Rrefime

Sot do doja ta publikoj një analizë timen siq di të rezonoj unë për ta thënë faktin se ku ishim, ku jemi, ku do duhej të shkojm si dhe eventualish, ku edhe mund të perfundojm nese nuk degjojm.

Pasi që sot sikur u shpall ditë perkujtimesh në facebook, po të ngjajshme edhe në kafën e mengjesit perjetuam kujtime, evokime nga më të ndryshmet.

Në kafën e mengjesit ne dalim çdo ditë, por sot kishte edhe nga ata të cilët më rrallë i kemi e nder ta ishte edhe z. Ismajl Gashi, një veprimtar i vjetër

dhe mjaft karakteristik për të cilin para ca kohe kam pershkruar dhe publikuar të veqantat e Ismajlit si një biografi të portreti tij.

Ne këtu, jemi të rregullt dhe nga gjitha partitë politike perfshier mua i pa parti, debatojm tema të ndryshme për të na pas lakmi por nganjëherë edhe na shkon takimi huq kur nuk kemi çfarë të flasim bash askush.

Ismailit, njëri nga një bashkëatdhetarët aty iu tha se kurr nuk ke qenë LDK !!! ishte kjo një befasi kur Ismajli ka qenë kryetar i njërës nga nendegët më të mëdha të LDKsë në kantonin Luzern pra në Rot, kur e thash këte, siq dijn disa, ai person ja dredhi ndryshe : ,, Po ka qenë por më zemer kurr nuk ishte LDK“ !!!

,, Eeee tash ne këtu mjek nuk jemi aq më pak kardiolog për ta parë se si kujt i rrah zemra“ kështu nderhyra serish dhe po vazhdoj.

,, Ismaili për mendimin tim, nga ana mjeksore nese edhe unë kam të drejtë ta them në këtë formë, ky ka dy veshka dhe njëra është ushqyese Rugovizmi derisa tjetra Enverizmi, dy gjëra këto kurr në konflikt për kohët e dy idolve që ka dhe publikisht gjithëherë i ka thënë vet Ismajli“

Sapo perfundova, Ismajli pohoj këtë dhe filloj komplimentet në punën, qendrimet dhe vlerësimet që unë bëj,  si tha aj, qysh kur me njeh Ismaili.

Foto-1-

Duke shkuar këmbë në kafen e mengjesit

Foto-2-

Kafja mengjesit më shokë e bashkëveprimtar

Foto-3-

Kafja mengjesit më shokë e bashkëveprimtar nga ana tjeter

Foto-4-

Më Ismajlin dualëm këmbë deke vazhduar evokime tjera nga më të ndryshmet dhe kështu bëm disa gjiro në pyellin ku enkas jan stazat për shetitje.

Njeriu nuk ka si të mos ndihet mirë kur ka çfarë kujton dhe të gjitha i ballafaqon ngase kohe nganjëherë po na mjegullon.

Luzern 06.12.2021

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4860972603922831