Metaforat politike imponim i kohës

 

Politikan tonë, shumë shpejt do ti dëgjojm, e ca pjesërisht këto ditë të zhurmshme veq e thanë:

,,Unë ua hjeka qafe komunizmin dhe ua solla demokracinë, unë ua bëra luftën dhe ua solla lirinë, unë ua shpalla pavarësinë dhe unë do të ju qoj në bashkim kombëtar edhe pse kurr këtë të vërtetë sinqerisht nuk ua kam thënë përqka ju lutëm për këtë befasi më me fal !!!“

Kështu do ti dëgjojm të na thojn politikanët tonë neser, po, po, politikan të caktuar kështu po na lajmërojn dhe populli ata po i falenderon, zotit tu ja lan që ashtu si kanë punuar edhe ti dekoron !!!

O zoti ju paft e ju ruajt dhe ju shperbleft për aq sa keni bërë për vendin, e pse kurr sinqerisht nuk na paskeni tregu ! veq me ne kaq gjatë paskeni lu, tani po del se diplomacia, apo interesi në politik paskan diktu por rëndësi ka që në finale se popull më fitu dhe kështu synimet tona më sukses me perfundu e në fund zoti sipas meritave secilin më dekoru.

Populli në hall gjithëherë kështu ka besu e ndashta si popull po don zoti më na beku. Sa për ndarje meritash, ato duhet në këto kohë më i harru se aty mundemi rrugën më ngatrru sa që as zoti nuk mundet me na ndihmu.

Krejt në fund pak më hapur po e thëm :

Unë, grerëz as bletë të thumboj nuk jam, por gjuhën e tyre nga pervoja e gjatë mësoj, tani edhe i thumbuar e pickuar nuk po mund duroj. Për hirë të së mirës përbashkët durova kaq gjatë, tani thumbimet po më prekun në asht STOP.   

Luzern 30.05.2019

Xun Çetta