Politikë

  Lexo të plotë këtu dhe le ta dridh trurin sadopak ai i cili ndoshta është pa tru e unë spo e kuptoj a Kosova ka të tillë boll:

Mehdi Hyseni facebook 07.11.2021 ora 10

BUKË ME HELM OFRON KURBET

Kur ofrohet pushimi ngat

kurrsesi s' bëhem rehat

edhe ora s'e mat kohën

as durim, se kam trohën.

 

Me ka hyrë në gjak nxitimi

jam mërzitur nga mërgimi

nuk po më zihet vendi vend

trupin larg, n' Atdhe me mend.

 

Flasin njerëzit e s’i marr vesh

nuk me jepet kurrë me qesh

kam filluar të ngatërroj datën

pa gjumi në sy e kaloj natën.

 

Ditët e javës i ngatërroj

dy a tri t'mesit i tejkaloj

e hënë e martë e mërkurë

dal të dielën kur marr udhë.

 

Sapo vërej se mungojnë dy

më varën vetullat s’shoh me sy

pa vetëdije me rrjedh gabimi

nga rëndesa që bën mërgimi.

 

Në kujtime më çel mëngjesi

para sysh më rrin Qirezi

flas në ëndërr me Drenicën

aty në Kukës e shoh Gjallicën.

 

N’tërë Shqipërinë ëndrra më end

kur ikë gjumi, jam në t’njëjtin vend

kaloj ditën duke i thënë veti

bukë me helm t' ofron kurbeti!

 

Me kaq s’mbarojnë hallet e mia

shqetësimi im është tek fëmija

ndoshta unë edhe kthehem vetë

por gjaku im mbetet n' kurbet.

 

Për çdo ditë më zbehet shpresa

ku do të mbesin nipa e mbesa,

e çgjuhë do flasin në mes veti

bukë me helm t’ ofron kurbeti.

 

Kush jeton në vend të hu’j

kryelartësi mos t'i shet kuj‘

prandaj i madhi Skënderbe

kryelartësinë e ktheu n’Atdhe!

 

Zvicër, 2021

Autor Mehdi Hyseni

Xun Çetta : Të pergëzoj Miku im Mehdi kësajë radhe më xhelozi të uroj për këtë poezi e cila frikën të cilën veq e kishim, tani në palc na ka fut akoma më zi. Bëhu pak politikan më demagogji shpresë më na dhënë se më realitete askënd afër nuk po dojm më e lënë. Më dëgjuar se për ketë dimer ike në Kosovë kurr nuk kam më të fol ngase kështu vetun po don me më lënë ti në Zvicër e unë në Kosovë, kur degjoj pastaj ti në Kosovë e unë në Zvicër mend po dojn më më lënë. Kështu tutje Mehdi i nderuar nuk shkon, o Kosovën o zvicrën duhët më e lënë, e jo për zote as kështu nuk bënë ngase që të dyja këto shtete në shpirt i kam, Kosova më lindi e rriti derisa Zvicra nga egersirat Ballkanike po vazhdon të më shpeton. Jeta kështu mik i ndertuar vazhdon kush për ne sinqerisht bënë bukë permbysur nuk jam. Mirë u pafshim herë në Zvicër e herë në Kosovë dersa të pa mendeve politik u bëhët boll.

Facebook :

https://www.facebook.com/mehdi.hyseni/posts/5211769208840001