Politikë

      Po ta lexojm më vemendje, pa iante e gjelozi, të gjithë , bash të gjithë do ti gjëjm këtu si praktika në gjitha kohët çfarë kaloj populli ynë ! po, po, sejcili nga ne do ti gjëj brenda vet rrethit tij por edhe njëhere e thëm, pa inate e gjelozi realitetet do ti gjen aty.

Ne duam dhe kemi nevojë për paqe dhe afrim në radhë të parë mes veti e pastaj më ish pushtues dhe faktorin nderkombëtar pro popullit tonë por jo që realitetet e hidhura ti anashkalojm sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Lexo më vemendje dhe zbulo realitete të hidhura në rrethin tuaj, lexo krejt pa zë, pa emra e pa ftohje, pa inate e gjelozi ngase në botën e realiteteve duam më hy dhe tek pastaj si popull do të arrijm qoftë edhe në gjithësi...

Xun Çetta publikuar në facebook dhe info-cetta 17.Juni.2018 

Gjithëherë pushtetarët trashegojn pushtetin dhe format e zeza të mbajës tij

Historikisht njihën disa nga format e ndrrimit të pushteteve dhe se, fatkeqësia e cila nuk kuptohet bash leht në masat popullore është fakti se, edhe kur është në pyetje lufta për çlirimin e vendeve të pushtuara, pushtetarët dje, më shumë perkujdesën për pushtetin e pas luftës, të pas çlirimit të vendit neser sesa për ve fatin e çlirimit të vendit tij…

Nga sa e sa forma të ndrrimit të pushteteve në diktatura dje dhe këtyre në paqe pa dallim më dhunë apo me menipulim votash sot, kësajë radhe më shumë do ndalësha vetëm tek lufta e ndryshimit të pushtetit qoftë edhe në kohën kur zhvillohet luftë për çlirimin e vendit, pra një krim i luftës për pushtet kjo e cila në vazhdimësi është zhvilluar dhe do mbetet ofanzivë e cila nuk kalohet leht pa pasoja të reja për vendët e pas luftërave më gjakderdhje të mëdha nganjëherë.

Pushteti, ah çfarë bëhët për pushtetin pa dallim rrethanave dhe perkushtimit të tjerëve për shtetin dhe çlirimin e vendit tij. Arsyeshëm shumë kush do të shtronte pyetjën, pse humbin betejat e pushtetit ata të cilët kanë bërë aq shumë për shtetin dhe çlirimin e vendit tij ?

Humbin dhe mbesin në periferi të pushtetit, më të pastertit dhe më meritorët e çlirimit të vendit për shumë arsye, e dy nder to për të mos thënë kryesoret janë :

Fakti pse më të perkushtuarit dhe më të devotshmit vritën në luftë e më pas, faktor tjetër është forma e funksionimit dhe nderlidhjes së metodave të pushtetarëve tradicional qoftë edhe nga prapaskena si ideator e të quajturve dhe të inaguruarve tyre si çlirimtar. Pikërisht këtu fillon krimi për stabilitetin e pushteteve tradicionale më gjithë suitat e tyre, në dukje sikur më pushtetar të rinj por…

Po të thuhën gjerat lakuriq asht u siq jan, i shohim, i dejm dhe perjetojm ato, do ta shihim faktin se pas luftës dytë botërore brenda familjeve kemi pas veteran dhe invalid lufte si dhe brenda familjeve kemi pas kundershtar të pushtetit i cili po instalohej madje kishim edhe familiar të arrestiar më vonë por, kur pushteti u bë i pa prekshëm e stabil, politika e pushtetarëve filloj lojën e vet të perpunimit të njerzëve ku jo rrallë në këtë lojë, më të fuqishëm po dilnin kundershtarët e luftës dhe pushtetit të instaluar sesa invalid e luftetar të vet çlirimit të vendit !!!.

Më këto politika pushtetarësh tradicional filloj pervetsimi i dy kategorive brenda familjeve tona si kudo në botë, pra perpunimi dhe pervetsimi i kundershtarëve tyre të ligj dhe i besnikëve tyre të urtë e pa zë në këto politika, dy kategori politike këto shtylla të pushtetarëve në popull.

Pas viteve 1945-47 edhe kundershtarët e pushtetit i cili po instalohëj, fillimisht, gjetën strehim madje edhe u veshën në uniformën e poshtetit pupullor siq thuhej atëhere, pa dallim polic apo ushtar besnik tij. Më pas filloj lufta e eliminimit të atyre më besnik të vendit dhe popullit tyre parase të pushtetit i cili po betonohej pas lufte.

Pushkatohën kundershtar të tillë, dhe më të njëtën armë me të njejtin numër dhe me të njëjtën uniformë të pushkatuarve si kundershtar, zëvëndësohen ata si anti pushtetit po nga vëllëzrit e tyre prej nane e babe !!! Kjo befasi per ne sot por realitat atëhere ka zgjatur vetëm derisa është perforcuar pushteti dhe më pas ka filluar jeta e paqes me pushtetar tradicional.

Sot pas luftës së UÇK-së dhe çlirimit të vendit tonë, në përpikëri është zbatuar kjo politikë per sa u tha më lartë.

Më të merituarve të luftës por të urtë e pa zë në këto politika pushtetarësh mjeshtërisht u është njohur merita formale (për syreta) thotë populli dhe mbi ta, kanë ngritur e faktorizuar llumin e suitave të pushteteve të ndryshme qoftë edhe nga koha e Rankoviqit.

Kanë shpallur veteran lufte nder ta edhe fëmijt e mitur në kohën kur po bëhëj lufta, jo vetëm të mitur por pa ndonjë kontribut të theksuar të femiut më çka kështu fëmijt i kanë bërë rival të babait, pra babai i cili më në fund ka bërë për luftën apo të paktën për popullin në kohë lufte.

Gjithë kjo formë e pushtetarëve tradicional e cila ka filluar gjetë dhe pas luftës sonë të fundit në Kosovë e që po vazhdon edhe sot, ka bërë që më meritorët e pa bindur në këto aventura pushtetesh, gradualisht të izolohën nga çdo vendim marrje për fatin e vendit tonë dhe sot, sapo ta ngrisin kokën kunder këtyre krimeve politike, ata pra më meritorët e paster që në start do ndeshën më interesat e të afermve tyre të cilët i kanë ngritur po këto politika si masa lehtësuese më taktikën e njohur :

,,Sejcilit të pa bindur ndaj pushtetit tonë, më format tona të vjetra të pushtetit, ti mirret nga një apo më shumë familiar, pra sa më të aferm tyre në familje dhe më pas, para se kunder nesh, ata duhet të dalin në dukje sikur po lufton të vetin dhe kështu si familje patriarkale që jemi, ata do dukën sikur po bëjnë luftë inatesh mes vehte e jo se e kanë diqka me ne si pushtetar“

Kjo e keqe e krimit politik, jam i sigurt se nuk do të ndodh kurr ashtu si është projektuar lufta brenda familjeve në interes të mbajtjës së pushtetit, nuk do realizohet kjo e keqe ngase durimi i më meritorëve të pa bindur në këto krime politike do ti kalkuloj dhe menagjoj këto lojëra dhe kështu me durim gradual do ti kaloj këto derisa edhe vet të manipuluarit da të dalin kundër të keqes së vendit tonë.

Për mua, është vështirë të përjetosh, të shohësh me sy e dëgjosh më vesh e mos të thuadh bash asgjë !!! Unë për hirë të interesave të vendit në momente të caktuara heshti por jo pa fundësisht.

Luzern 17.06.2018

Xun Çetta

info-cetta :

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1527

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1912732885413499