Politikë

 Fatmirësisht ai që isha mbeta dhe po vazhdoj të mos toleroj të keqën e   as dinakritë mës veprimtarëve të cilët mjerisht shumë prej tyre i prishi   politika dhe i plandosi diplomacia pa i kaluar kilometrat e duhur të   praktikës së idealeve në të cilat thirrën dhe mjerisht shitën disa të     quajturit politikan…

 Jo, jo, gabojn disa të tillë politikanësh të cilët nen perde thurin politikat e   tmerrit tonë politik !, unë kam kulturë të mjaftueshme tolerimi në   komunikim dhe sapo të ballafaqohën faktet në publikë, hapësira të cilat   mjerisht i kan nen kontrollë të plotë, vetëm atëhere do dali realiteti për   të pare se kush kënd e toleroj më shumë dhe kush kujt në besë ja lëshoj më keq dhe dojn ti djegun të tjerët e të i bëjn shkrumb !!!.

Sa pa besi dhe tmerr kanë të tillë politikan pa dallim partoshë politike ku ata janë, politikanë të cilët ballafaqimin më miqët e djeshëm e kanë tmerr dhe pa pritur më tjer njerëzish i sheh të marrshojn në pozitat krejt tjera ! por se gjurmët e tyre fatmirësisht mbesin…

Unë po vuaj pse e verteta po vritet në emër të vertetës, një djallëzi e quditshme kjo të cilën si gjithëherë, masat popullore e kanë pertypur dhe kaperdier si dhe kështu jo rallë janë bërë pjesë e krimit të ri duke besuar se po sulmojn krimin e vjetër në politikë të re.

Unë po mbetëm jo i keqkuptuar siq gabimisht po mendoja dhe po i kuptoja të mjerët në politikë deri krejt vonë , por po mbetëm në luftë të hapur më hiliqar teper perfid në politikë të cilët janë të bindur dhe më porosi se populli gjithëherë ka pas, ka dhe do të ketë budallenj të ri mbi të cilët më forma të kombinuara do të depertojn serish mbi punën dhe rezistencën e tjerëve siq i quajn ata ,, veprimtar të ndershëm por jo politikan“!!!

Nuk dua që në këto situata si rrallë herë ta sulmoj dhe demaskoj të keqën e njërit nese më atë sulm e ndihmoj të keqën akoma më të madhe tëk tjetri !, jo, unë nuk dua të jem ky dhe e di se kjo është lufta më e rëndë për të rezistuar tutje kunër të keqës e cila mjerisht ka mbuluar vendin tonë.

Virusi politik i cili po vazhdon e më sulmon në vazhdimësi është ky, kur miq, shok e veprimtar të vjetër e të ri, pa pritur veq kur po i shoh të radhitur në parti edhe pse pak ditë më parë ishim bashkë si një, e tash kur zbulohën, quditsrisht kanë deshirë që publikisht mos me na pa kush bashkë më sy !!! një plagë e vjetër kjo të cilën dikur e kam kuptuar por sot po del fakti se në mirëkuptim e besim të tepruar paskam gabuar.

Ishte ky një komunikim jo aq i hapur, vetëm për ata të cilët në politikë po na dhurojn diallëzira, frikë e trishtim.

Komunikimi më i hapur se kaq më kategori tjera në lexim, nuk besoj të vonoj shumë kur do dali një shkelqim, e tani isha vetëm më ata të cilët marrin e nuk japin po as po tregojn dëgjim.

Luzern 24.04.2020

Xun Çetta