cili ka shumë shkrime, procesverbale, Foto e deri shumë VIDEO dhe Audio, pra ato nuk pasqyrojn vetëm qka du unë, por qka arkivi flet për sejcilin nga ne dhe pa seleksionuar qefin tim apo tjerëvë në këtë rrugë dekadash.
Unë mbaj shenim, Foto, Audio dhe Video nen betim.
Për të mos i prekur ato, lexo vetëm një kujtim të cilin sot facebook-u na perkujton dhe të shohim mbi qka thash e qka kam më thënë :
,, Edhe një libër permbledhjësh në funksion të hulumtimit dhe zbardhjës së realiteteve”
Facebook :
https://www.facebook.com/xcetta/posts/2290445987642185
Afishimi më këtë shtesë sqarimi më nalt sot 24.02.2022 Facebook :
https://www.facebook.com/xcetta/posts/5155281187825303
Takime dhe evokime të dhimbëshme pas kaq vitësh, por më shumë krenare ato
Vitët kalojn, njerëzit në mos ndryshofshin parimët e tyre, ata sado që sulmohën prap disi mbijetojn. Kam pershrtypjën sikur edhe z. Fazli Veliu, pas kaq vitësh para,gjatë dhe pas lufte si dhe pas gjitha perplasjeve tij më apo pa të drejtë akuzash nga më të ndryshmët , ai plotësisht i pa ndryshueshëm po mbijeton dhe vazhdon tutje.
Takimi im më z. Veliu pas bukur shumë kohe tani buzë Liqenit të Luzernit më 15.02.2019, më ka lënë pershtypje krejt ndryshe nga shumë miq, shokë e veprimtar tjerë të cilët gjithëashtu kundershtojn politikat e dështimeve pas lufte në trojet tona si dhe kuptova faktin se sa i arsyeshëm ishte Fazliu për ti pranuar lëshimët çfarë janë bërë nga shumë shokë, miq e veprimtar të rrethit tonë dikur.
Gjitha kritikave tij që kishte dhe i shprehu mbi situatat aktuale dhe gjithë këtij devijimit të proceseve nga ishim nisur si popull, si Lëvizje Kombëtare, pergjigja ime e pa nderprer atij ishte :
( Po Fazli, ashtu është por shokët tu janë ata që na sollën në këtë gjendje. Ai prap vazhdonte më ankesa çfarë na ndodhi me procesët e deshtuara, dhe po ashtu prap ja kthejsha : Po Fazli, ashtu është por shokët tu janë ata të cilët na sollën në këtë gjendje).
Kjo ishte pergjigja ime e vetme e cila mendoja se do ta ngacmonte më shumë por, shumë arsyeshëm po perballonte pergjigjën time tepër të shpesht e të perseritur deri në monotoni dhe për qudi, asnjë minut nuk reflektoj humbje durimi ! pra një e mirë kjo të cilën nuk e gjenë tëk të dëshpruarit tjerë të organizatës tyre LPK-e cila gjithësesi si organizatë nder shumë tjera ishte qelizë e fortë e Lëvizjëes së përgjithshme Kombëtare…Fazliu po mbahej edhe më tej ai që ishte por zhgënjmet e kishin goditur rëndë dhe kam frikë më pasoja.
Në fund, kur u ndam, Fazliu më ftoj në promovimin e librit i cili po promovohët tek sot 24.02.2019 , ku unë nuk isha në gjendje ta konfirmoj pjesëmarrjen.
Në një postim të fjalës së z. Veliu publikoar pas pesë (5 ) ditësh po mbi librin i cili po promovohet sot, edhe njëherë lexova dhe kuptova sesa i arsyeshëm po tregohët Fazliu kur janë në pyetje veprimtarët e gjithë organizimave çfarë kanë vepruar në kuadër të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare aty pra ku derdhën djerësa, puna, gjaku dhe palosën meritat e të gjithëve pa dallim subjektësh a individësh.
Në këtë frymë lexova sa për mrekulli perdor shprehjën : ,,Është punuar në LPK pa dëmtuar trungun, rrënjët, degët e Lëvizjes Kombëtare“…Kjo pra është një e veqant e Fazliut të cilën pak jan ata nga LPK tëk të cilët mund ta dëgjojm se po perdorin këtë terminologji më të gjërë ku ikët nga pervetsimi i meritave të tjera subjekteve dhe individ në kuader të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare.
Ja ftesa për pjesëmarrje në promovimin e librit tyre pikërisht sot :
F T E S Ë
Pas prmovimit në Tetovë, në Lugano edhe në Würenlos të Araao-s – CH, promovohët libri dy pjesësh:
LPK në vazhdën e përpjekjeve për bashkim, themeluese e UÇK-së i bashkautorëve: Sejdi Gega – Fazli Veliu
Më 24.02.2019, ora 13:00
5436 Würenlos, Landstr.64, Restorant Centrum.
Ardhja e juaj na nderon.
Mirësevini!
Sejdi Gega, tel. 076 706 77 65
Fazli Veliu, Murat Bytyqi dhe aktivstë të LPK-së, Fondit „Vendlindja thërret“, „Liria Kombëtare“ etj.
Citat nga vlerësimi i publikuar nga z. Fazli Veliu :
PROF FAZLI VELIU: ,,Veprimtari dhe kronisti i Lëvizjes sonë.
Njëri nga veprimtarët e përkushtuar jetësisht për çështjen tonë, i cili si hyri në mesin e të betuarve për liri, duke dhënë shembullin e vetëmohimit e betimit, na afron natyrshëm, qetë dhe me modesti shenimet e bëra në kohën e ngjarjeve të mëdha të Kosovës martire, mbrenda dhe jashtë vendit, që shkojnë përshtatur me rrethanat, pa dëmtuar trungun, rrënjët, degët e Lëvizjes Kombëtare…
Një vepër, që ai na e ofron, është propozuar nga ish anëtarët e kryesisë së LPK-së, tani të mbijetuar, por e pa kryer deri më tani dhe lejohet po nga këta ta realizojë, i besueshmi i tyre, në veprimtari në procese administrative, në takime me përsonalitetet shqiptare, verifikim të proqeseve disciplinore e tjerë, Sejdi Gega.
Një detyrë e rëndë, e pa mbajtur mbi supët e një të riu, mërgimtar i pa qetësuar“.
Luzern 24.02.2019
Xun Çetta
info-cetta :
xxxxxxxxxxx----------------xxxxxxxxxxxxxxxxx
Afishimi-III-
Kjo ditë perkujtimësh nga Facebook-u, kryesisht paska qenë vertetë më kujtime krijimtarishë nder kohë...
Këtu po afishoj edhe një dhurim libri autori i të cilit tani jeton në SHBA dhe nga këtu, edhe njëherë e falenderoj perzemersisht z, Dr. Besim Muhadri më shpresë se shpejt takohemi në Kosovë.
,, Edhe një libër permbledhjësh në funksion të hulumtimit dhe zbardhjës së realiteteve”
Afishuar sot 24.02.2022 facebook
https://www.facebook.com/xcetta/posts/5155344331152322
Edhe një libër permbledhjësh në funksion të hulumtimit dhe zbardhjës së realiteteve
Dje 23.02.2018 më në fund më edhe libri në permbledhje, me kaq shumë rrefime nga të tjerët për veprimtarin Zenel Sadiku. E mora dhe më kënaqësinë më të madhe duhet ta lexoj dhe të mësoj gjëra të cilat nuk i kam dijt më parë pa dallim pse kam pas fatin të jem bashkëvujtës në të njejtin burg më Zenelin e afert me njerëz te cilëve ai u besonte dhe vepronte.
E falenderoj autorin z, Dr. Besim Muhadri i cili bëri kaq shumë për tani të ndjerin Zenel Sadiku, dhe si autor i permbledhjeve dje erdhi nga Gjakova për të ma dhuruar librin më kaq permbledhje mbi jetën, veprimtarinë dhe fatin tragjik të veprimtarit Zenel Sadiku.
Siq thuhet dhe realitet ky, libri dhe fjala e shkruar mbetën. Jeta,vet dinamika e jetes mund të sjellin ngarkesa aq të mëdha ku një ditë as djali për Babën apo Nënën mund të mos lexoj ! por hulumtuesit kanë për obligim, paguhën dhe do paguhën për hulumtim të gjithë çfarë shkruhet e botohet, andaj do ishte mirë të mos shkruhet e as publikohët pa fakte e deshmi ngase kështu lehtësohet puna e hulumtuesve. Një perputhje nga permbledhjët dhe hulumtimet duhet te dal.
Lavdi jetës dhe veprës së Zenelit , falenderim autorit z.Dr.Muhadri.
Prishtinë 24.02.2018
Xun Çetta