Rrefime

  Në shfletim për seleksionim ditari lexoj :

Dita e lirimit tim nga burgu 01.07.1989

Po këtë ditë dola nga prangat për të mos u kthyer, nuk ishte edhe aq ditë e jashtëzakonshme siq do ishte lirimi nga burgjët tjera siq është, Burgu Qendror në Beograd, Lepo Gllava apo Stara Gradisha në Kroaci, Burgu i Nishit, Gospiqit e burgje tjera mos ti renditi këtu.

Burgje këto të cilat nuk i kam provuar por më të degjuar, ato ishin larg më të rënda seq ishin burgjet në Slloveni edhe pse për të denuarit politik nga Kosova nuk po zbatohej ligji mbi të drejtat e të denuarit, një realitet ky të cilin para nesh e kanë pranuar vet nga Jurispondenca e Sllovenisë si dhe kanë kundershtuar disa herë forcat progresive atje, pse po thyhet ligji i Republikës së Sllovenisë më diktat nga Beogradi, dihën shkrim reagimet e tyre, madje edhe për rastin tim më emer.

Pra ishte ditë e veqant lirimi im nga burgu por e mendoja krejt sa u tha më lartë sa për ta normalizuar vehtën e mos dal si shpeza nga kafazi në fluturim. 

Atë ditë, sapo dola, shetita nepër qytet disa orë dhe pas pak, për ta mbajtur vehtën në fluturim lirije, shkova drejt e në postë, u ula në një ulëse dhe tavolina e sherbimeve postare aty ku shkrova dhe e postova letrën e fundit nga Kopri drejtuar Kryesisë së RSFJ-së,Sekretariatit Federativ për punë të brendshme Beograd,Kryetarit të Kryesisë së KK të LK të Kosovës Rrahman Morinës,Sekretarit të Sekretariatit Krahinor për punë të brendshme Isuf Karakushit në Prishtinë, letër kjo siq vijon në dorëshkrime të kësajë date, 01.0.7.1989. Letër e cila është në librin e dorëshkrimeve nga Burgu ,, Një Rezistencë ndryshe” faqec 474-75.

Natën e parë e bëra në Kopër për të dal të nesermen në Piran afer Koprit, një natë plotsishtë festive më Boris Vukun nga Pirani ku u grumbulluam më shumë tjerë në shtëpinë e tijë, prezent edhe : Jasha Zllobeci emer i madh atëhere  bashkë më Gruan dhe vellaun e gruas që kishte ardhur po ashtu më grua dhe dy fëmijt e tyre nga Zagrebi i Kroacisë, aty ishte edhe një Gazetar Holandez po ashtu më gruan e tij, ishte një shok i Borisit nga Pirani,qika dhe djali i Borisit dhe në fund edhe Alenka nikoqire e shtepisë.

Isha ndonse më i pjekur se para rënies time në burg, pra nga sa e sa pervoja që kisha bërë, tani isha larg më i kufizuar në atë natë e cila verejta se ishte pergaditur enkas për mua, pra krejt normal do duhej të isha i rezervuar edhe pse nuk munda të jem fare diplomat e gjakftoht.

Tërë natën debate rreth kthesave politike që do ta perfshijn Ballkanin,çfarë nuk dëgjojshe prej tyre dhe anasjelltas çfarë nuk degjuan ata prej meje rreth ndryshimeve të sistemit nese eventualisht nuk bëhët edhe në drejtim të permbushjës së kërkesave të popullit Shqiptar për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi. Në këtë pikë pati verejtje kryesisht nga gazetari Holandez i cili tha se, procesi është i ndryshimeve të sistemit e jo i perplasjës në tjera probleme, aty reagova si pa takt, thue se aj e ka në dorë këtë punë ndryshimesh edhe pse nen vetdije e kisha se jo rastsisht jemi këtu, më pas Jasha Zllobeci e sinjalizoj Holandezin që të permbahët, sigurisht puna ime, ashtu diqka më u drejtu dhe sqaroj Borisi duke arsytuar faktin se, ky, pra Holandezi nuk i njeh problemet tona pos rreth sistemit dhe rrymave politike të cilat po vershonin vendin.

Të nesermën Borisi më tha: ,,Xun të i pergadisim pak rrjeshta si lloj pytjesh apo mendime ekskluzivisht tuat tani pas lirimit dhe na tregon si e ndin vehtën, a ke mocione të mdha,a të i ka leviz diq mendimet apo qendrimet tua lirimi i para dy ditësh etj ?.

Si titullim mbi sqarimet dhe prononcimet e mia më rastin e lirimit tim nga burgu, unë propozova që mundesisht të jetë ,, Liria ah Liria" kështu edhe filluam :

                      LIRIA AH LIRIA!!!.

Më rastin e lirimit të z. Xun Cetta nga Burgu ,ne arritëm të nxjerrim këto pershtypje bashkë më qendrimët e tij:

Pyetja :

  Si e ndien vehtën momentalisht pas dy ditë lirije, liri e cila të është privuar tani më shumë se tetë (8) vjet,dhe na tregoni diqka shkurtimisht, si e përjetove këtë moment kur nuk është leht të kalosh nga rendi dhe rexhimi i burgut tani në liri të plotë ???.

Pergjigje :   

Ja pra durimi sado i detyrushëm.prapa grilave, pak a shumë arriti dhe vazhdon ti arrij të gjitha për një ardhmeri çfarë e kemi endrrur dhe për të cilën vazhdojmë të punojm, pa dallim kushteve a formave që diktojn në vazhdim të jetës politike.

Para dy a tri ditësh kur arrita ta perjetoj njëfarë të quajtur liri individuale, pra jo liri të plotë siq aluduat në pytje, për momentin edhe më shtohëj shpresa për lirinë e tjerëve pas meje duke qen i vetëdijshëm se të gjithë nuk lirohëmi mënjëhere si dhe, më shtohët shpresa se kjo liri graduale do sjell më vehte edhe lirinë e popullit tim, të kombit dhe gjuhës sime e kështu pastaj lirinë gjithnjerëzore, e them më bindje dhe dasht zoti kurr të mos ketë të pushtuar e as të kemi pushtus mbi vendin tonë.

Pyetja :

Ne po pyesim pa aludime,ngase është e pa imagjinuar për ne dhe fëmitë tonë këtu po të mos pyesim vehtën, a thua si i dukën këtij njeriu këto dy ditët e para të lirisë,si do të vazhdon të e ndien vehtën më pas dhe më qka është i ngarkuar truri i tij apo mendja e tij tani ? Se nuk është bash e leht kjo dhe se ne në anën tjetër po të kuptojm plotsisht ty , ja këtë e deshmon fakti se ti je liruar dje,a pak më parë the : lirimi im para dy,tri ditësh !,edhe kjo,për ne është shumë normale tani kur ty, këto dy titë lirie akoma jo të plota, të janë perzier dhe të dukën tri ditë, pra na intereson ta dijm më qka po perplaset mendja jote më shumë, më të kaluarën burgjeve, apo e ke harruar atë për një moment dhe po mendon për ardhmerinë tende në jetën e re, plotsisht të re ?.

Pergjigje :

Sot kur jam në këtë farë gjysëm lirie individuale, nuk po mundem të mos i kthehem dhe lexoj më mendje aty këtu ca rrjeshta të premtimeve të mija  të perpiluara po atje prapa mureve ku shtypën shpirtërat e njeriut, atje ku qendresa sprovohët ndryshe madje edhe në vepër, atje pra ku kalova këto tetë 8 vitë e ca muaj dhe më në fund, atje ku i dhash vehtës si betim-mesazhi konkret më këto fjalë madje edhe të shkruara :

,,Jam betuar në tokë e qiell, në jetë dhe ideal,se ndihmën që do të ia bëj popullit tim dhe qeshtjës së kauzës tonë Kombëtare më dy e tre gishta,vehtës si individ, nuk do të mund të i ja bëjë as më dy duart, dy këmbët, më kokë, jetë e as më ideal të quajtur liri. E di se nuk ka nevojë të e rilexoj më mendje e aq më pak të thirrem si në një testament tani kur veprimet në vazhdim duhët të rezulltojn më fitore, por edhe nuk dyshoj madje nuk frigohëm aspak se a mos nuk do të i kryej këto obligime, jam kategorik i besimit se betimit do të i qendroj besnik dhe fitorja do të na jetë shperblim.

E perfundoj më kaq më juve ngase nuk është koha e fjalëve,por e punës dhe veprimeve konkrete drejt qellimit tonë final.

Kështu na u pergjigj z, Xun Cetta i sapo liruar nga burgu.

Pyetja :

Edhe një pyetje, mendojm se do ishte më interes për opinionin dhe lexuesin publik, A mendon se ka ndryshuar niveli i lirisë së mendimit dhe të shprehurit tani në funksion të kthesave demokratike si për ju atje në Kosovë ashtu në tërë Jugosllavi, rejon e më gjërë në Ballkan???.

 Pergjigje :

Sot gati se mund të thuhët se janë bërë kthesa në këtë drejtim edhe pse larg, shumë larg asaj çfarë duhët bërë, por kursesi nuk guxojm të mashtrohëmi më liritë e atilla të mendimit politik dhe të shprehurit,të tipit çfarë po don byrokracia, e kjo është: ,,Fjalë shumë e vepra pak, mundësisht aspak" thëm nga sa po shoh dhe verej, ngase kjo është ajo që shpeton byrokracinë dhe sistemet totalitare pa u ndeshkuar në këto  ndryshime para bote dhe faktorit nderkombëtar, pra politikë të tillë mashtruse po servojn politikajt para komprementimit total tyre në bashkpunim intern më ata të cilët në heshte përgadisin formën e pranim dorëzimit të flamujve tyre, pra nga humbës në kinse fitimtarë dhe krejt kjo ndodh para masave të gjëra të cilat nuk janë në gjendje që kaq shpejt ti kuptojn format e eksploatimit të ndryshimeve kaq të dhimbëshme për të parët që sakrifikuan dhe mjerisht, kështu procesi i ndryshimeve mund të mbetet plagë e pa sherushme për popullin dhe qendresën e tyre.

Këto dy kategori njerëzish në dukje e që jan një në prapaskenë, kanë pergadit mjaft pseodointelektual, pseodo patriot tani në dukje dhe më hapsira mediatike sa po i lexojm, sigurisht si kontribut i politikës së humbësve e që tani dojn që sa më shpejt ta ndertojn sistemin e ri të status-cvos si mundësi e vetërehabilitimit tyre më vonë.

Pyetja :

Kjo dmth, për ty priten akoma ditë të dyshimta, ditë të frigës,dhe sakrificës per ndryshime të reja???.

Pergjigje :

Po si mund të më sherohët lukthi tani në këtë të qujtur liri kur shoh intelektual të mirëfillt ani pse të pakt në numër, se si fillojn për mrekulli nga vetëkritika dhe ashtu vertetë po na sherojn zemrën duke kaluar në intelektual të mirëfillt kritik, a në të njëjtën kohë marrëzisht sheh dhe degjon ato marimangat të qujtura intelektual se si fillojn nga gjoja intelektualizmi, më qellim që të mos kalojn përmes kopshtit të vetëkritikës tyre veqse ashtu pelcasin duke hedhur shigjeta falso kunder shefave tyre në marveshje të plotë për humje-fitorët e tyre të kontrolluar.

Të dytët duhët të kuptojn faktin se derisa nuk fillojnë nga vetëkritika e tyre e shëndosh dhe të kalojn në kritikat reale e jo formale çfarë i bëjn, nuk mund të ketë kritika në funksion real të lirisë,demokracisë dhe luftës kunder burokracisë përqka i thrras ata ti rrahun kokat e tyre boshe apo të mbushura sipas diktatit, që sa më parë të braktisin këtë praktikën e tyre sa nuk është bërë vonë dhe e cila rrezikon të kompremitoj shterrpësinë e tyrre politike në ndryshime më qka mund ta ashpersojn situatën edhe më keq.

Pyetja :

A do të shtonit diqka që ne edhe mund të e kemi harruar e që është në funksion të gjithë asajë çfarë that më lartë dhe asajt për qka ju punoni dhe veproni ?.

Pergjigje :

Po si mesazh, do deshiroja që të ngritën aleanca nder Republikane për momentin e caktuar sa nuk është bërë krejt vonë në këtë prag ndryshimesh dhe ato aleancat e të ndershmëve të intervenojn besnikrisht pa lejuar mjegulla politike në popull ngase shumë shpejt mund të bëjn aleancat në fjalë të pandershmit për qka historija ka deshmu se ata janë më efikas në të tilla grabitjësh, besoj të më keni kuptu drejtë, faliminderit.

Piran 02.07.1989

Sqarim :

U premtua nga z. Boris Vuk se më 08.07.1989 do ta botojm në,, Alternativa" a gazetat e huaja nuk dim sakt kur, por shpejt sapo të shperndahët për mes bashkëpuntorëve tonë.

Të nesermën, më tren e për Lubljanë ku zhvilluam takime më aktivistët e Shoqatës Migjeni, aty kaluam tërë ditën në debate nga më të ndryshmet, në mbrëmje tek Naim Maloku ku pas shumë rrefimeve nga më të ndryshmët që i bëm gjatë tërë natës, nga aj mësova edhe shumë pervoja për të cilat edhe sot do ta falenderoja z. Maloku, jo vetëm për konakun sa per transparencën e tij atë natë.

Ditari vazhdon...

Një kujdesë sot, edhe pas plotë 34 vitësh, gjuajtja e njerëzve dhe hulumtimi i ideve në lëvizje të ndryshme bëhët po në këto forma, qoftë për mes OJQ-ve të cilat nuk egzitonin, qoftë per mes shoqatave të ndryshme, qoftë për mes medias së kontrolluar apo grupeve të caktuara qoftë edhe kafeneve.

Luzern 10.11.2021

Xun Çetta