
Ata të cilët iu gëzuan këtij zjarri, definitivisht para bote i dogjën shpirtërat e tyre të ligj të cilët vetëm zjarr vënje duan dhe si të tillë u dëshmuan sa herë.
Rindërtimi i Katedralës Notre-Dame si vlerë e cila nuk është djegur pos si objekt, neser do ti plandos e varros shpirtëligët të cilët po djegin shpirtërat e tyre sot.
Të lutemi pa dallim besimesh si njerëz dhe sa më parë si komunitet njerëzor, të gjithë bashkë ta rindertojm objektin e vlerave të Katedralës Notre-Dame. Ndertimi i objektit do ti varros shpirtërat e ligj të cilët po digjën nga gëzimi i zjarrit dhe kështu më ndertimin e shpejt, do ti shpetojm kundermimit të këtyre shpirtërave të vdekur për së gjall.
Lutjët dhe ndihmat tona për rindertimin e sajë qofshin bekim ngas zoti.
Luzern 16.04.2019
Xun Çetta
Komenti shtesë :
Një shkrim i mirë, shumë i mirë më posht të cilin po e komentoj këtu , shkrim aktual tash sa kohë, i përmbledhur dhe i argumentuar, gjëra për të cilat vet kam shkruar disa herë por jo mirë të perdoret e as krahasohet fatkeqësia e Katedralës Notre Dame ngase janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe tjera rrethana për të shkruar.
Më në fund kur bishat njerëzore të cilat po i gëzohën edhe sot djegies së Katedralës vetëm pse atje qenka ngritur flamuri i Kosovës, po këta e patën djegur Kosovën, por kurr nuk dëgjuam as lexuam të thuhët nga ndonjë shtet që mos ta ndihmojm rindertimin e shtepuve te djegura në Kosovën e pas luftës, për kundrazi ende 20 vjet pas lufte, Kosova vazhdon e ndihmohët por mjerisht po keqmenaxhohët dhe si pasojë sot kemi mjaft monomente historike të cilat po rrezikojn ti humbin gjurmët e kohës vet dhe të lavdisë së vendit tonë.
Shtetet i civilizuar pasi veq u permend civilizimi në këtë shkrim më posht të cilin po e komentoj, kur ato kanë fatkeqësi natyrore si termeti, breshëri, vërshima, zjarri etj, krahas gjendjës emergjente që shpallin ato shtete, ndihmat dedikuar më fonde të posaqme për ti ndihmuar shtetet tjera apo solidarizuar me evitimin e pasojave kudo në botë, ato nuk i ndalin edhe gjatë gjithë kohës sa vet jan në gjendje ndoshta të jashtëzakonshme…
Ne vërtetë ende nuk kemi ngritur sistem të duhur të shtetit dhe nuk po menaxhojm këtë që e kemi, andaj mund gabojm e bëjm kësi krahasimi jo civilizues i cili na paraqet shpirtin çfarë nuk e ka kombi ynë. Mendimet ndryshe janë të mira dhe të shendetshme brenda një shtepie, një mediumi apo brenda një shteti, por jo të shkretohët më gjitha ato vlera shkrimi dhe plotë argumente duke perdor fatkeqsinë e Katedralës !!! mirë që nuk reflektonte gëzimi për djegien ashtu siq u gëzuan zjarrëvensit e shtepive tona në Kosovë të cilët pa vonuar shumë e panë ligësinë e tyre dhe anuluan gazeta te ndryshme dhe fshin shumë publikime nga ca portalet e tyre.
Fjala publike don pushuar tepër shumë, aq më shumë kur shkruhët apo e thojn njërëz publik.
Ja shkrimi i cili fund e kry ishte i mrekullueshëm por e permbys dhe e bënë të kritikohët si shkrim krahasimi apo implikimi i zjarrit fatkeq në Katedrale, këto krahasime nuk shkojn :
Kullat e Jasharëve po shemben, shqiptarët “shqetësohen” për Katedralen e djegur në Paris
NGA DRILON RRAHMANI MË 16 PRILL 2019 NË ORA: 12:05
--------------------------.
Shrimi i plotë :
Kullat e Jasharëve po shemben, shqiptarët “shqetësohen” për Katedralen e djegur në Paris
NGA DRILON RRAHMANI MË 16 PRILL 2019 NË ORA: 12:05
Shumica e shqiptarëve të Kosovës, po derdhin lot krokodili për Katedralen “Notre Dame” që u dogj dje në kryeqytetin francez. Ata që po e “vajtojnë” këtë, madje edhe duke mos e ditur as historinë e saj, e që kanë dëgjuar për herë të parë për të vetëm dje, kur u shpërnda si lajm që u dogj.
Ky tentim “civilizimi” i rrejshëm, tregon një ligësi dhe pa interesim për t’i kryer së pari “detyrat e shtëpisë”, pasi që ka objekte kulturore dhe me vlera të mëdha të kohës në Kosovë, që janë në prag të shembjes nga lënia pas dorës e shtetit të Kosovës.
Kullat e Jasharëve në Prekaz, tash e sa kohë nuk po restaurohen, duke i lënë ato në gjendje të mjerueshme, madje kur dihet se ka edhe shumë vizitorë atje.
E njëjtë është edhe me shtëpinë-muze të Xhafer Devës në Mitrovicë, e cila jo vetëm që nuk po restaurohet, por ka pasur një nismë për shkatërrimin e saj nga komuna. Këtë e ndalën disa OJQ atje.
Qeveria e Kosovës, sidmos kjo aktualja, po shpenzon vazhdimisht para nga arka e shtetit për gjëra të kota, e nuk është në gjendje ta ndajë një shumë për t’i rregulluar Kullat e Jasharëve, të cilat janë simbol i lirisë së Kosovës.
Tërë këto reagime për “Notre Dame”, nëse do të ishin për Kullat e Jasharëve, me siguri se do të kishin ndikim të qeveria e Kosovës, e cila me një presion të tillë ndoshta do të ndërmerrte hapa në drejtim të kësaj
Lidhja BS :