Familiare

  Jeta ka hidherime të mëdha por mos harroni, se edhe gëzimet kurr nuk mungojn, po të mos ishte kështu, nuk e di se si jeta mund të na kishte vazhdu.

Kështu e kam perjetuar dhe kështu po vazhdoj ta perjetoj jetën e cila më në fund të vetën po e bënë.

 

Unë nga sot si djal i ri, vehtës kështu po i them siq realisht mendoj se jam, por fakti tjeter po më demanton, po, më fakt realiteti po më demanton, ngase nga sot në mengjesin e kësajë dite, unë u bëra Gjysh !!! .

 

Gëzimet e hidherimet në këtë jetë janë bashkë por ia lëshojn radhën njëratjetrës dhe po të mos ishte kështu nuk e di se ku kishim perfundu...

 

Në kohë lufte, 06.05.1999 u bëra Babë, një kujtim ky i cili nuk harrohët kurr. Nga Tropoja ku ishim të ngarkuar më plotë armatim, shokët më thanë :

,,Ik andej Xun se fatmirësisht po na vika edhe një ushtar“

 

I shtyer pikërisht nga shokët, nga Tropoja ika për Luzern CH dhe sapo arrita atje, Dardani punë orësh më erdhi në jetë sikur luftën donë më e mbështet dhe kështu, nxora logon e UÇK e ja vëra mbi kokë e cila besoj, t`paktën si foto ti mbetet kujtim edhe për sot.

 

Eeee pra sot 21.09.2021, kohë po ashtu e vështirë më pandemi, Dardani u bë Babë e unë u bëra Gjysh, ngjarje jete këto të cilat dikush nuk i kupton bash kurqysh, vetëm ai i cili këto mozaik realitetesh i perjeton më së miri edhe i sqaron.

 

Më jetë të gjatë nipi im Marik Çetta, urime juve Dardan dhe Elisa por emrin deshta djali ta ketë Mergim, si emer ky, i cili do të kishte shumë kuptim.

 

Urime, urime e më jetë të gjatë nipi im.

FOTO –I- Dardani sot Babë e unë gjysh, tjerat foto kujtime nga Albumi i lindjës tij .

 

Luzern 21.09.2021

Xun Çetta

 

Aktualish Fotot në Facebook derisa ti barti edhe në info-cetta:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4614729461880481

Fotot mga Albumi :