Politikë

 Thuhet, kanë thënë të huajt dhe nga pervojat e gjata kam thënë sa e sa herë se Shqiptarët din të bëjn mrekulli si individ dhe asgje si kolektivitet, në grupe pune apo si institucione, mjerisht nisur nga kjo, ADN po më del se kam mbetur Shqiptar i këtyre praktikave por në perpjekje dhe jo më fajin tim por më fajin dhe të metat e Shqiptarëve të këtyre praktikave politike.

Tash e mbi 40 vite kam deshmuar në vazhdimësi dhe në gjitha proceset pa dal qoftë vetëm një individ a parti politike të ma demanton krejt çfarë thëm e bëjë, per kundrazi, jo pak individ, veprimtar, ushtar po edhe lider partish politike jan ata të cilët më kanë vlerësuar të tillë dhe krejt pozitiv por mjerisht kanë bërë të kunderten duke vrapuar pas pushteteve dhe votës e cila nuk funksionalizohët në bërjën e shtetit ligjor.Pat nga ata të cilët më thanë : ,, Ke të drejtë plotësisht por si procese në tranzicion, kështu politika e donë“ Po më thanë por tranzicion e gjithë jeta nuk shkon.

 

Dinamika e punës së shqiptarëve nuk është ndalur kurr, më e pa funksionim të ligjit energjitë e popullit në gjitha fushat nuk janë ndalur, ato kanë bërë të vetën pa dallim kaperdisjeve politike dhe mos bërjës shtet ligjor.

 

Është momenti i fundit kur ndryshimet ta ndryshojn jetën tonë, punën dhe qetësinë e vendit pa ndeshkuar qytetarin i cili po perpelitet për jetë si pasojë e mos funksionimit të shtetit. Të ndeshkohën vetëm politikat dhe politikan të cilët nuk bënë per shtetin. Të shkarkohën gjithëata sherbyes civil dhe në administratën e shtetit të cilët dhanë prova në bllokimin e shtetit funksional dhe kështu të ngarkohën profesionist, veprimtar e patriot të cilët e duan vendin dhe sundimin e shtetit ligjor.

 

Pa ndeshkuar korrubtuesit nuk mund të kapen të korrubtuarit dhe krimi çfarë i është bërë dhe po vazhdon ti bëhet vendit tonë.

 

Ah sa fakte kam për ta deshmuar se sa vështirë është për ti jetësuar ndryshimet reala, aq më keq më ligjet e akomoduara pro burokracisë, kurrubcionit dhe krimit brenda vetë administratës së shteti dhe plotë kalecëve tyre në popull...Ndryshimet nga e keqja në të mirë natyrshëm sjellin dhimbje por e bëjn shtetin dhe qytetarin e kënaqur jasht politikave të krimit.

 

Ta braktisim të keqën dhe ta bëjm shtetin ligjor nese duam që bota të na beson e ndihmon.

 

Prishtinë 10.07.2021

Xun Çetta

 

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4392510770769019