Lajmet aktuale

Sot, para pak orësh logjika i ka quar kriminel tjer në krim menjëhera pas rastit tragjik në Istog duke menduar se, policia megjithëatë ka marr frikë dhe kështu ta shfrytëzojn rastin sa frika është e freskët. E kam thënë disa herë se, krimet e rënda në vendin tonë, dyshohët të kenë lidhje më ndonjë nga lartë, për ndryshe nuk ka si të ndodhin këto krime të këtij niveli.

 

Diqka tek ne po ndodh, shumë polic të ndershëm e që ka mjaft shumë të perkushtuar, po e vuajn jo funksionimin e prokurorisë dhe ndonjë lidhje me krimin nga mesi i tyre !!!.

 

Kur thuhët, hetimet vazhdojn, lexo (më rrove të rrova brisku i bërberit).

 

Ja lajmi më i ri i cili sapo erdhi nese del i vertetë :    

 

Grabitje e armatosur në një banke në Fushë Kosovë

 4 minuta më parë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur, në një bankë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.

Duhet kujtuar, se ditë më parë në Istog u shënua një rast i grabitjes së një banke.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes plaçkitësit dhe policisë, është vrarë polici Izet Demaj, gjithashtu edhe plaçkitësi./Telegrafi

,,Telegraf.com“ Lidhja :

https://telegrafi.com/grabitje-e-armatosur-ne-nje-banke-ne-fushe-kosove/?utm_source=web-push&utm_medium=noti-web

Luzern 30.12.2018

Xun Çetta

Facebook :

 

Xun ÇettaKomenti shtesë :
Lajmët në RTK, sapo perfunduan dhe as edhe një informacion mbi këtë plaqkitje !!! E di se digjitalizimi dhe shumë Ueb faqe e Portale tjera tashmë, shpesh herë janë më të shpejta në informacion sesa vet televizioni publik. 
Uroj të jetë kjo arsyeja pse nuk u dha ky lajm në RTK.

 

Xun Çetta : Mjerisht, jo vetëm se doli e vertetë plaqkitja më armë e cila nuk po treasmetohët në RTK por tani doli edhe plaqkitja tjetër po ashtu më armë !!!

 

Të ndodhin këto plaqkitje më armë në NJUJORK ku fuksonon ligji është më normale sesa në Kosovën e vogël pa dallim pse ligji nuk po funksionon.

 

Lexo më shumë :

 

Edhe një grabitje e armatosur, plaçkitet Viva Fresh Store

 

 (I plotësuar) -- Një degë e rrjetit të dyqaneve Viva Fresh Store në Prishtinë është plaçkitur të dielën.

Plaçkitja, siç mëson Gazeta Express, është kryer nga disa persona të armatosur.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar rastin.

"Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugen Isa Kastrati ne Prishtine", ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, në një prononcim për Gazetën Express.

"Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin", ka bërë të ditur Ahmeti.

Kjo nuk është hera e parë që grabitet ky rrjet dyqanesh.

Lidhja :

https://www.gazetaexpress.com/lajme/plackitet-viva-fresh-store-610943/