Familiare

Sot është ditë e vështirë, tepër e rëndë për çka  shumë keq po ndihëm pse nuk jam atje për ti dhënë lamtumirën e fundit heroit të dyfisht të dy kohërave të pa vdekshmit në popull tani të ndjerit Izet Demajt i cili na shkoj pak si pa kujdesë para syve tonë. Aq më keq na shkoj nga kriminel ordiner derisa i ka shpetuar përballjës më pushtuesin në luftë. Pa kujdesi i pa pritur i shoqëruar më guximin e tij që kishte, na la pa Izetin i cili i duhej vendit në këtë kohë ashtu siq dha kontribut për çlirimin e vendit. LAVDI e perjetshme e u preht në paqe trupi tij në tokën për të cilën e paska skenuar rënien e tij ...

Fatkeqësia nuk ndalët, ajo ndodh ngase serish u vram mës veti (figirativisht po thëm kështu), por mos të harrojm faktin se, mos hapja e të pamës pë ngushllime nga ana e familjës së kriminelit, na ngushëllon dhe pajton më familjën fatkeqe e cila po ndin dhimbje për vrasjën e Izetit Hero.  

 

Pusho i qetë Izet dhe beso se më rënijën tuaj le shembullin më të mirë tek kolegët tu nga të cilët pret populli.

 

Luzern 29.12.2018

 

Xun Çetta

 

Komentimet ne facebook :

Driton Hetemi : Ngushllime familjës

 

Sadik Cukaj : Ngushshllime te sinqerta familjës ma te ngusht Demaj Lavdi per herojin e dyfisht Izet Demaj u prevt ne paq e lulet xhehnetit A'min

 

Metush Ahmetaj : Ngushllime familjës, farefisit
miqeve, shokëve

 

Xun Çetta : Nuk ik në atë botë të perjetëisë Izeti pa na lënë misazh të çartë si bëhët shteti

Izeti i madh në sherbim të vendit na shkoj ! por la vepra të mëdha dhe kujtime tepër më vlerë për gjithë ata të cilët nuk marrin nga të tjerët kalimthi e në fluturim të dinamikës së këtyre kohërave në tranzicion, kujtimet e tij më vlerë, kanë zënë vendin e duhur tek ata të cilët nuk fluturojn, por kujdesshëm deponojn vlera nga njerëzit siq ishte Izet Demaj.

Kur tani po lexoj kujtimet në depo të ditarit, e gjëj njërën nga vlerat e Izetit tepër njërëzore e më guxim, jo vetëm guxim fizik siq dëshmoj në luftë dhe tani në paqe por edhe logjik e më ndikim në institucionet tona.

As vet nuk di sa ja vlen ta pershkruaj në detale rrefimin e Korrikut 2013 ku nder tjera Izeti më sqaron për një problem mes ca Policëve të Komunës sonë dhe një veprimtari të revoltuar në ta, veprimtar i revoltuar i cili po i fyente policët duke i akuzuar ata se, ju jeni Polic nga koha dhe mentaliteti i pushtuesit Millosheviqjan !!!

Në këtë konflikt verbal i cili nuk po i bënte nder institucioneve tona, nderhyn Izeti tani i ndjer dhe aq arsyeshëm sa nuk ka si ndryshe arrin ti qetëson të dy palët më fakte e arsye se, asnjëra palë nuk keni të drejtë pikërisht pse po nxitoni pa perdorur logjikën.

 

Ja ndërhyrja logjike e Izetit :

,, Ju koleg, duhet ta kuptoni revoltën e këtij përsoni i cili ka vuajt shumë për këtë vend dhe ende e ka alergji uniformën e policit aq më shumë kur nuk po sillëni më ndryshe më vuajtjë dhe të kaluarën e tij si dhe, ti mik i nderuar dhe shumë i respektuar më gjithë çfarë ke bërë për çlirimin e vendit, e ke gabim, ngase kjo është polici e Kosovës e jo e pushtuasit, nese konsideron se ne tash jemi të lirë. Këta kolegët e mi, nuk po kuptojn diqka më shumë më çka te kishin shtyer ty të kuptosh, mendosh dhe shprehësh më ndryshe para uniformës së policit të Kosovë. Unë vet kam qenë ushtar i UCK-së në luftë, e pata fatin të mbetëm gjall dhe tani jam polic i thjesht për ta vazhduar emisionin e vendit tonë të lirë. Këtë gjë mos e harro dhe dije pse po te kuptoj më ndryshe nga kolegët e mij“

 

Kështu Izeti tani ndjesë pat, e relakson situatën dhe e kalon këtë konflikt verbal e për më shumë, gjithë rrefimi tij më bindi ngase, të revoltuarin në fjalë ma pershkruante origjinal ashtu çfarë është dhe i njoh qelizat e tij të ngutisë çfarë i ka.

Policia jonë, faktikisht është më e pasterta në rajon për nga përfshitja sajë në korrubcion pa perjashtuar raste jo të pakta të cilat po kapën e ndeshkohën. Merdara është pika më e prekur në këtë virus por jo në permasa alarmante e për më keq, nuk ka korrubcion nese nuk e ka mbrojtjën nga hirarkia sajë lartë, e rëndë kjo ta thëm por realitet i hidhur është ky edhe per pak vite.

Veprimtar e çlirimtar tani të shumt deri në Veteran, po ashtu ka ndër ta të cilët nuk përmbahën dhe ta ulin kokën para ligjit për ti ruajt vlerat e luftës dhe veprimtarit tona në shekuj.

Unë njihëm e jo vetëm se thëm, se nuk përshkruaj ngjarje pa fakte e dëshmi të llojit, ditar fotografik, ndoshta dikush deshti edhe fotografi nga rasti sa u tha më lartë.

Më pervojat tua mesazh, edhe shumë gjatë do jetojm o i pa vdekshmi Izet Demaj, LAVDI për jetë e mot.