Kulturë

    Po ne duhet ta mësojm e mos harrojm historinë e Çamërisë nese duam që i tërë vendi të na shendrrohet në Çamëri.

 

Kosova në mos Çamëri do të ishte një Vojvodinë e dytë sot, por populli nuk duroj dhe kurr nuk do duroj dot dhe fal kësajë jemi këtu ku jemi sot.

Betejat në diplomaci po vazhdojn por ne jemi në këmbë, pakicë dukemi por ishim dhe kemi më kënë pa dallim struktuarave të shumta brenda nesh të cilat po na pengojn, për pushtuesit nuk kam çfarë më thënë…

 

Lexo të plotë më shumë në publikimin :

 

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë.

Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit.

Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e Prevezës, ku bëjnë pjesë rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës.

Çamëria zë një sipërfaqe prej 4.000 km katrorë, me një vijë bregdetare prej 107-108 km.

Ajo ka një popullsi prej më shumë se 75.000 frymësh, e cila është tërësisht shqiptare.

Trojet shqiptare të Çamërisë u zaptuan nga Greqia gjatë Luftërave Ballkanike dhe u aneksuan nga Konferenca e Ambasadorëve me vendimin e 11 gushtit të vitit 1913.

Vija përfundimtare e kufirit u vendos në Traktatin e Firences, më 17 dhjetor 1913. Traktati i Lozanës i vitit 1923 iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës, që të dëbojnë me dhunë çamët nga trojet e tyre.

Masakrat ndaj popullsisë çame nisi më 27 qershor të vitit l944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë në rajonin e Paramithisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë. Popullsia e Parathimisë u kap në befasi.

Numri i civilëve të vrarë ka qenë: në Filat l286, në Gumenicë l92, në Pargë 620 dhe gjatë periudhës 27 qershor 1944 deri në mars 1945, u vranë 2771 civilë.
Si pasojë e këtij genocidi, rreth 25.000 e pjesës së popullsisë myslimane së Çamërisë, u shpërngulën dhe u vendosën në qytetet shqiptare.

Gjatë shpënguljes së tyre e ikjes së tyre drejt Shqipërisë, rreth 2400 njerëz kanë humbur jetën gjatë rrugës, për shkak të mungesës së ushqimit dhe vuajtjeve .

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjestarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944, raporton Muzeu Historik Kombetar, transmeton TV Malisheva.


Lidhja :

https://malisheva.tv/sot-perkujtojme-77-vjetorin-e-masakrave-ndaj-popullsise-came/