Politikë

  Kush e ka percjellur ish Presidentin Sejdiu menjërherë pas lajmeve të mbrëmjës sotme , ka mund ta kupton se sa maturi duhet pas në procese në të cilat po kalon Kosova. Ishte një prononcim më sqarimet e tij në nivelin më të mirë të mundshme sa që shumë kush do duhet ta merr si hajmeli në xhep madje edhe para se ta marr fletushkën kushtetuese.

Mos ta harrojm edhe faktin kur z. Sejdiu ka thënë në 2016 : ,,Asociacioni kalon vijat e Pakos së Ahtisarit”

Shpresoj ta barti link.lidhjen e VIDEO-S së sotme më vonë, tani lexo pjesë të shkëputura nga emisioni DEBAT :

Lidhja në RTK:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=464952

Afishuar në facebookok sapo perfundoj Emisioni sot 24.09.3020 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3574152489271522

Komentet në facebook  :

Mehdi Hyseni : E mor Xun, nuk është që nuk ka njerëz kjo Kosovë e shkret, por nuk ka gatishmeri për t'ju krijuar hapësirë, përkundrazi i anatemojnë e i margjinalizojnë. E shiko vet partia e tij si e ka flakur e nuk e përfillë fare, e mos të flasim për të tjerët partia LDK-ja në vend se ta emëroj Fatmirin, emron skëndera e betera, dhe natyrisht që pastaj vjen era , po çka!

 

Xun Çetta : Mehdi i nderuar, kam frikë se tash e 20 vite pas lufte, emisar të shumt kanë punuar e vepruar në vendin tonë në eliminimin dhe mbytjën e më të ndershmëve, profesionistëve, veprimtarëve e pse jo më patriotve !!! Kjo kam frikë se do të na kushton edhe bukur gjatë. Nuk po bëjm fushat tash për z. Sejdiu por po themi diqka e cila duhet kuptuar sa nuk po na kercet më e keqja, KLM shoq.

-------------------------.

Artikulli, pjesë nga fjala e tij në DEBAT:

Në RTK DEBAT - DIALOGU I QARTË APO I PA QARTË. SI E LEXON SEJDIU TAKIMIN E UASHINGTONIT! 24.09.2020

DEBAT - DIALOGU I QARTË APO I PAQARTË. SI E LEXON SEJDIU TAKIMIN E UASHINGTONIT!

21:20 / 24.09.2020

ISH PRESIDENTI: DO TË NËNSHKRUAJA MARRËVESHJEN E UASHINGTONIT, POR…

Ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, në vazhdim të “Debatit” në RTK marrëveshjen e arritur në Uashington e ka quajtur Ujdi që palët kanë marrë obligime.

“Kjo është ujdi atipike dhe nuk e di që do të shkojë në parlament. Është arritur aty, pra në Shtëpinë e Bardhë. Çështje e dytë është tek elementet tjera që janë brenda saj”, ka thënë ish presidenti Sejdiu.

Sipas tij, Kosova s’ka asnjë dëm nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

“S’ka dëm nga Zyra Ovale, pasi që kam besuar gjithmonë në Amerikën. Këta e kanë mbajtur fjalën, duke nisur nga Bushi në Tiranë dhe të tjerët pas tij”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur se a do ta nënshkruante ai marrëveshjen e  njëjtë, Sejdiu ka thënë se do ta nënshkruante, por me sqarime shtesë të amerikanëve.

“Do ta nënshkruaja, por ka çështje që do të duhej të sqaroheshin më shumë, por në SHBA kam besuar gjithmonë. Nëse ne kemi besim në SHBA-të, atëherë do të realizohet gjithçka. Çështja e korridoreve është çështje e shteteve sovrane”, ka shtuar tutje ai.

Sa i përket fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit, ish shefi i shtetit ka thënë se kjo do të jetë interesante. Ai si shembull e ka marrë edhe Liqenin e Kukësit dhe marrëveshjen e viteve të 70-të ndërmjet Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë.

“Serbia nuk mund të jetë partnere në Ujman”, ka theksuar Sejdiu. /RTKLive/

Lidhja në RTK:

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=464952