Lajmet aktuale

 Është për mjerim çfarë po ndodh, kronika e zezë në rritje ekstreme në gjitha hapsirat e vendit tonë, tragjeditë e popullit tone nuk po pushojn

 

Ka kohë që kur herëpasherë e paralajmeroj se krimi nuk po ndalet në vendin tonë, tragjeditë tjera në gjithja drejtimet veq po vazhdojn dhe shteti sikur nuk po degjon, krijohet pershtypja sikur sehire vet shteti po bënë apo siq dihen praktikat e krimit, vet shteti po i lejon që njëritjetrin ta eliminojn !!!

 

Kur shteti ka informacionet e krimit i cili mund të ndodh dhe asgjë nuk bënë e as vepron, kuptimi del aty sikur vet shteti po don që krimin më krim ta lufton dhe vetën në rehati më e lenë, kjo kështu e dijm ku po na qon.

 

Sapo arrita në Prishtinë hyra në një Restorant dhe fillova e po lexoj, e pash dhe lexova krimin i cili mbrëmë në Velipojë paska ndodhur edhe ashtu krimet e rregullta tash sa kohë ende në kokë i kam dhe në vend qetësimi filloj koka të më ngarkon, analizat e krimit shumë çka më paralajmërojn edhe ashtu në vlim ato jan dhe shteti prap nuk vepron.

 

Kotë ndiqet krimi pasi të ndodh nese kokën e krimit të lirë e lëjm madje jo rrall edhe e stimulojm.

 

Ah sa po më duhet të duroj kur shteti nuk po funksionon, për më keq po del sikur shteti vet po don.

 

Ngushllime familjës Gocaj, keqardhje familjës së vrasësve për jetën të cilën nuk do ta gëzojn ashtu siq populli i lire e meriton, mjerisht ky është fati i popullit tone edhe në shekullin të cilin ndoshta para kohe gabimisht e pata quajtur shekulli i jonë.

 

Për më shumë lexo mbi tragjetinë e mbrëmshme në Velipoj dhe kujto tragjedi tjera që po vazhdojn :

I vranë djemtë, flet babai i dy vëllezërve nga Velipoja: Çfarë më duhet jeta më ?

Facebook :

 

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4356188124401284

 

Komenti shtesë në facebook :

 

Xun Çetta :Të ndrrohen gjitha strukturat e ndjekjës krimit të cilat kurr rezultate nuk kanë dhënë, të ndihmohen ata të cilët aty ku janë pushtetarët nuk i kanë lënë që punën e tyre profesionale ta bëjn.

 

Këtu nuk ka parti por duhet treguar perkushtim, guxim, profesionalizëm e shkathtësi.

 

Deshmo në këtë ndryshim z. Minister i PB Xhelal Sveçla.

 

Tragjedija Lidhja :

https://www.gazetaexpress.com/i-vrane-djemte-flet-babai-i-dy-vellezerve-nga-velipoja-cfare-me-duhet-jeta-me/

 

 

Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë mbrëmjen e djeshme në hotelin e familjes Gocaj në Velipojë pas një konflikti me armë, ka folur këtë të dielë për mediat duke treguar se përplasja ka ndodhur për shezlonget.

“Më kanë vrarë djemtë, kjo që më kanë ndodhur mua të mos i ndodhë askujt”, kështu është shprehur Gocaj, babai i dy djemve të vrarë.

Ai theksoi se djali i madh i tij ishte me dokumente angleze dhe se kishte ardhur në Velipojë për të investuar.

“Shezlonget i kam vendosur që në qershor po në sipërfaqen ku i kam pasur vjet. Gjatë qershorit ka filluar ndarja. Unë nuk mund të kundërshtoj asgjë sepse të gjitha janë me dokumente.

Ne i kemi vendosur shezlonget përpara se të bëhej ndarja nga shteti dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë.

Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezlonge. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlongët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlonget sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi.

Uroj mos t’i ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë”, tregon ai.

Gocaj gjithashtu tregon se fillimisht i kanë vrarë djalin e madh, menjëherë dhe më pas ka qëlluar dhe djali tjetër. Pjetri thotë se nuk e ka pritur këtë ngjarje, pasi i ka pasur shok palën me të cilët ka ndodhur përplasja, pra familjen Ferracaku.

“Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, tha ai.

Artikulli tjeter :

Kjo është çfarë ka ndodhur mbrëmë në Velipojë, të gjitha detajet

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në një plazh të Velipojës. Sipas Policisë së Shqipërisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, shkruan Gazeta Express.

Për shkak të një konflikti të çastit mes dy pronarëve të dy bizneseve, që lidhej me hapësirën rreth plazhit, rrjedhimisht për çadrat, 4 persona mbetën të vrarë.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se paraprakisht Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë biznismeni Kujtim Ferracaku, 59 vjeçar, dy vëllezërit Xhovani Gocaj, 25 vjeçar dhe Edmond Gocaj, 38 vjeçar, si dhe punonjësi i hotelit, Myzerim Zeneli, 20 vjeçar.

Kurse të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

Detaje të reja nga vrasja e katërfishtë në Velipojë

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të cilët dyshohen se ishin bashkë me vëllezërit Ferracaku. Ndërkohë janë rreth 20 persona të shoqëruar deri më tani si persona që mund të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit që çoi në konfrontimin me armë mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj. Po ashtu mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, në këtë konflikt kanë vdekur katër persona teksa janë plagosur edhe katër të tjetër.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Pulaj Plazh, teksa në mesin e të vrarëve është edhe një 20-vjecar.

Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç. Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.

Çfarë thanë familjarët e viktimave?

Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.
Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë mbrëmjen e djeshme në hotelin e familjes Gocaj në Velipojë pas një konflikti me armë, ka folur këtë të diele për mediat duke treguar se përplasja ka ndodhur për shezlonget.

“Shezlonget i kam vendosur që në qershor po në sipërfaqen ku i kam pasur vjet. Gjatë qershorit ka filluar ndarja. Unë nuk mund të kundërshtoj asgjë sepse të gjitha janë me dokumente. Ne i kemi vendosur shezlonget përpara se të bëhej ndarja nga shteti dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë”, është shprehur ai.

Ai ka treguar se dy djemtë e tij ia vranë para derës së shtëpisë.

“Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, ka rrrëfyer ai.

Ndërsa, edhe Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç është njëri prej viktimave në Velipojë.      

Dje ishte dita e parë e punës për 20-vjeçarin si kamerier në hotelin “Gocaj” dhe fatkeqësisht dita e parë e punës së tij përfundoi të ishte dita e fundit e jetës.

Gjatë momentit kur dy familjet Ferrcaku dhe Gocaj filluan konfliktin me armë i pranishëm ka qenë dhe 20-vjeçari, i cili ka marrë disa plumba dhe ka humbur jetën.

Lidhja :

https://www.gazetaexpress.com/kjo-eshte-cfare-ka-ndodhur-mbreme-ne-velipoje-te-gjithe-detajet/