Politikë

  E di se po e teproj më afishime të kohëve që kaluam !!! por ju lutëm. të ndalemi këtu, ta lexojm postimin e në veqanti komentimet e miqëve veprimtar pse jo edhe në facebook, lexo nese duam ti mësojm të gjitha aktualitetet poliotike sot dhe shkaqet pse jemi këtu ku jemi.

Unë, tash jam në krejt tjera situata, ti them të gjitha, jo vetëm se shkon gjatë, por i mesojn ato edhe disa të ngrat e gjynaha po edhe gjysmaka në politikë, e kjo pastaj po na kushton ngase shokun sado i mirë po na korrubtojn, naivin po na mashtrojn, analistet e pavarur po na i tjetersojn e që nuk kanë çfarë bëjn ata ngase edhe ata njerëz janë dhe dojn ngrën, jeta tyre në vuajtje kështu nuk shkon, ata i kuptoj.

Rezervo kohën dhe i relaksuar këtu lexo, lexo këtu  ku shumë realiteteve dhe situatës djeshme dhe të sotme, vertetë nuk do mund tu thuash jo, nuk mund tu thuhët jo ngase realitete pervojash janë këto.   

Lexo nga 29.12.2014 dhe krahaso më gjendjën sot:

Seanca e sotme në kuvend dhe shumë gjëra tjera ma terrorizuan trurin. Mjaft më...

Sot 29.12.2014, fatmirësisht apo fatkeqësisht, pata fatin apo fatkeqësin ! ta thërras mendjen dhe kuptoj se sa fatkeq jemi në politikë e cila vazhdon e njejta si para 34 vitësh.

Nuk thirrët më, politika e as politikanë vendor në emër të Krahinës Autonome të Kosovës, por të Republikës së Kosovës të cilës akoma nuk po i vie era shtet pa dallim pse të gjithë ne perkohësisht e ndiem erën e hallvës së çlirimit të vendit, por shpejt iku era bashkë më hallvën e vendit të çliruar dhe kështu mbetem akoma më keq se sa në të kaluarën jo shumë të largët. (Foto 1980).

 

Nuk janë më Veli Deva, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza , Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolë Shuroka Fadil Hoxha, Mehmet Maliqai, Mahmut Bakalli apo Qakalli siq e pagëzoi politika zyrtare e Tiranës 1981. Sot janë dhe luajn rolin e politikës re në po ato politika të vjetra, diku, diku të bijt e tyre e në tërësi të plotë ish spiujt e politikave dhe shërbimeve tyre të fshehta.

Ju lutëm, nuk guxojn të ndihen të fyer/a asnjë i,e ndershëm/e, i cili apo cila fatkeqësisht është në valle të kësaj politikës zyrëtare ku në vendim marrjën e sajë, janë komplet po ajo garniturë sa u tha më lartë.

Nuk kam më nerva ti komentoj veq e veq, gjitha aventurat e tyre politike, sponzor e të cilëve është vota e popullit dhe taksapagues të popullit të varfër. Ti komentosh ata dhe perdorësh kritikën e sinqert ndaj tyre, kjo do të thot ti mësosh ata se si të u vie era politikaj dhe si gjysmak të avansohen akoma më leht për të na bërë tokë të kontra minuar , jo vetem ne dhe vendin tonë por më shumë se kaq.

Deputetin Faton Topalli më atë kilogram bukë në dorë i cili simbolikisht po përfaqsonte urinë e popullit në atë folëtore, unë fillimisht po e shikoja si një gjynah e asgjë më shumë , po, bash si një gjynah por i cili gjithësesi ma zgjoj kujtesën dhe ngriti ndjenjën e vitit 1990-91 në Tiranë.

Si nivel politik krejt në defanzivë si opozitë, unë fillimisht nuk pata ndonjë simpati në këto simbolika perfaqsimi të kafshatës së popullit të varfër në kuvend. Reagimi i deputetit të LDK-së z. Ismet Beqiri i cili ashpër sulmoj perfaqsimin e zërit të qytetarit pa bukë , bëri që simpatia ndaj kësajë simbolike siq e quajti z. Beqiri aktërim, tani të më shtohet jo vetem si simpati ! por e di unë çfarë do bëja po të isha aty në emer të votuesit i cili nuk po këndellët në vendin tonë.

Mendoj se z. Beqiri shumë më i ndershëm do dilte sikur ti thot z. Topalli: Ti i nderuar po luan rolin e statistit derisa unë jam vet aktori i politikave të tilla.

Sa më shumë të merrem më teori, tani e tutje nga përvojat, e di se ky koalicion, do më godas në veprimet e mia. Unë do merrem më pak me ta dhe gjitha aventurat e tyre politike dhe do u kthehem shumë më aktivisht atyre të cilët mbeten në rrugë dhe pa perkrahje...

I kam pas dhe i kam angazhimet e mia në gjitha ato kategori të vendit dhe shoqërisë sonë. Më të pa gjetyrit dhe perfaqsuesit e tyre perjashtuar ndonjë i cili bashkëpunoj me pushtetar dhe jo se u morr me fatin e të pa gjeturve. Do merem më pensionist të cilët asnjëhere nuk u rregulluan më fatin e pleqëris tyre të cilët edhe sot janë në rrugë me greva e protesta.

Do merem më fatin e jetimve të dëshmorëve të vendit tonë të cilët nuk i ka trajtuar njeri e as pushtet që nga çlirimi i vendit tonë, perjashtuar rregullimin dhe sistemimin e atyre pak familjeve të cilat i manipuluan për ta mbuluar pushtetin e tyre të grabitur në emër të luftës.

Do merrem më shoqata të zëshme kunder neglizhimit të fatit të invalidve të luftës së UCK-së më të cilët po ashtu kam pas dhe mbaj lidhjet e sinqerta.

Do merrem shumë më shumë më fatin e organizimit të mergatës Shqiptare e cila duhët të jetë faktor dhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejt në vendim marrje të ligjiit për mergatën shqiptare si faktor i pa kapercyeshëm për vendin.

Do merrem më fatin dhe organizimin e serishëm të gjithë ish burgosurve polituk të cilet kaq vite pas lufte kanë treguar durim më shumë se gjitha kategoritë tjera të shoqëris sonë, ndonse durim i dhunshëm ndikuar nga morali i tyre i fortë dhe fal jo organizimit si duhet për kaq vite pas lufte.

Më këtë kategori dhe veprimtar tjer ekskluzivisht të ndershëm, fatmirësisht kam pas, kam dhe kurr nuk kam nderprer bashkëpunimin për aq sa kishim mundësit të punojm e veprojm pa dallim denoncimeve dhe prapaskenave çfarë në vazhdimësi na i ka luajtur prapaskena me njerëz të futur në mesin tonë.

Do merem më aktivisht më shoqatën dhe KMDLNJ- e jo vetem më individ si kam punuar e vepruar deri tani,.

Do kem hapa të rinjë bashkëpunimi dhe më transparent se deri tani më Avokatin e Popullit dhe ekipin e tij në nivel që ka.

Ka sa e sa kategori shoqërore, shoqata sindikaliste etj, etj të mos i permendi më emra tani, më të cilat kishim bashkëpunim ndonse më individ të tyre aktiv e që tani gjithë bashkë, gradualisht do jemi më një zë drejt artikulimit të zërit tonë protestues për të filluar ndryshimi më gjitha forcat tona brenda dhe jasht Kuvendit ku opozita ka mbetur e pa forcë të ndikoj në forma demokratike për mes votës aty.

Luzern 29.12.2014

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=565&fbclid=IwAR0CCcYj6Y76H6Z5FkttKYOAslZ6HiB2TqRs8VunnETyKPbgaKdG55S_YkU

 

Facebook :

https://www.facebook.com/photo?fbid=900667909953340&set=a.101831929836946

 

Komentet ne facebook :

Xun Çetta : Deputetin Faton Topalli më atë kilogram bukë në dorë i cili simbolikisht po përfaqsonte urinë e popullit në atë folëtore, unë fillimisht po e shikoja si një gjynah e asgjë më shumë , po, si një gjynah por i cili gjithësesi ma zgjoj kujtesën dhe ngriti ndjenjën e vitit 1990-91 në Tiranë.

Si nivel politik krejt në defanzivë si opozitë, unë fillimisht nuk pata ndonjë simpati në këto simbolika perfaqsimi të kafshatës së popullit të varfër në kuvend. Reagimi i deputetit të LDK-së z. Ismet Beqiri i cili ashpër sulmoj perfaqsimin e zërit të qytetarit pa bukë , bëri që simpatia ndaj kësajë simbolike siq e quajti z. Beqiri aktërim, tani të më shtohet jo vetem si simpati ! por e di unë çfarë do bëja po të isha aty në emer të votuesit i cili nuk po këndellët në vendin tonë. Mendoj se z. Beqiri shumë më i ndershëm do dilte sikur ti thot z. Topalli: Ti i nderuar po luan rolin e statistit derisa unë jam vet aktori i politikave të tilla.

Naim Shala : ,,Me pas majt gjethkush shpi kola jem i kish majt tri''

Xun Çetta : Motiv i fotos para kuvendit 1980 ishin shumë gjëra e ngjarje të asajë kohe, por kryesisht ishte ai hamalligjiu me karrocë që shihet atje.Foto e ditës sotme brenda kuvendit ku më këtë kilogram buke u ngrit zëri i mjerimit të popullit për bukë, nuk kanë si të mos krahasohen dhe të na del një pasqyre për dallim nga atëhere kur kuvendi nuk rrethohej me hekura si barrikadë e fortë në mbrojtje nga pupulli. Po këtu shpejt do ta barti një video ku shihen se si në këtë kohë protestojn pensuonistet dhe shihet sakt se si spiujt e qeveris i perqan dhe i bën grupe grupe mes veti dhe asnjë gazetë apo televizion publik nuk e dha si lajm dite !!! Pra jo Kola por as këta gjithkushat nuk po mund të mbajn shtepi o mik i nderuar.

Jusuf Ejupi :  Edhe une,pata fatkeqesine te percjell debatin ne Kuvendin e Kosoves,dhe prej te gjitha temave,ajo e Topallit mu duk me e sinqerta,me emocionuesja e krejt atyre temave te tjera.Ismet Bekiri (lindori shqiptar),pa te drejt e quajti aktor,apo aktrim ate simboliken e Topallit,me nje buke,qe me beso miku im, me rrodhen lotet. E perjetova kete emocion te Topallit edhe vet, sepse akoma jame duke prite mire prej perfaqesuesve te popullit dicka qe do te ma ngrohnin zemren, por si duket edhe pak shprese kame,per me mire.Vrejta rezulltatin e votimit, qe ishte 60 vota kunder.60 vota ishin kunder,qe fukaraja te ngopet buk.Cka ishte edhe cinike arsyetimi i Kr.ministrit se,"...nuk eshte kunder askush qe te ngriten ndihmat per nevojtar,por skemi ku ti marrim mjetet". Ne anen tjeter,genjeshtra e qeveritarve mbeti e gjveshur,kure u permenden 70 ministra,zv.ministra.Po a ka ma keq se kaq,ju lutem? Ku ka ne bote, qe nje qeveri praj 70 zv.ministrash e ministrash e ne anen tjeter treguas te mjerimit,o vlla,te 140.000 fryme me vetem 63 cent ne dite.Po te drejtohem ty,o Xun.Edhe cka duhet te behet me keq,qe ty te te ngritet ndergjegja,per kete cka po ndodhe ne vendin tone.

Ku jeni ju,qe para syve tane po na i shkerdhejne me mia vite burg,per ta bere shtetin e Kosoves.O Xun Cetta,a po te dhimbset mundi i yt dhe sakrifica yte per idealin e brezave,per LIRI, per IDENTITET e DEMOKRACI.Po te drejtohem ty,si njeri prej atyre te burgosurve,si njeri nga ata patriot te tetedhjetave, qe vetem koken qe e kane shpetue,e sot te na i shkerdhejne ato sakrifica.Te na i perdhosin dhe pervetsojne mundin e sakrificat e te renve. Deri kure do te durosh,o XUN CETTA ?!!!

Xun Çetta : Po Jusuf, mik i nderuar, shpresa vdes e fundit ka thën, nuk po më kujtoj tani cili filozof a shkrimtar që të mos bëj krim në tentativ pervetësimi të këtij konstatimi.

Më erdhi mirë kur ju lexova, po edhe solidarizohëm më shpresën tuaj dhe gjithë veprimtarëve tjer për një ditë të cilën e presim dukë bërë në vazhdimësi për po atë ditë.

Beteja përball krimet politik, ekonomik , moral e kulturo-artistik çfarë po perjetojm si popull, sot është një betejë e rëndë ! po e rënd madija nga më të rëndat falë avensimit të këtyre krimeve dhe kapjës së kapitalit dhe gjithë çfarë ishte shoqërore tani në duar të po këtyre hijenëve politik. Këta nuk janë elefonda e as luaj si po dëshirojn ti quajm ata, këta nuk jan as majmuna ngase si paraardhës të njerëzimit do u binte në mend për origjinën e tyre ! pra janë hijena, racë nga më e keqja që mund të jetë.

Të vdesim bashkë më shpresën qoftë edhe pa aguar dita jonë, kjo është lavdia ngase shpresa bartet tek gjenerata të reja edhe pse po bëjn gjithë çfarë është e mundur që rinia të mos ketë çasje në këtë rrugë e cila akoma po kullon gjak.

Mik i nderuar Jusif,koment mesazhi juaj publik këtu, lidhet shumë më disa nga mesazhet që mora në private. Një vendasi juaj, veprimtar që kur lindi, aktualisht jeton në Prishtinë, pa ndryshuar një porosi bashkë më shpresën ai më tha :

( Përshëndetje miku im, Ato dhembje të shpirtit tënd që hetohen lehtë në këtë postim, nuk janë të pa njohura për shumë prej nesh, ngase janë të ngjashme me ato që përjetojmë për ditë në Kosovë. Kësaj gjendje mund t'i iket vetëm me punë dhe vetëm me punë...).

Pra mik i nderuar Jusuf, nuk ja vlen të ndalet ndonjëri nga ne, ngase nuk kemi ku ta thyejm qafen jasht fatit të vendit dhe kombit tonë.

Një miku tjetër, krahas pajtimit të plotë më krejt çfarë publikova këtu, nder tjera si më befasi më pyeti : ( Po pse ndalësh e nuk vazhdon më emra tjerë nga politkanë të së kaluarës, si Rrahman Morina, Azem vllasi, Kolgeci etj ? )

Këtu është poenta e mos rezonimit pilitik nga shumë idealistë të vertet të çështjës së fatit tonë...Unë kam dhën sinjalin mjaftë të arsyeshëm kur para ca kohe, pa cituar vetën, por në parafrazim kam thën se :

Ky brum i këtij bashkëdyzimi krejt publik në politkë, nuk është as Titist e as Enverist, por janë shërbimet e tyre të fshehta të cilat gjatë gjithë luftës së ftoht kanë pas raporte të mira dhe lidhje të fshehta veprimi duke viktimizuar levizjët tona dhe individ më të perkushtuar të rrugës sonë.

Këto shërbime duke qenë në këto lidhje bashkëpunimi, kanë arritur ta shantazhojn dhe bëjn kryekriminel herë Titon e herë Enverin. Pra çfarë dua të thëm është fakti se, Ne kemi nevojë jetike që bashkimi i opozitës së gjërë kundër këtij aksi shërbimesh të jetë sa më i zgjeruar ku do të kenë vend të ndershmit e gjitha kohëve pa dallim viktima të kohës së Titos apo Enverit.

Loja e këtyre shërbimeve në kryqëzim, ka viktimizuar fare në fund të karrierës tij edhe Azem Vllasin, pra e duam edhe pjesën e viktimizimit tij sado të vonshëm, që të na bashkangjitet në këtë bashkim të gjërë opozitar, kuptohet pa pretenduar direkt e tek pushteti personal. Po ngase nuk duhet te befasohemi aq shumë nese një ditë jo të largët, mund të zbulohet fakti se edhe Rrahman Morina i cili ka lën një fjalë mbi po këta dreqër se si na paskan hyrë diku dhe nuk po dim çfarë po ndodh ! pra na del se edhe Rrahmani ashtu truetrashë, ka rënë viktimë e këtyre shërbimeve për të na dalë Isa Mustafa kaq i lidhur më nentokën e krahut tjeter, gabimisht të trajtuar si Enverist.

Këto dy palë janë një, pra shërbime të shumëfishta dhe asgjë më shumë. Patem rastin që dikush prej tyre më kënaqësi të na deklaron se ka qenë gjatë gjithë luftes dhe është sot spiun e CIA-s. Unë kam thën para dy e më shumë vite: Ata spiuj po edhe CIA amerikane !, më parë duhet të na tregojn se ku dhe në cilësin e çfarë pozitave u takuan për herë të parë ? Pra i gjeti CIA këta në UDB dhe ish SHIK-un Shqiptar apo na paskan lindur si spiuj të tyre pa dashur ti rehabilitoj as si spiuj të CIA-s.

Për të shkuar edhe më larg se kaq dhe jo krejt vetem më hipoteza, ja ku po e them publikisht dhe më plot guxim se, edhe Hashim Thaç shpejt do ta pranoj publikisht se si është viktimizuar duke pranuar që si i ri, të bëhët njishi i këtij aksi politik dhe jo rastësisht e shohum se si pikërisht sot, Hashim Thaçi më shumë shpreson në elektoratin e LDK-së se sa çfarë ka lënë rreth vetes si veprimtor të ndershëm të kësajë rrugës sonë e cila po vazhdon. Ai, pra Thaçi tashmë është i vetëdishëm për këtë realitet por shumë vonë për të u dal nga dora.

Juzuf i nderuar, krejt çfarë duhem të ju kërkoj faljë juve atje, është fakti pse unë punoj e veproj nga Mergimi i largët por falë teknologjis digjitale , pa shpenëzimi çfarë kisha dikur, tani po arrij të jem aktiv edhe në Kosovë si dhe ti mbaj lidhjet me më të perkushtuarit atje të cilët po më mbajn gjall dhe forcojn shpresën për një ditë të cilën arsyeshëm e presim mik i ndruar Jusuf.

Vetëm tani sapo kuptova orën dhe vonesën e pa planifikuar për komentin tuaj mik i respektuar. Tani ju përshëndes më shpresë se jemi në lidhje dhe nderlidhje më të tjerët për të ecur bashkë drejt qellimit tonë, tashmë publik. Shëndet

Xun Çetta :  Sabri Maxhuni ( Novosella), mik i nderuar por pak i tepruar. I shleva të gjitha ato fotot tuaja pa koment që paske bërë këtu në këtë link, foto për të cilat veprime te lajmëoj tash sa kohë por ju sikur po keqperdorni respektin dhe lëshimet e mia. Nuk i adhuroj ata të cilët miku mikut i bëjn blok në Facebook pa dallim bindjeve qoftë edhe në ekstreme të kundërta. Por kjo çfarë me poston foto e foto pa u kyqur në temat, beso po më malterton, formë e keqe maltertimi është kjo o Sabri. Unë Blok nuk të bëj ngase jam kunder atyre formave të shkëputjës nga komunikimi me miq, andaj me kupto.

Xun Çetta :  Lexo text pas videos : http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream...

INFO-CETTA.COM

Info Çetta - - video - Protesta e pensionistëve 18.09.-2013 dhe perqarja e tyre nga qeveria .flv

Info Çetta - - video - Protesta e pensionistëve 18.09.-2013 dhe perqarja e tyre nga qeveria .flv

Naser Kuka : Shteti nuk bëhet nga ata që shkelën me të dyja këmbët mbi idealin dhe gjakun e çlirimtarëve të të gjitha kohërave.

Xun Çetta : I nderuar Naser, askush nuk ka aftësi, po jan shterrur edhe besimet që më automatizëm të organizoj diçka shpejt dhe fuqishëm kundër gjitha këtyre çfarë perjetoj dhe vazhdon të perjetoj vendi. Organizimi i ngadalshëm e më kujdes po shkon mirë, kjo do të thot që secili ta kryen punën për aq ndikim sa ka dhe ku e ka ndikimin. Goditni të keqen edhe kur frikohemi se po largojm nga vetja një kundershtar të pushteteve të deshtuara në Kosovë.

Ai i cili na bashkohet nuk do të thot apriori ta marr flamurin e ndryshimeve tani kur sapo braktisi flamurin e deshtimeve. Këtu duhet mos kursyer. Hapim mundesit e bashkimit opozitar por jo pa diciplinë ku nuk do dihet kush u fut më qellim ndryshimesh e kush bllokimesh.

Albini si subjekt parlamantar nuk guxon ta marr kryesimin e opozites akoma pa u bërë ajo. LW duhet ti mbështes levizje OJQ-sh pastaj Sindikatash etj më pas bashkë më LW-në do jenë edhe subjekte tjera jo vetem AAK-NISMA por do kemi edhe deputet dhe anëtarësinë e pa kënaqur të PDK-s dhe LDK-së. Pra nuk është humbje e anëtarve opozitar nese i pret më kohë qoftë Bukoshin, po edhe Qosjen apo neser Demaçin, Nuk kemi nevojë që për ata që ikun nga fronti i thyer apo edhe të ndershmit që braktisin ta humbim elektoratin e deshpruar dhe deputet brenda PDK-s -LDK-së. Tani jemi në publike të pershëndes.

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=565&fbclid=IwAR2U5l5fbMpudLsh8PeYIU_nxHQO3FJqhXJeYBIwOfrDvHpIWaJL-Ev9QbQ

 

Facebook :

https://www.facebook.com/photo?fbid=900667909953340&set=a.101831929836946

Ripublikim më një sqarim dhe krahasim më sot

29.12.2020

Xun Çetta

Mund të ktheshesh aty ju ishe në Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3841477929205642