Politikë

 Situata të veshtira jemi kah kalojm por ne, drejtësinë nga gjykatat tona e dojm, mos sot neser ajo do të ndodh për të pare se kush çfarë po bëjm.

Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës paska thënë se, nuk i është gëzuar arrestimit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Dihën të gjitha mes nesh dhe nuk janë të pa njohura për askënd nga ne por, ishte një deklarim i mirë ky nga z. Quni.

Lexo më shumë nga postimi i TV Malisheva :

Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se, nuk i është gëzuar arrestimit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Anton Quni, ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, thotë se nuk i është gëzuar arrestimit që Specialja i ka bërë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dhe uron që UÇK të vazhdojë ruajtjen e imazhit të mirë, pavarësisht ngjarjeve me Gjykatën Speciale.

Në një intervistë për Kosova Press, kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, flet edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në Kosovë, të ardhmen e tij politike dhe mundësinë e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin.

Anton Quni i cili vite më parë kishte deklaruar që Thaçi e Veseli e kanë vendin në burg dhe se do të qëndrojë në politikë derisa të dy të i shoh prapa grilave, thotë se nuk i është gëzuar arrestimit të asnjërit prej tyre.

Ministri i Mbrojtjes, duke mos dashur të flas më shumë rreth kësaj çështje, për shkak të postit që ushtron e edhe të situatës në Hagë, thotë se në këtë periudhë duhet përmbajtur nga deklaratat.

Quni: Nuk i jam gëzuar arrestimeve nga Specialja

“Pasi zoti Thaçi e zoti Veseli janë duke u përballë me drejtësinë nuk do te ishte e ndershme nga kjo pozitë unë të rëndoj edhe më shumë situatën, ne tani duhet të përmbahemi nga deklaratat, posaçërisht nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, por asesi nuk i jam gëzuar për cilindo autoritet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet me u përballë me autoritetet e gjykatës ndërkombëtare”, thotë Quni.

Ish-luftëtari i Betejës së Kosharës thotë se brenda organizimit ushtarak ekziston një kulturë e përkrahjes reciproke.

Quni: Urojmë që UCK të ruaj imazhin e mirë

 “Askush nuk i gëzohet nëse një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet me u përballë me gjykatën ndërkombëtare. Ne urojmë që gjithë ato veprime të UÇK-së pa marrë parasysh si do të jetë epilogu individual për të akuzuarit, të ruaj imazhin e mirë qe e ka të qytetarët por edhe në përgjithësi nga komuniteti ndërkombëtar.

Tek e fundit ka qenë një luftë çlirimtare që është zhvilluar në Kosovë, jo jashtë kufijve të Kosovës, kur qenia e popullit shqiptar ka qenë në pikëpyetje nga agresioni serb”, thotë ai.

Qunin nuk e kanë befasuar zhvillimet e fundit rreth mundësisë së shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai thotë se kjo është pritur dhe LDK është e gatshme për një situatë të tillë.

Quni tregon nëse pret që ndarja e LDK-së me Vjosa Osmanin të ndikojë në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

 

Quni: Vjosa Osmani gëzon autoritet të një pjesë e votuesve të LDK-së

 “Zonja Vjosa Osmani gëzon një autoritet tek një pjesë e votuesve të LDK-së dhe nëse qëndrojmë në këto pozita do të ketë pasoja edhe për LDK-në, por urojmë që në ditët në vijim do të gjendet gjuha e përbashkët dhe të gjithë ata qe kanë çfarëdo arsye që të mbajnë ndonjë distancë me LDK-në, në të ardhmen ta gjejnë vetën brenda saj”, thotë Quni.

Sa i përket qëndrimeve personale të Qunit, nuk do të kishte ndonjë pengesë që LDK dhe Vjosa Osmani të vazhdojnë rrugëtimin politik së bashku.

Anton Quni synon qëndrimin në skenën politike në Kosovë, veçse për këtë i duhet besimi i organeve të larta të partisë.

Quni: Ende mund të jap kontribut në politikë

“Nuk varet çdo gjë vetëm nga unë, nga dëshirat dhe vullneti im, shumë gjëra determinohen edhe nga dispononi i familjes, unë jam edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, më duhet edhe besimi i tyre, por më duhet edhe besimi i autoriteteve më të larta të LDK-së.

Nëse te gjitha këto adresa ka mendim pozitiv pse jo edhe në të ardhmen të jem pjesë e politikës në Kosovë. Mendoj që ende mund të jap kontribut në disa çështje posaçërisht politikat qe mbrojnë fushën e sigurisë”, thotë Quni kur pyetet se a do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së.

Anton Quni ishte emëruar ministër i Mbrojtjes në qeverinë e koalicionit në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, post të cilin e ka mbajtur edhe në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, por vendi pritet të shkojë në zgjedhje meqë Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese./G.Kadrija/

TV Malisheva VIDEO në YouTube :

https://youtu.be/pBUgHNoDj78

 

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3837194079634027

 

Ripublikuar sot 27.12.2020

 

Komentet në facebook :

Adem Zuka : Xun i nderuar, kur shkruaj nganjehere te verteten ti ma zen per te madhe, por sado e idhet te jete ne fund eshte e embel... Loja e Kongresit te Berlinit nuk ka perfunduar, qe nga atehere kryqtaret shqipfoles kane qene te krahut tjeter dhe kunder shumices shqiptare... Asnjehere pa ndonje minister krishter gati se nuk eshte Kosova, kryeprokuror, rektor e tj. bile tash flitet te kandidoj edhe per kryeminister nga LDK-ja a ne realitet shqipfoles katolik ne Kosove ka me pak se 1%... Shqiperise nene qe nga renia e Ramiz Alisë burrit te madhë shqiptare i prijne njerezit nga Kolona e Peste e tj. Ndersa sa i perket Anton Qunit, une jame i sigurt se ky me ndihmen e perendimoreve i kane quar prapa Grilave ata burra te medhej dhe tash mali mbeti pa luaj dhe lepujt lozin vealle, kjo thenie e tij eshte vetem nje hipokrizi e kulluar...

 

Xun Çetta : Mik i nderuar Adem, sa herë po postoj të ngjajshme si ky postim, si gjithëherte, pa u thelluar në detale të qellimit, unë dua të qoj mesazh por beso Adem, e marr me mend edhe reagimin tuaj që mund ta beni si percjellës i publikimeve që je...

Fillimisht të kërkoj falje pse nuk rezervova kohën e të takohemi sa isha në Kosovë muajin e kaluar, kjo nuk mër falet edhe nese zoti ma fal dhe kupton sa i zënë isha dhe jam.

Nga interesimi im për të takuar, ti tashmë e din, vendin e punës dhe zyrën ta kam mësuar, as vet nuk di si mbeta andej kah ti pa dal e me të bind për shumë qka më krejt pak fjalë.

Adem i nderuar, gabimisht qenke trimëru pse z. Qunin shumë mirë e kam kuptu pse në këto situata ka zbut qendrimet por jo se nga mendimi diqka ka ndryshu, të drejtën aj serish do të vazhdon më kerku.

Sa i perket luajve polituik të pas luftës ku ti aludon, të kisha preferuar ta kontaktosh z. Salih Kabashi kur aj shumë vite para teje, dikë e quajti Luan të politikës në Kosovë por shpejt e pa dhe kuptoj të kundertën, besoj e din i nderuar Adem se z. Kabashi ka logjikë në politiikë bukur më të theksuar se ju e tjer andej pa dashur të ju nenqmoj por realitetin po e thëm.

Nga gjithë të quajturit luaj të politikës së pas luftës ne Kosovë, nese disa na dualën ujqer, i kuptoj dhe akceptoj disi ngase kohë e ujqerve ishte dhe mjerisht po vazhdon.

Pra më të tillë ujqer ndoshta diqka në fund bëjm, por dhelpërave politike në Kosovë, mundësisht vendin nuk dua më jau lënë, dhelperat kan hyrë në kotec dhe asnjë pulë nuk dojn më na lën, jo më qel zogj por as vezet në kotecin e vet më i ba nuk lëjn !!! e kjo dihet ku Kosovën e qon.

Këto ishin mbi luajt tuaj politik dhe politikën e cila po vazhdon në Kosovë, e tani diqka më shumë mbi siq të kam thën edhe heren e kaluar, pra mbi Kryqalit si thuan ti dhe Hanalitë siq të quajn të tjerët.   

Vet njëri nga ata luajt atje, siq po degjoni edhe reprizimet në TV para gjyqit ai pergjigjet, pa e cituar, pra po e parafrazoj edhe pse citat i shkurter dhe i qart ky:

,,Po dojn më na nda në katolik dhe musliman, as nuk jam katolik e as musliman, unë Shqiptar jam “

Ishte e mirë kjo si pergjigje-a ? po shumë e mirë edhe pse kishte mundësi të thoshte :

,,Po dojn më na nda në katolik dhe musliman, por parasegjithash Shqiptar jam ku ka katolik e musliman dhe të një gjaku ata janë”

Adem i nderuar dhe respektuar, mos u bë ti ai të cilët më të drejt i kritikoj z. Krasniçi në atë hapje seance...

Vetëm tash po shoh sa gjatë më paska shkuar a për dy fjalë e pata filluar. KLM shoq e shpresoj të takohemi në shkurt ose mars të vitit tjeter .