Politikë

  Kerecnimet e tilla Kryeministrit në mesazh privat apo Facebook, pushteti më i thjeshjt këto i kontrollon por unë pres pushteti çfarë bënë ?

 

Pas kaq muaj perpjekjësh për ta venë në funksion mekanizmin e ndryshimit në politikën tonë të mbytur në ego, në perfitime dhe keqperdorim pushtetesh, të mbytur në krim ekonomik dhe pjesërisht në krim politik më municion shantazhi politik etj, tani arritëm deri tek këto zgjedhje lokale të cilat rezultuan më kaq shumë shkuarje në balotazh, pra një e keqe kjo të cilën shumë fluturues në politikë nuk e mendonin e lere më besonin pas fitorës tyre në zgjedhjet nacionale.

 

,,Zgjedhjet lokale nuk do na dalin si dualën këto nacionale“ kështu ju thosha dikur jo pak fluturuesve në politikë pas fitorës e cila jo pak i trimeroj dhe nuk degjonin mirë e më vemendje qka u thëm. Tani pas ballafaqimit më rezultatin e këtyre zgjedhjeve lokale, po ata emra në pa mundesi sinqeriteti për ta pranuar realitetin,ata filluan e ziejn gjellëra tjera në politikë, gjellëra të cilave akoma më keq po u vinte era gabim, gabim dhe vetem gabim.

 

Unë nuk po mund ti kaperdij këto truke çfarë e ndiej, shoh dhe dëgjoj. Vertetë është kohë pandemije por edhe mos bërja fushatë të meqme solide e më perkushtim, nuk mendoj se gjithëqka po shkon në rregull, aq më keq kur tjerët nuk lëjn gur pa levizur.

 

Kjo më bënë të dyshoj në shumë qka tjeter, janë praktika këto të cilat i njoh dhe kam perjetuar kur pergaditet diqka dhe tjetri punon të kunderten pa paralajmeruar se për çfarë dhe perse po ndodh e kunderta që bëjn !!!...

 

Unë per kaq kohë sa jam këtu po verej diqka nga politikat e vjetra, dasht zoti e jam gabim, dje në një afishim kalimthi kam thënë :

 

,, Edhe sot, do të thojsha diqka për të treguar çfarë po don më ndodh por jo pak do të më shiqojshin si të marr e kur të bëhët si them, askush nuk të degjon duke vrapuar që vet realitetin të ta tregojn“

 

Pra edhe kjo është nga pervoja e keqe në politikë që kam, kur ja thuan nuk të degjon e kur ndodh donë vet të ta thot !!!

 

Po dje në një afishim tutje kam thënë dhe po e perseriti këtu :

 

,,Më është mbushur mendja se pushtet stabil sikur më marrveshje në vendin tonë nuk po dojn më lënë, quditërisht edhe fituesi sikur vet terhiqet dhe kështu fitorën tutje nuk e don, tash, a frikësohët apo kështu i thojn ? unë nuk di, por pershtypjen kështu e kam sikur rokada e pushteteve serish do të vazhdon, a kurrr nuk do duhej më ndodh, vendin pa nderpre në zgjedhje të parakohshme ta qojm „

 

Kjo ka një burim të fortë dyshimi kur e them ngase po ashtu siq thash dje po e perseriti sot :

 

,,Për kaq ditë sa jam këtu tani shumë shpejt po du nga kam ardhur më shku dhe vendin prap në ndryshime të serishme dhe të quditshme po dojn më qu. Qka jam duke parë e dëgju, fjala e popullit ,, Mos pafsha as dëgjofsha" Unë, ndoshta pjesërisht diqka më shumë nga sa pash kaq ditë, sigurisht sot ose neser parase të kthehëm do ta thëm por vendin prap në këto perplasje po më duhet më e lenë“.

 

Eeee tash ishte dasht të them diqka më shumë siq premtova dje por prap e di se tjetri nuk më kupton por e di një gjë, jo masat e gjëra në popull por ata të cilët po i percjelli çfarë po bëjn, po ata po më percjellin shumë mirë çfarë po mendoj e çfarë po them.

 

E thash dje por dikush sikur nuk degjoj e as lexoj :

 

,,Më një fjalë, marrveshjët për ballotazhe jo për të mirën e komunave sa për ndrrim të pushtetit qendror më vonë kjo e keqe veq po fillon e kur të kuptohet tek votuesit, kjo do të bëhet vonë, në disa komuna nuk votohët për kryetar komunash sa për pushtet qendror të cilit kurthën veq po ja bëjn.

 

,,Nuk e di a jam çmendur unë apo të çmendurit politik po dojn më me qmend"

 

Kështu dikur para shumë kohe kam pas thënë dhe prap në atë gjendje vendin po e qojn. Zoti e bëft mirë por unë mirë këtyre lojërave politike nuk u thëm“

 

E tash nga e thash dje po e shtoj sot : Mua nuk më bëhet vonë por Kosovën po rrezikojm ta shkatrrojm.

 

Nuk më pelqej afera mediatike e 35.000 eurove për gjoja likuidimin e Kryeministrit Kurti, kjo ishte një lojë të cilës njerëzit si unë nuk i besojn, per kundrazi pushtetet e kaluara më këtë të sotmin i barazon dhe konkretisht :

 

Nese vertetë ke pushtet kercnuesin duhësh më e gjetë në të kundertën po ndodhin lojërat të cilat i kemi kritikuar vet.

 

Kur z. Thaçi akuzoj z. Kurti në kuvend më akuzat më të rënda për bashkëpunim më Serbinë, unë kam pas kerkuar nga z. Kurti që një fjalë Thaçit të ja thot :

 

Ti ke pushtet apsolut, nese je i sigurt në këtë, arrestom, çka prêt ?

 

Më kaq lojëra politike qytetarin po e frikësojm se pushteti nuk po don të funksionon ose vertet lojëra politike dikush po bënë.

 

Kerecnimet e tilla Kryeministrit në mesazh privat apo Facebook, pushteti më i thjeshjt këto i kontrollon por unë pres pushteti çfarë bënë ?

 

Prishtinë 29.10.2021

Xun Çetta

 

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4737972636222829